Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 25 Prill?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 25 Prill?

 

25 Prill 1940 – Lind aktori italo-amerikan Al Pacino

 

Alfredo James Pacino, është një aktor i mirë-njohur për stilit të tij shpërthyes të interpretimit.

Pasi lindi dhe u rrit në Harlemin Lindor dhe në Bronks të Nju Jorkut, Pacino u zhvendos në moshën 19 vjeçare në Greenëich Village, ku studioi duke aktroi në shfaqjet e kompanisë teatrore Herbert Berghof Studio.

Ai mori leksione të mëtejshme mbi aktrimin nga Lee Strasberg, dhe u angazhua në një rol të vogël në filmin “Me, Natalie” në vitin 1969. Po atë vit, ai bëri debutimin e tij në Broadway dhe fitoi një Tony Aëard. Roli i parë kryesor i Pacinos në kinematografi, erdhi me filmin “Needle Park” (1971), një histori e zymtë e një të riu të ndërvarur nga droga.

Regjizori Francis Ford Coppola, e angazhon Pacino në një film që do ta bënte pëtfundimisht një yll të kinemasë botërore “The Goodfather” (Kumbari) (1972). Saga e një familjeje mafiozësh italianë, dhe lufta për të ruajtur pushtetin në ndryshimin e kohës, fitoi çmimin Academy Awards për fotografinë më të mirë, ndërsa Pacino u vlerësua jashtëzakonisht për rolin e tij si Michael Corleone, djali i bosit të mafies, që merr përsipër me ngurrim ”biznesin familjar”. 

Pacino shkëlqeu me pas në filma të tjerë si “Scarecrow (1973)”, “Serpico” (1973) dhe “Dog Day Afternoon” (1975), “Godfather II” (1974). Më pas pasuan disa filma që nuk u vlerësuan nga kritika dhe publiku. Al Pacino do të rikthehet fuqishëm me filmin e rregjizorit Brian De Palma “Scarface”(1983), në rolin e gangsterit kuban Tony Montana. 

Ashtu si më herët, filmi i tij i ardhshëm “Revolucioni” (1985), ishte larg prishmërive të kritikës dhe publikut, dhe për këtë arsye ai nuk u angazhua në asnjë film për 4 vitet e ardhshme. Rrikthehet sërish me sukses me filmin “Sea of Love” (1989), ndërsa një vitm më pas luajti sërish rolin e Michael Corleone në “The Goodfather III” (1990). 

Filma të tjerë të rëndësishëm të Pacinos gjatë viteve 1990 përfshijnë “Carlito’s way” (1993); “Heat” (1995), “Donnie Brasco” (1997). Karriera pjellore e Pacinos vazhdoi edhe në shekullin XXI. Në vitin 2002, spikati në filmin thriller “Insomnia”.   

 

25 Prill 1983 –Udhëheqësi sovjetik, Yuri Andropov, i shkruan një letër adoleshentes amerikane Samantha Smith

 

Bashkimi Sovjetik publikon ​​një letër që lideri rus Yuri Andropov i shkroi Samantha Smith, një vajzë amerikane e klasës së pestë nga qyteti i Mançesterit në shtetin e Meinit, duke e ftuar atë të vizitonte vendin e tij. Letra e Andropov, erdhi si përgjigje ndaj një letre që vogëlushja Smith i kishte dërguar në dhjetorin e vitit 1982, ku e pyeste nëse sovjetikët po planifikonin të fillonin një luftë bërthamore kundër Amerikës. 

Asokohe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ishin armiq të Luftës së Ftohtë. Presidenti Ronald Reagan, një antikomunist i flaktë, e kishte quajtur Bashkimin Sovjetik si “perandori të së keqes”, dhe bëri thirrje për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes, për të përballur kërcënimin e perceptuar sovjetik. 

Andropov shprehej në letër se populli rus donte të “jetonte në paqe, të bënte tregti dhe të bashkëpunonte me të gjithë fqinjët tanë, pavarësisht se sa afër apo larg janë ata, dhe me siguri edhe me një vend kaq të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës” . Në përgjigje të pyetjes së Smith, nëse Bashkimi Sovjetik dëshironte të parandalonte luftën bërthamore, Andropov deklaroi:”Po, Samantha, ne në Bashkimin Sovjetik po përpiqemi, dhe po bëjmë gjithçka që të mos ketë luftë mes dy vendeve tona, në mënyrë që të mos ketë fare luftë në botë!”. 

Samantha Smith, e lindur më 29 qershor 1972, e pranoi ftesën e Andropov dhe shkoi në Bashkimin Sovjetik me prindërit e saj për një vizitë. Më pas, ajo u bë ambasadore e famshme ndërkombëtare e paqes, duke mbajtur fjalime, duke shkruar një libër dhe madje duke luajtur një rol në një serial televiziv amerikan. 

Në shkurtin e 1984-ës, Yuri Andropov vdiq nga hemoragji në veshka, dhe u pasua në detyrë nga Konstantin Chernenko. Një vit më pas, në gusht 1985, Samantha Smith vdiq së bashku me të atin në një aksident ajror, në moshën 13 vjeçare. Vdekja e saj ngjalli dyshime, por hetimet zyrtare arritën në përfundimin se bëhej fjalë vetëm për një incident.

 

25 Prill 1945 – Ushtria e Kuqe hyn në periferi të Berlinit

 

Trupat ruse pushtojnë disa lagje periferike të Berlinit, në fillim të asaj që do të ishte një betejë e egër për kontrollin e qytetit. Ushtria e Kuqe iu afrua kryeqytetit gjerman nga tre drejtime, në veri, në lindje dhe në juglindje. Periferi verilindore e Ëeissensee, ishte më afër qendrës së kryeqytetit, me vetëm 3 km. 

Ministri nazist i propagandës, Josef Goebbels, lëshoi një deklaratë ku thuhej se Berlini do të mbrohej deri në fund. Ai tha se kushdo që tregohej frikacak, ngrinte flamurin e bardhë apo tentonte të sabotonte rezistencën, do të trajtohej si tradhtar. Gjermanët e kuptuan të tmerruar, se çfarë mund t’u ndodhte nëse Berlini binte në duart e rusëve. 

 

25 prill 799 – Pas keqtrajtimit dhe shpërfytyrimit nga qytetarët e Romës, Papa Leoni III shkon dhe strehohet në oborrin e mbretit  frank Karli i Madh.

 

25 prill 1644 – Perandori Chongzhen , i fundmi i dinastisë kinez Ming, kryen vetëvrasje gjatë një rebelimi fshatarësh të udhëhequr nga Li Zicheng.

 

25 prill 1829 – Charles Fremantle arrin me anijen e tij “HMS Challenger” në brigjet e Australisë Perëndimore, ku do të shpallë themelimin e kolonisë së lumit Swan në emër të Mbretërisë së Bashkuar.

 

25 prill 1859 – Inxhinierët britanikë dhe francezë, nisin inspektimin e terrenit për fillimin e ndërtimit të Kanalit të Suezit .

 

25 prill 1945 – Dita e Çlirimit të Italisë:Ushtria gjermane kapitullon dhe largohet nga Italia Veriore, pas një kryengritje të përgjithshme partizane nga lëvizja italiane e rezistencës. Regjimi fashist i Salosë bie, dhe Benito Musolini kapet gjatë përpjekjes për t’u arratisue. Kjo datë kremtohet në Itali si Festa e Çlirimit.

 

25 prill 1974 – Revolucioni i Karafilave:Një grusht shteti ushtarak i të majtës në Portugali, rrëzon regjimin autoritar-konservator të Salazarit, duke krijuar një qeveri demokratike.

 

25 prill 1982 – Izraeli përfundon tërheqjen e tij nga Gadishulli i Sinait, sipas Marrëveshjes së Kemp Dejvd.

 

25 prill 2005 – Bullgaria dhe Rumania nënshkruajnë traktatin e pranimit në Bashkimin Evropian. Ato do të anëtarësohen 2 vjet më vonë.

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 25 prill 2018

Shtypi nga bota, 25 prill 2018

Raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e mediave, Shqipëria dhe Kosova në zonën gri

Raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e mediave, Shqipëria dhe Kosova në zonën gri

Vdekja na vjen nga ajri, raporti: Ja sa njerëz vret në Shqipëri

Vdekja na vjen nga ajri, raporti: Ja sa njerëz vret në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

“Kam dhënë urdhër për…”/ Çështja ‘Gërdeci’, ja çfarë deklaroi Mediu nga SPAK
Aktualitet

“Kam dhënë urdhër për…”/ Çështja ‘Gërdeci’, ja çfarë deklaroi Mediu nga SPAK

by mirseda
12:56 | 07/04/2026
0

Fatmir Mediu foli në lidhje me procesin për Gërdecin, ku tha se urdhri i dhënë prej tij...

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

12:55 | 07/04/2026
PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

12:53 | 07/04/2026
Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

12:35 | 07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

12:33 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com