Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A ka dalë nga shinat globalizmi?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A ka dalë nga shinat globalizmi?

Victor Davis Hanson*/“National Review”/ Pragë-Perëndimi që i dha jetë globalizimit, është hedhur tanimë në një revoltë të hapur mbi pasardhësin e vet, nga këtu në Evropën Lindore deri në jugun e Ohajos në SHBA. Rreth gjysma e popullsisë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duket se kërkon të kthehet pas në botën që ka ekzistuar para viteve 1980, kur komunitetet lokale kishin më tepër kontroll mbi fatet dhe traditat e tyre.

Republika Çeke, sa për të marrë një shembull, u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Por, nuk e ka futur ende në përdorim euron, dhe nuk mund të vendosë dot nëse BE-ja, nuk parandalon me mençuri përsëritjen e luftërave të së shkuarës, mbytjen e lirinë në stilin e Bashkimi Sovjetik – apo të dyja bashkë.

Në vende të shkatërruara nga globalizimi – si Miçigani jugor apo Rubua në Francë – të rinjtë e papunë në mesin e të njëzetave, jetojnë shpesh në shtëpi me prindërit, në një lloj adoleshencë të stërzgjatur, pa shumë shpresë për të shijuar stilin e jetesës së para globalizimit të prindërve të tyre. Evropianolindorët tashmë janë duke zbuluar ato kompromise të globalizimit që janë aq të zakonshme në Evropën Perëndimore, pasi ata shohin të bien normat e martesave, pronësisë së shtëpive, dhe lindjes së fëmijëve.

Gjysma e Perëndimit – gjysma që jeton kryesisht në të dyja brigjet e Amerikës dhe në Evropën Perëndimore – e dashuron globalizimin. “Qytetarët e botës” shumë të arsimuar dhe kozmopolite, kanë bërë mirë edhe nëpërmjet financave ndërkombëtare, sigurimeve, investimeve, teknologjisë, arsimit, dhe tregtisë, teksa tregjet e vjetra perëndimore të 1 miliardë njerëzve, u bënë tregjet botërore të 6 miliardë konsumatorëve.

Këta bregdetarë Perëndimorë, ndjejnë shpesh një afërsi më të madhe me të huajt, se sa me bashkatdhetarët e tjerë që jetojnë 160 km në brendësi. Dhe s’kanë drojë t’u mësojnë vëllezërve të tyre më të varfër, të ndryshojnë dhe kopjojnë programin e tyre të globalizuar. Globalizimi i shekullit XX – një sinonim për Perëndimorizimin – solli shumë të mira si për vendet më të varfra perëndimore, ashtu edhe për botën jo-perëndimore.

Fermerët çekë kanë tanimë pajisje të krahasueshme me ato Ajouas në SHBA. Edhe ata që jetojnë në pellgun e Amazonës në Brazil, kanë sot qasje tek antibiotikët dhe syzet. Koreanojugorët kanë ndërtuar dhe i gëzohen përdorimit të makinave dhe televizorëve sikur t’i kishin shpikur vetë. Por, pavarësisht këtyre arritjeve, ne s’kemi zgjidhur realisht kontradiktat e globalizimit.

A i ka bërë vërtetë njerëzit bashkë në një rend të përbashkët botëror, apo thjesht ofron një teknologji të lartë dhe një mbulesë shpesh shpërthyese ndaj kulturave jo-perëndimore, të cilat janë armiqësore ndaj Perëndimit, që e kopjojnë dhe e huazojnë aq shumë?

Një terrorist i Shtetit Islamik, nuk i urren Shtetet e Bashkuara më pak, për shkak se ai tani mund të veshë këmishë dhe atlete të modës së fundit, dhe mund t’i dërgojë mesazhe të dashurës së tij. Me shumë gjasë, moda dhe lojërat perëndimore të teknologjisë së lartë, vetëm sa e kanë fuqizuar urrejtjen e islamikëve radikalë ndaj vlerave perëndimore.

Irani është i dëshpëruar për teknologjinë bërthamore, me origjinë nga “Satani i Madh”, me synimin për të shkatërruar më mirë këtë të fundit. Nëse një aeroport në Denver ngjan si një tjetër në Pekin, apo nëse një granatahedhëse në Siri duket e ngjashme me ato të përdorura në Fort Bragg, a janë Kina dhe bota islamike radikale, duke u bërë më shumë si Shtetet e Bashkuara?

Apo janë duke adoptuar idetë dhe armët perëndimore në njërën anë, e duke theksuar dallimet e tyre shumë më të thella kulturore dhe historike në anën tjetër? Një tjetër paradoks i globalizimit është një qasje e re pasivo-agresive brenda Perëndimit. Elitat që përfitojnë nga globalizimi i perëndimorizuar, fitojnë shpesh pasuri të mjaftueshme dhe kohë të lirë për të pasur distancën e duhur për ta hedhur poshtë atë, si një mënyrë gati për të trajtuar fajin e tyre për statusin e tyre të lartësuar.

Në asnjë periudhë tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, nxënësit e kolegjeve amerikane nuk qenë ndonjëherë kaq të llastuar, dhe sërish janë kaq shumë kritikë ndaj qytetërimit global që u ka garantuar këtë rehati. Ata në ish-Botën e Tretë e fajësojnë vazhdimisht Perëndimin për mëkatet e tij të supozuara të imperializmit, kolonializmit, dhe shfrytëzimit, ndërkohë që miliona qytetarë nga këto vende rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar kufirin SHBA-Meksikë apo deri Mesdhe për të depërtuar dhe jetuar në Perëndim.

Është mesazhi “E urrej Perëndimin, prandaj ju lutem me lejoni të hyj atje?”. Kulti i multikulturalizmit është gjithashtu një paradoks. Sipas globalizimit, Perëndimi kërkon të përhapë vlerat e tij së bashku me iPhone e vet, sikur vlerat perëndimore të jenë shumë të preferueshme ndaj alternativave.

Por, një nga parimet kryesore të multikulturalizmit të globalizuar, është të mos gjykojmë kulturat e tjera sipas standardeve “arbitrare” perëndimore. Shumë elita perëndimore, besojnë se idetë e tyre mbi demokracinë, trajtimin e minoriteve, dhe barazia para ligjit janë superiore ndaj alternativave të tjera – dhe disa presin që pjesa tjetër e botës të duket përfundimisht si Malibu, Palo Alto, ose Upper West Side në Manhattan.

Pra, nëse Irani apo Çeçenia i shtypin homoseksualët, apo nëse shoqëritë tradicionale arabe institucionalizojnë gjymtimin gjenital të femrës, a janë ata homofobike dhe mizogjinë, apo thjesht ndryshe? Dhe a shohin Perëndimorët anën tjetër të fobisë dhe shtypjes jashtë vendit, edhe pse ata nuk e praktikojnë atë kurrë në shtëpi?

Në fakt, globalizimi është një amfetaminë e thjeshtë. Ai përshpejton gjërat, dhe ndryshon sjelljen sipërfaqësore. Por, le të mos e mashtrojmë veten, duke menduar se globalizimi ka ndryshuar rrënjësisht natyrën dhe kulturën e atyre që peshkon.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce/Këtu mund të lexoni shkrimin në origjinal

*Victor Davis Hanson, është historian i angazhuar pranë Institutit Huver dhe profesor në Universitetin e Stenfordit. Libri i tij i ardhshëm titullohet “Lufta e Dytë Botërore: Si u luftua dhe fitua konflikti i parë botëror” që pritet të publikohet në muajin tetor.

Tags: globalizmiSHBAtiranatoday.comVictor Davis Hanson

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Albania launches two new AF contingents to Afghanistan

Albania launches two new AF contingents to Afghanistan

Helmimi i 11 grave në fabrikën e këpucëve, reagon Majlinda Bregu

Helmimi i 11 grave në fabrikën e këpucëve, reagon Majlinda Bregu

Kodi i ri Doganor, nga nesër në fuqi; Thjeshton procedurat për eksport-import

Kodi i ri Doganor, nga nesër në fuqi; Thjeshton procedurat për eksport-import







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com