Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 19 Prill?  

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 19 Prill?  

 

19 Prill 1772 – Lind ekonomisti i njohur britanik David Ricardo

 

Pas Adam Smith, David Ricardo i njihet merita e sistemimit të shkencës ekonomike në shekullin XX-të. Doktrinat e tij liberale të ‘laissez-faire’, u tipizuan në të të ashtuquajturin 

Ligj i Hekurt i Pagave, i cili deklaronte se të gjitha përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat 

reale të punëtorëve ishin të kota, dhe se pagat mbeteshin nën nivelin e jetesës.

Ricardo ishte djali i tretë i nga një familje hebrejsh sefardikë, që kishin emigruar nga Holanda 

në Angli. Në moshën 14-vjeçare hyri në biznes me të atin, i cili kishte bërë pasuri në bursën e Londrës. Ai vazhdoi punën në bursë, ku talenti dhe karakteri i tij ranë shpejt në sy. 

Brenda pak vitesh vuri një pasuri të madhe, e cila e lejoi të ndiqte studimet e larta në letërsi dhe shkencë, veçanërisht në fushat e matematikës, kimisë dhe gjeologjisë. Interesi i Ricardo mbi çështjet ekonomike u rrit në vitin 1799, kur lexoi librin ”Pasuria e Kombeve” të Adam Smith. 

Ricardo ishte ndër të parët që vërtetoi lidhjen midis volumit të kartëmonedhave dhe nivelit të çmimeve. 

Për më tepër, ai argumentoi se nivelet e çmimeve ndikonin nga ana tjetër tek norma e këmbimit valutor. Ndërkohë Ricardo, filloi të shoqërohej me figura të njohura intelektuale që ndikuan në zhvillimin e mëtejshëm të teorive të tij ekonomike. Një nga miqtë e tij ishte filozofi utilitarist Jeremy Bentham, por edhe Thomas Malthus , i mirë-njohur për teorinë e tij, se popullsia tenton të rritet më shpejt sesa furnizimi me ushqime – një ide që Ricardo e pranoi.

Më vonë, në librin “Parimet e Ekonomisë Politike dhe të Taksave” (1817), Ricardo analizoi ligjet që përcaktonin shpërndarjen e gjithçkaje që mund të prodhohej nga “tre klasat e bashkësisë”- pronarët e tokave, punëtorët dhe zotëruesit e kapitalit. 

Si pjesë e teorisë së tij, ai arriti në përfundimin se fitimet ndryshojnë në mënyrë të kundërt me pagat, të cilat rriten ose bien në përputhje me koston e nevojave. Ndonëse idetë e tij kanë kohë që janë zëvendësuar ose modifikuar nga vepra të tjera, si dhe nga qasjet e reja teorike, Ricardo mbetet ende mendimtari klasik, që sistematizoi i pari ligjësitë ekonomike.

 

19 Prill 1995 – Në Oklahoma të SHBA-së ndodh sulmi më i madh terrorist nga një terrorist vendas 

 

Një super-bombë e montuar në një kamion, shpërthen në garazhin e ndërtesës federale në Oklahoma City. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 168 personave, përfshirë 15 fëmije dhe plagosi më shumë se 680 të tjerë, duke shkatërruar mbi 30 për qind të godinës. Shpërthimi shkatërroi ose dëmtoi ndërkohë 324 ndërtesa të tjera brenda një rrezeje prej 16 blloqesh, theu xhamat e 258 ndërtesave më të afërta dhe shkatërroi apo dogji 86 vetura, me një kosto të përgjithshme prej 652 milionë dollarësh.

Autorët e sulmit ishin Timothy McVeigh dhe Terry Nichols. McVeigh u ndalua vetëm 90 minuta pas shpërthimit, në një makinë pa targa dhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Brenda pak ditësh u arrestua edhe Nichols, ndërsa Michael dhe Lori Fortier u identifikuan më vonë si bashkëpunëtorë. 

McVeigh, një veteran i Luftës së Gjirit dhe një simpatizant i lëvizjes së Milicisë Amerikane, kishte marrë një kamion me qira të cilin e kishin mbushur plot me eksplozivë, duke e parkuar para godinës federale. Bashkëpunëtori i tij, Nichols, kishte ndihmuar në përgatitjen e bombës. Ata u gjykuan dhe u dënuan në vitin 1997. 

McVeigh u ekzekutua me vdekje me anë të injeksionit vdekjeprurës më 11 qershor 2001, ndërsa Nichols u dënua me burgim të përjetshëm më 2004-ën. Pas asaj ngjarje të rëndë, Kongresi i SHBA miratoi Aktin Kundër Terrorizmit, i cili forcoi standardet për hetimin e krimeve të këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

 

19 Prill 1943 – Ne Geton e Varshavës nis rebelimi

 

Në Varshavë të Polonisë, forcat naziste që po përpiqeshin të spastronin një geto hebreje të qytetit, përballen me një sulm me armë zjarri nga luftëtarët e rezistencës hebreje (ZOB). Menjëherë pas pushtimit gjerman të Polonisë, nazistët i detyruan qytetarët hebrenj të qytetit të zhvendosen në një “geto”, të rrethuar nga tela me gjemba dhe roje të armatosura SS. 

Getoja e Varshavës zinte një sipërfaqe prej më pak se 2 miljesh katrorë, por që shumë shpejt përmbante thuajse 500.000 hebrenj që jetonin në kushte të mjerueshme. Sëmundjet dhe uria vranë mijëra njerëz çdo muaj, dhe duke filluar nga korriku 1942, 6.000 hebrenj transferoheshin çdo ditë në kampin e përqendrimit në Treblinka. 

Më 18 janar 1943, kur nazistët hynë në geto për të përgatitur një grup për transferim, një njësi ZOB i zuri ata në pritë. Luftimi zgjati disa ditë dhe një numër ushtarësh gjermanë u vranë, para se të tërhiqeshin. Më 19 prill, kreu nazist Heinrich Himmler njoftoi se getoja do të zbrazej nga banorët për nder të ditëlindjes së Hitlerit ditën tjetër, dhe më shumë se 1 mijë ushtarë SS hynë në geto me tanke dhe artileri të rëndë. 

Shumë nga 60 mijë banorët hebrenj të getos u përpoqën të fshiheshin në tunelet e fshehta, ndërsa më shumë se 1.000 anëtarë të ZOB nisën rezistencën e ashpër me armë zjarri dhe bomba. Pasi pësuan disa humbje, gjermanët fillimisht u tërhoqën por shpejt u rikthyen, dhe më 24 prill filluan një sulm total kundër hebrenjve të Varshavës.

Mijëra hebrenj u masakruan, ndërsa gjermanët përparuan në mënyrë sistematike nëpër geto. ZOB u strehua nëpër kanalizime për të vazhduar luftën, por më 8 maj bunkeri i tyre i komandës u pushtua nga gjermanët, dhe udhëheqësit e rezistencës kryen vetëvrasje. Deri në 16 maj getoja ishte vendosur tërësisht në kontrollin e nazistëve, teksa filloi deportimi masiv i hebrenjve të fundit të Varshavës në Treblinka. Gjatë kryengritjes, rreth 300 ushtarë gjermanë u vranë dhe mijëra hebrenj nga Varshava u masakruan. 

 

19 Prill 1529 – Fillimi i Reformimit Protestant :Një grup sundimtarësh gjermanë dhe qytete të pavarura protestojnë kundër Ediktit të Vormsit.

 

19 Prill 1713 – Pa trashëgimtarë të gjallë mashkull, Karli VI, Perandori i Shenjtë Romak, nxjerr Sanksionin Pragmatik të vitit 1713, për të siguruar që tokat e Habsburgëve dhe froni austriak të trashëgohen nga vajza e tij, Maria Tereza .

 

19 Prill 1839 – Traktati i Londrës krijon Belgjikën si një mbretëri, duke garantuar neutralitetin e saj.

 

19 Prill 2005 – Kardinali Jozef Ratzinger zgjidhet si Papa Benedikti XVI .

 

19 Prill 2011 – Fidel Kastro, jep dorëheqjen si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të Kubës, pasi e mbajti këtë detyrë që nga korriku 1961.

 

Tags: 19 prillhistorik/ Çfarëkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Gjendet adoleshentja shqiptare e zhdukur në Irlandë

Gjendet adoleshentja shqiptare e zhdukur në Irlandë

“Rama sëmur edhe nënën për tu viktimizuar para shqiptarëve”

Kryeministri uron shqiptarët dhe jep lajmin e madh

Foto/ Pushime lukzose të sponsorizuara nga 100 dashnorët, njihuni me 47-vjeçaren

Foto/ Pushime lukzose të sponsorizuara nga 100 dashnorët, njihuni me 47-vjeçaren







JU REKOMANDOJMË

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com