Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare aktori i njohur turk.
Bëhet fjalë për Tarik Unluoglu, i cili ka luajtur në dhjetëra telenovela turke, teatër dhe filma. Prej kohësh, aktori kurohej në spital për një sëmundje në mushkëri.
Roli i fundit që ka luajtur ka qenë në serialin “Familja e Madhe”, ku sipas mediave turke ka luajtur në këtë serial edhe gjatë kohës që kishte probleme shëndetësore.
Komplikacionet shëndetësore e detyruan të largohej nga seriali që vazhdon transmetimin e sezonit të 6 të Turqi.