Juventusi është gati të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku. Liderët e ligës së Serie A janë në kërkim të sulmuesve për të “mposhtur” talentet e skuadrave të tjera, si 32-vjeçari Mario Mandzukic, shkruan CalcioMercato.
Sulmuesi belg Lukaku ka shënuar gjashtë gola në 22 paraqitje për Unitedin deri më tani. Ai nuk është i vetmi lojtar i United nën shënjestrën e Zonjës së Vjetër.
Sportsmail raportoi javën e kaluar se agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola mbajti bisedime me Juventusin, por Manchester United nuk dëshiron ta shesë atë.
Raiola ka mbajtur bisedime me kampionët e Italisë, të cilët kanë shprehur interesin për rinënshkrimin e mesfushorit që ia shitën Manchester United për 98 mlion paund në 2016.