Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Kafshë që u zgjuan nga gjumi”, ish-presidenti: Pisat shantazh për Tepelenën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Kafshë që u zgjuan nga gjumi”, ish-presidenti: Pisat shantazh për Tepelenën

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot me anë të një postimi në “Facebook”, për debatet e ditëve të fundit për kampin e Tepelenës dhe akuzave që pasuan mes historianesh e jo vetëm nëse është po jo një Aushvic.

“Sot, brezi i dytë i elitës së atij rregjimi është i tëri në drejtim në zyrat dhe institucionet publike të shtetit. Nuk i perifrazojnë më shqiptarët si “kafshë që u zgjuan nga gjumi”, por ca më rëndë, ca më pisët, madje me gojën e kryeministrit, madje madje publikisht nga foltorja e Parlamentit”- shkruan Nishani.

Postimi i Nishanit 

Para pak ditësh idhtarë të diktatorit dhe të diktaturës në Shqipëri artikuluan publikisht, me një agresivitet biologjik, shantazhimin ndaj kurimit të memories historike.
Agresiviteti i tyre kundër muzeut të Kampit të Përqëndrimit komunist në Tepelenë nuk është as i rastësishëm, as spontan dhe as vetëm emocional.
Ky prezantim është një prej konfirmimeve të ringjalljes së modelit dhe platformës politike ; “varfëroje, shantazhoje, përçaje, shtype, linçoje, sundoje duke e përbuzur”.
Në vitin ‘90 kur shqiptarët u ngritën në protesta kundër rregjimit shtypës dhe represues më të egër në Evropën e pas luftës, reagimi i parë që doli nga pas kangjellave rrethuese të Bllokut komunist ishte pasthirrma “….u zgjuan kafshët…!!!!”.
Kjo retorikë barbare vinte natyrale nga ai grup individësh që kishin sunduar shumicën, herë me ligje diktatoriale e herë pa ligj fare.
Sot, brezi i dytë i elitës së atij rregjimi është i tëri në drejtim në zyrat dhe institucionet publike të shtetit.
Nuk i perifrazojnë më shqiptarët si “kafshë që u zgjuan nga gjumi”, por ca më rëndë, ca më pisët, madje me gojën e kryeministrit, madje madje publikisht nga foltorja e Parlamentit.
Po njësoj i trajtojnë shqiptarët.
Ca me ligje që hapur janë në dhunim të Kushtetutës e ca pa ligje fare.
Idhtarët e diktaturës ishin mekanizmi me të cilët rregjimi realizonte synimet e tij.
Me ta, i arrestonte, internonte, pushkatonte dhe groposte shpesh edhe pa një shenjë mbi krye, shqiptarët.
Me ta, ju grabiti pronën shqiptarëve, i varfëroj, i rreckosi, as pulën e as vezën nuk ja u lejonin ta kishin.
I izoloj, i veçoj dhe i la në injorancë, ju tkurri shpirtin, mendjen dhe zemrën.
Përkundër asaj, me pasuritë e grabitura të tjerëve dhe vetë Shqipërisë, ndërtonin për grupin e tyre vila në bllok, jetë luksoze në perëndim, hargalisje pervese tek njëri tjetri.
Sot, po të njëjtët, tenderojnë dhe konçensionojnë për vehten e tyre paratë dhe pasuritë publike, ndërkohë pagat, pensionet, shërbimet për të tjerët pakësohen e shkurtohen, varfëria thellohet.
E pastaj qeshin, qeshin e tallen me shqiptarët. I tregojnë me gisht si njerëz shpellash që nuk e kuptojnë dot moderrnitetin e “parisë”.
Shantazhimi ndaj kurimit të memories duke dhunuar krijimin e muzeut në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës, nuk është çështje urrejtje ndaj fëmijve të vdekur në atë ferr, sepse ata i urrenin këta fëmijë të pafajshëm që sa ishin gjallë.
Fyerja që ata bëjnë nuk është çështje e injorimit të jetëve të shkatërruara dhe vuajtjeve çnjerëzore të mijëra burra dhe grave që lanë jetën e tyre pas rrethimit me tela të kampit, sepse ato jetë u shkatërruan dekada më parë.
Hipokrizia e tyre malinje nuk është kauzë në mbrojtje të integritetit të një krahine si Tepelena, sepse Tepelena është trashëgimia e Selam Musait, Tafil Buzit, Rrapo Hekalit, Zenel Gjolekës, Baba Ahmet Turanit, Bajram Kamberit e shumë patriotēve të tjerë dhe jo e çizmeve të Sigurimit të Shtetit, jo e xhahilëve injorantë që përgjakën shqiptarët në shërbim të diktaturës.
Egërsia, e mohuesve të krimeve në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës nuk është se janë prekur nga thirrjet “Enver-Hitler”, se diktatorin shqiptar e ka shpallur si Hitlerin e pas Luftës, Rezoluta e Këshillit të Evropës.
E vërtetë që antikomunizmi nuk është më një tezë elektorale në Shqipëri.
Ajo nuk funksionon më si e tillë. Për një sërë arsyesh.
Ajo nuk po tingëllon më as si ndjesi morale në raportin me padrejtësinë. Kjo edhe për shkak të harresës pa u ndëshkuar të krimeve të kryera.
Por arroganca e rikthyer, si sfidë e dhunuesve mbi viktimat tashmë nën dritën e diellit tregon nevojën për rizgjim.
Arroganca e shantazhimit prej idhtarëve të diktaturës është pjesë e REVANSHIT.
Revansh, i një grupimi politik të rikthyer në pushtet mbushur me urrejtje të dyfishtë.
“Nuk keni parë gjë akoma” u kanë thënë shqiptarëve, apo jo ?
Madje publikisht e pa ju dridhur qerpiku.
Ky revansh, për të mbrojtur rikthimi jo vetëm të të njëjtëve njerëz që u qëndruan mbi qafë shqiptarëve për 50 vjet, por revansh për të rindërtuar të njëjtën filozofi por me mjete të tjera.
Nuk është çështje provokimi, është çështje ndijimi.
Ata ndihen të pushtetshëm, të mbështetur, të pandëshkueshëm, të përjetshëm në zullumin e tyre.
Unë, shpreh të gjithë respektin tim ndaj atyre zërave civilë që reaguan ndaj këtij agresioni, Kastriot Dervishi, Jonila Godole, Agron Tufa, Simon Miraka, Kurt Kola, Uran Butka, Ipeshkvi Gjergj Meta.
Por këto zëra janë shumë pak.
Shumë pak krahasuar me atë linçim dekadash që ju bë shqiptarëve mbarë dhe sot kërkohet të mohohet.
Mohohet, madje në emër të shqiptarëve, mohohet me varfërimin e shqiptarëve, mohohet duke u sponsorizuar me paratë që vijojnë tu grabiten shqiptarëve.
Një sagë që vijon ndër sy dhe kurriz të shqiptarëve.
Mbi kurriz të tyre që të mos mundin të nxjerrin zërin.
Ndaj zëri i vetëm atyre që reaguan është shumë pak krahasuar me dinjitetin, integritetin, përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e seicilit shqiptar që u mundua apo ju mohua minimumi i asaj çka i takonte.
Ato zëra nuk duhen lënë vetëm!

 

Tags: Gjumiish-presidentikafshePisatshantazhTepelenënzgjuan

TË LIDHURA

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Shpërthimi në burgun e Fushë- Krujës

08:58 | 29/05/2025
E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu
Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

08:25 | 29/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Next Post
Berisha si velinë dhe Tahiri si bandit

Berisha si velinë dhe Tahiri si bandit

Sa larg është Shqipëria nga BE? Sinjali jeshil duhet t’u ngrijë buzëqeshjen

Sa larg është Shqipëria nga BE? Sinjali jeshil duhet t’u ngrijë buzëqeshjen

Alban Skënderaj feston ditëlindjen,dedikimi i ndjerë i Mirjamit: Ameli dhe unë..

Alban Skënderaj feston ditëlindjen,dedikimi i ndjerë i Mirjamit: Ameli dhe unë..

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Shpërthimi në burgun e Fushë- Krujës

by mirseda
08:58 | 29/05/2025
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e...

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

08:25 | 29/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

08:22 | 29/05/2025
Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

22:48 | 28/05/2025
I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com