Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kadri Roshi, aktori që shkëlqeu pas dështimeve të mëdha

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
Kadri Roshi, aktori që shkëlqeu pas dështimeve të mëdha

Kadri Roshi nuk u thye asnjëherë nga të papriturat e hidhura, me të cilat e përballi shumë shpejt jeta. I mbetur jetim nga nëna që në moshën 2-vjeçare dhe nga babai kur ishte vetëm 12-vjeç, detyrohet të punojë në punë të ndryshme të rënda, nga ndërtimi në ngarkim-shkarkim, pastrues, biletashitës, përpara se për të, të hapej me shumë vështirësi porta e teatrit.

Familja e tij e zhvendosur në Mallakastër, por me origjinë nga Libohova, ishte e mirëarsimuar, vetë babi i tij ishte me profesion avokat. Por vetë Kadriu do të kryente vetëm 4 vitet e para të shkollës. Që në moshë fare të vogël, do të tërhiqte vëmendjen e mësuesit të tij të fillores, duke e mahnitur, teksa recitonte poezi të ndryshme të Naimit dhe Migjenit.

Në vitin 1945, Roshi, dëgjoi rastësisht një ditë për një grup teatral të sapokrijuar, dhe vendosi t’i nënshtrohej konkursit të tij të parë, nga i cili do të dilte humbës.  Ironikisht u cilësua i patalentuar, dhe me probleme në të folur. Por artisti nuk u dorëzua. Konkurron sërish, dhe prapë refuzohet.

Një ditë takon rrugës mësuesin e tij të fillores, që do të ndërhyjë tek drejtuesit e teatrit, për t’i dhënë mundësinë të punonte si sufler.

Nuk do të kalonte shumë kohë, kur një grup i vogël personash joprofesionistë, në të cilin bënte pjesë edhe Kadri Roshi, të konsideruar më parë si të patalentuar, do të bëheshin bashkë, do të përkthenin nga frëngjishtja, e më pas do të vinin në skenë pjesën “Martesa e Gogolit”, ku Kadri Roshi interpretonte rolin e Podgolisenit.

Suksesi ishte aq i madh, saqë ky grup amatorësh u bë menjëherë pjesë e Teatrit Popullor. Në vitin 1947, Roshit i jepet e drejta e studimit për aktrim në Zagreb të Kroacisë.

Me prishjen e marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë transferohet në Pragë të Çekisë, ku dhe përfundon në vitin 1950 studimet e tij me rezultate të shkëlqyera.

Do të interpretonte gjatë jetës së tij, duke lënë gjurmë e mbresa të pashlyeshme për çdo shqiptar në rreth 215 role si në teatër dhe në kinematografi, pa përmendur këtu veprimtarinë e tij si regjisor dhe pjesëmarrës në koncerte brenda dhe jashtë vendit si recitues.

Në vitin 1974, largohet për disa muaj nga teatri, me akuzën e ngacmimit seksual të një infermiereje në spital, të cilën vetë aktori por edhe kolegët e tij e cilësuan si një shpifje të ulët.

Partia e dërgoi për riedukim për të punuar në një gurore prapa Malit të Dajtit. Pavarësisht tronditjes së fortë shpirtërore në atë periudhë, sërish Kadriu nuk e lëshoi veten. Edhe në atë mjedis punëtorësh të thjeshtë, nuk rreshti së menduari për artin.

Ngriti shpejt grup teatral të përbërë nga amatorë. U angazhua si regjisor dhe vuri në skenë po atë vit pjesën “Koha e Komisarëve”, ku vetë interpretonte rolin e komandantit Rapo.

Kadri Roshi, karakterizohej nga një sens humori i mprehtë. Të gjithë ata që e njihnin mahniteshin nga bota e humorit te tij, humori që shembte çdo hidhërim të momentit. Por, nga se trembej Kadri Roshi? Si shumë vdekatarë të tjerë ai trembej vetëm nga pleqëria.

“Ajo që më shkatërron mua është pleqëria. Më ruajt qielli prej saj…Çfarë nuk bëj, që bota të mos e vërë re që unë jam plakur, sepse më vjen turp!”- rrëfente mjeshtri i skenës për vetveten sa ishte gjallë.

Ai ishte gjithashtu një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë dhe ekonomisë botërore. 

Thoshte shpesh që këto njohuri, ishin të domosdoshme në interpretimin e roleve të tij. Kadriu ishte modest në jetën e përditshme, ndërsa i mësoi brezave më të rinj të artistëve, se për të qenë i suksesshëm duhej shumë punë. Për këtë arsye, ai do t’ia kushtonte punës pjesën më të madhe të jetës së tij.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY 

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët, plagosen dy persona

19:06 | 03/01/2026
Next Post
Skandali i dopingut, Asambleja e Jashtëzakonshme çmonton FSHP-në

Skandali i dopingut, Asambleja e Jashtëzakonshme çmonton FSHP-në

“S’thatë gjë për peshkun”, si reagon Lu pas pyetjes së gazetarit?

“S’thatë gjë për peshkun”, si reagon Lu pas pyetjes së gazetarit?

Kryebashkiaku i Shijakut, Agron Dukës: Na ka shumëzuar me zero, pse ta votoj

Kryebashkiaku i Shijakut, Agron Dukës: Na ka shumëzuar me zero, pse ta votoj







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com