Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Justifikohet Panucci: Lojtarët e lodhur, shpresoj që të kthehen

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Justifikohet Panucci: Lojtarët e lodhur, shpresoj që të kthehen

Christian Panucci ka dështuar në dy ndeshjet miqësore që kombëtarja kuqezi zhvilloi përballë Ukrainës dhe Kosovës. Më shumë ra në sy loja e dobët që prodhuan lojtarët në fushë që pësuan më shumë se 7 gola. Pas ndeshjes me Ukrainën trajneri italian braktisi konferencën për shtyp pas ndeshjes pas kontestimeve të tifozëve. Megjithatë, ka bërë një intervistë shteruese të dielën në darkë për kanalin zyrtar të FSHF-së në “Youtube”.

Mister, skuadra nuk funksionon, nuk arrin ta ndezë zjarrin, çfarë nuk shkon?

Asgjë kaq e rëndë dhe kaq katastrofike, sikurse duan që të duket. Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë negative, sepse skuadrës i kishte mbaruar benzina. Kishim shumë vështirësi, sepse ne nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan, Memolla gjithashtu, kishte 5 muaj pa luajtur. Ukraina kishte të gjithë lojtarët e Shaktarit dhe të Dinamos së Kievit, pra kishte tjetër cilësi. Në këto momente, nëse nuk rikuperojmë të gjithë lojtarët e rëndësishëm, vuajmë shumë. Jam mëse i bindur që kur të rikthehen futbollistët e rëndësishëm, ata që fituan në Turqi, ata që zhvilluan ndeshjen kundër Italisë dhe ata që gjuajtën drejt portës së Spanjës plot 15 herë, atëherë do të jemi konkurrues.

Kombëtarja e dy ndeshjeve të fundit nuk ishte e tillë. Pse duhet të mendojmë që do të përmirësohemi në të ardhmen, kur pas humbjes 3-0 me Kosovën, u mposhtëm 4-1 edhe me Ukrainën?

Sepse skuadra gjithmonë ka bërë mirë, sepse në fund të sezonit lojtarët ishin shumë të lodhur. Kishin pushuar për 15 ditë, pastaj erdhën në kombëtare. Nuk më pëlqen të shfajësohem, por bateritë kishin rënë plotësisht. Më vjen keq dhe jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar si të gjithë shqiptarët, por është e pamundur që kjo të jetë ajo skuadër që fitoi me Turqinë. Kjo është krejt ndryshe, me shumë të rinj. Duhej të provoja shumë të rinj, të rrezikoja, që të shihja nëse dikush ishte gati për kombëtaren. Në shtator, kur të kthehen të gjithë lojtarët, skuadra do të jetë kompetitive.

3 ndeshje, 8 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar. A nuk mendoni se është përkeqësuar shumë gjendja? Si mund të dilet nga kjo situatë?

Skuadra nuk ka bërë mirë në fazën mbrojtëse. Mavraj është një element shumë i rëndësishëm për ne, por në 5 muajt e fundit nuk ka luajtur. Edhe në mesfushë kemi humbur lojtarë të rëndësishëm, ndaj ishim të cenueshëm. Isha unë i pari, që e dija këtë. Por jam i sigurt që kur të vijnë kualifikueset dhe të kthehen lojtarët, do të bëjmë shumë më mirë.

Keni ardhur me mendimin për të ndërtuar një skuadër sulmuese, por me ç’shihet, nuk kemi asnjë mundësi për të qenë të tillë?

Nuk kishim forcë, nuk kishim këmbë. Nuk kishim mendimin për të sulmuar. Edhe ndaj Ukrainës luajtëm vetëm 20-25 minuta, më pas “black out” total dhe erdhi goli i parë. Duhet ta pranojmë situatën, duke shpresuar që të na kthehen shumë futbollistë.

Çfarë do të thotë e kritika e duhur?

Kjo e duhura dhe e ekulibruar, kur vlerësohen të gjitha situatat. Zhvilluam dy ndeshje negative, por ne nuk kemi 60 lojtarë. Kur na mungojmë vetëm 5-6 futbollistëve, shndërrohemi në një skuadër shumë më pak konkurruese. Ky është realiteti.

A mendoni akoma që kjo skuadër duhet të luajë në sulm?

Absolutisht po, sepse mendoj se është e drejtë të bëjmë kështu, kur të kthehet Grezda, kur Roshi të jetë mirë, Sadiku të jetë mirë dhe Manaj të jetë mirë. Do të provojmë të luajmë. Në këto dy ndeshje problemi nuk qëndronte te taktika mbrojtëse, apo sulmuese. Nuk kishim as kokën dhe as këmbët.

Po pse nuk u grumbullua Sadiku, që është një sulmues, i cili ka luajtur pak më shumë se Cikalleshi?

Në katër muajt e fundit, Cikalleshi ka luajtur shumë më tepër se Sadiku. Ishte e drejtë që të thërrisja atë që kishte më shumë minuta në këmbë. Por në ardhmen, nëse do të luajë, do të grumbullohet.

Je i trishtuar?

I keqardhur, sepse kemi humbur. Duhet të presim dy muaj për ndeshjet e tjera, por jam i bindur se, kur të jemi të gjithë bashkë, do të bëjmë një skuadër të mirë dhe do të provojmë të shkojmë në Europian.

Gazetarët pretendojnë se ndoshta nuk po merrni përgjigjet e duhura nga skuadra. A ju kuptojnë futbollistët?

Në këto dy ndeshjet e fundit ishte e vështirë, sepse ishin me pushime. Për mua ishte shumë e vështirë t’u ndizja dritën. Nuk ia dola, sepse u kishte mbaruar benzina. Gjithsesi, jam i bindur që skuadra më ndjek dhe se në shtator do të jetë krejt ndryshe.

Jeni shprehur se lojtarët kanë talent, kanë potencial, por kjo nuk po shihet…

Nuk është se nuk po shihet, por nuk kishim gjysmën e formacionit titullar. Ne jemi ekip kombëtar, por nuk kishim shumë lojtarë të rëndësishëm si Xhaka, Grezda, Memushaj, Basha…. Mavraj ka 5 muaj që nuk luan dhe në nivel ndërkobëtar këto gjëra peshojnë shumë.

Të gjitha pyetjet lidhen për një mbrojtje me shumë probleme…

Në këto momente kemi shumë problem, sepse mund të bëjmë pak ndërrime. Kemi Ajetin, që nuk luan te Crotone, Veseli ka luajtur një ndeshje në muajin e fundit, Mavraj 5 muaj pa luajtur. Shpresoj që Mavraj të gjejë shumë shpejt një ekip të ri, sepse është shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet të luajë.

Kështu siç po shkojnë gjërat, e ndihesh i rrezikuar?

Për momentin, absolutisht jo, sepse kemi ekulibrat e duhur për të kuptuar që në nëntor gjërat shkonin mirë, me Norvegjinë, brenda ndeshjes. Nëse mendojmë që duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, atëherë gabojmë gjithçka. Nëse jemi të gjithë të bashkuar, atëherë mund t’ia dalim. Mund të humbasim, edhe të fitojmë. Nuk e mendoj aspak këtë rrezik, jam shumë i bindur në punën time.

Si mund të humbasim 4-1 pa marrë një karton të verdhë?

Për këtë i pyeta edhe lojtarët në dhomat e zhveshjes. Pati shumë pak grintë, sepse lojtarëve iu mungonte forca. Kemi luajtur më mirë me Ukrainën se ndaj Kosovës. Ukraina është shumë më e fortë se Kosova, kjo na bën të kuptojmë shumë gjëra.

Por diçka mungon kësaj skuadre…

I mungonin 7 lojtarë.

Jo vetëm për sot…

Përkundrazi, në Turqi kishim “fenomenë”. Ishim një skuadër e madhe, që luante dhe dëfrente. Tani mungojnë 7 futbollistë nga ajo skuadër. Sot mungon gjithçka.

Pas miqësores me Kosovën ju u shprehet se mungon “zjarri”, futbollistët ndaj Ukrainës ishin më mirë fizikisht…

Jo, vetëm gjysmëorën e parë. Pastaj, skuadra nuk ragoi si duhet në kokë, por ky është një moment i veçantë i sezonit.

A i qëndroni deklaratës suaj, kur e morët detyrën, se për këtë skuadër të gjithë duhet të ketë më shumë respekt?

Po, por unë nuk i shoh këto gjëra, jam i përqendruar në punën time. Ku fiton, je i zoti, por kur humbet, merr shumë kritika. Unë përpiqem të jem i ekuilibruar, të kuptoj momentin dhe pse kanë ardhur këto humbje, duke e ditur që kjo nuk është Shqipëria ime. Mund të humbasësh, por jo pa luftuar. Jam i bindur se në të ardhmen do të rigjej Shqipërinë time. Nuk më mbetet gjë tjetër, veç të qëndroj në qetësi, të punoj dhe të shpresoj që të rikuperoj futbollistët e mi.

Do të vijojë puna?

E përse nuk duhet të vijojë?

E kam fjalën për udhëtimet që duhet të bëni për të parë lojtarë…

Duhet të shoh edhe 2-3 lojtarë, por deri në shtator grupi duhet të jetë formuar. Kam bërë shumë eksperimente, kam parë shumë lojtarë të rinj dhe kemi kuptuar shumë gjëra. Shpresojmë që në shtator t’i rikuperojmë të gjithë dhe ta marrim shumë seriozisht.

Të bezdisin reagimet në Shqipëri, madje edhe të ish-politikanëve…

I kuptoj dhe i lë të flasin. Kuptohet që kur je trajner i kombëtares merr shumë kritika. Unë jam i ndershëm dhe besnik, punoj me shumë qetësi dhe kërkoj më të mirën për Shqipërinë. Do të vazhdoj ta bëj detyrën time, sepse presidenti më ka dhënë besim. Deri në nëntor flitej për një Shqipëri sulmuese dhe po ndryshonte. Duhet të kemi ekuilibër, të besojmë në punën tonë dhe ta bëjmë me shumë qetësi. Por, kur të shkoj në luftë, dua t’i kem me vete të gjithë luftëtarët e mi. Në dy ndeshjet e fundit, nuk i pata luftëtarët….

Tags: justifikohetkthehenlodhurlojtarëtpanuccishpresoj

TË LIDHURA

Ditë zie për legjendën e Interit, ndahet nga jeta i ati i Javier Zanetit
Sport

Ditë zie për legjendën e Interit, ndahet nga jeta i ati i Javier Zanetit

13:46 | 29/09/2025
Real Madrid trondit Barcelonën, kërkon dëshmitë e ish-presidentëve në dosjen ‘Negreira’
Sport

Real Madrid trondit Barcelonën, kërkon dëshmitë e ish-presidentëve në dosjen ‘Negreira’

12:23 | 29/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur
Sport

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025
Next Post
Video/I erdhi turp se u bë me 4 fëmijë, babai braktis foshnjën në kishë

Video/I erdhi turp se u bë me 4 fëmijë, babai braktis foshnjën në kishë

Demi i ‘vë flakë’ sërish Ibizës (FOTO)

Demi i 'vë flakë' sërish Ibizës (FOTO)

Strakosha përplaset me tifozët e Romës, por më pas pendohet

Strakosha përplaset me tifozët e Romës, por më pas pendohet

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

by mirseda
11:41 | 30/09/2025
0

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin Dorina Toci është drejtoresha e re e...

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

11:15 | 30/09/2025
Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë

Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë

11:06 | 30/09/2025
Nis punë komisioni i ligjeve, asnjë anëtare grua nga opozita

Nis punë komisioni i ligjeve, asnjë anëtare grua nga opozita

11:04 | 30/09/2025
Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella

Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Po tentoni ta ktheni Parlamentin në mauzole ku flet vetëm “fantazma” Diella

10:33 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com