Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Jeton mes bombave, Messi “braktis” djaloshin afgan

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Jeton mes bombave, Messi “braktis” djaloshin afgan

Djaloshi afgan, Murtaza, i cili u bë i famshëm me fanellën e tij prej plastmasi të Leo Messit, i cili ia doli për ta takuar idhullin e tij personalisht, ka qenë i detyruar të largohet nga shtëpia e tij në jug të Afganistanit, si pasojë e një sulmi të talibanëve.

Asokohe 7-vjeç, ai u bë i famshëm në mbarë botën, në vitin 2016, kur u publikua fotografia e tij, në të cilën shfaqej i veshur me një qese plastmasi, me vija blu dhe të bardha dhe një “Messi 10” të shkruar në anën e pasme. Menjëherë, kjo foto dhe historia e tij u bë “virale” në rrjetet sociale.

Murtaza jetonte me familjen e tij në Jaghori, provincën jugore të Ghazni, e cila konsiderohet si zona më e sigurt dhe e qetë në 17 vitet e fundit të konfliktit. Por, qetësia relative përfundoi në fillim të nëntorit, kur talibanët sulmuan në rajon, duke detyruar më shumë se dy të tretat e popullsisë të iknin në kërkim të një strehimi tjetër.

“Më mungon shtëpia ime në Jaghori. Këtu nuk kam një top, nuk mund të luajnë futboll, as të dal jashtë”, – ankohej djaloshi në Kabul, ku bashkë me familjen u strehua për dy javë. Sytë e djaloshit mbushen me lot, kur i kujton dy fanellat e nënshkruara nga Messi dhe topin, që ylli i Barcelonës i dha atij. Tani ka mbetur në qiell të hapur, pa shtëpi.

“Fanellat dhe topi më kanë mbetur në Jaghori, – shpjegon ai. – Nuk mundëm t’i merrnim, sepse u larguam nga shtëpia gjatë natës. Mami u mundua, por nuk mundi të merrte topin dhe as fanellat, që m’i dhuroi Messi. Duhej të iknim shpejt, sepse ishim në rrezik për jetën”.

Forcat afgane të sigurisë i kanë dëbuar kryengritësit nga kjo zonë, por familja ka vendosur të mos kthehet më në fshat. Edhe para se talibanët ta sulmonin rajonin në nëntor, familja e Murtaza ka marrë kërcënime telefonike për shkak të famës së papritur të djaloshit. Vëllai i tij më i madh, Humayoon Ahmadi, 17 vjeç, tha: “Pasi Murtaza u takua me Messin në Katar, situata u bë e komplikuar dhe kemi jetuar plot frikë. Njerëzit rreth nesh mendonin se Messi na kishte dhënë shumë para”.

I riu tha se nganjëherë, njerëz të panjohur silleshin rreth shtëpisë në mbrëmje dhe të afërmit kanë marrë kërcënime: “Për shkak të gjithë kësaj, Murtaza kishte frikë se e rrëmbenin dhe praktikisht u mbyll në shtëpi. Nuk e kemi dërguar në shkollë për dy vite”.

Kërcënimet u bënë të padurueshme dhe familja mori rrugën e mërgimit në Pakistan, në maj 2016, duke shpresuar për të arritur në SHBA. Megjithatë, kërkesa për azil u hodh poshtë, pas disa muajsh, dhe Murtaza, prindërit e vëllezërit e tij u detyruan të ktheheshin në fshatin e tyre, prej nga tani janë zhvendosur për shkak të konfliktit.

Dy vite pas ndeshjes, ku doli në fushë dorë për dore me Messin, Murtaza nuk e ka harruar një premtim, të bërë nga argjentinasi, gjatë udhëtimit të tij në Katar: “Messi më tha: kur të jesh pak më i madh, unë do t’i rregulloj gjërat për ty”. Por, prej asaj dite, ai nuk ka pasur më asnjë kontakt me kapitenin e Barcelonës.

“I kërkova Messit të më merrte me vete, sepse nuk mund të luaj futboll këtu. Këtu është vetëm luftë”, – thotë djaloshi afgan, duke imituar shpërthimet e bombave dhe të shtënat me armë. “Sa herë që dëgjon një bombë, apo krismën e një arme, ai shkon e fshihet nën krevatin tim”, – shpjegoi nëna e tij, Shafiqa, 38 vjeçe./ Telesport

TË LIDHURA

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Next Post
Cikalleshi shënon supergol në Turqi, Kupa kompeticioni i preferuar (Video)

Cikalleshi shënon supergol në Turqi, Kupa kompeticioni i preferuar (Video)

Çdo ditë mijëra turistë mbi Murin Kinez

Çdo ditë mijëra turistë mbi Murin Kinez

Prishja e banesës në Laprakë, PD: Rama vetëm gjuhë force me banorët

Prishja e banesës në Laprakë, PD: Rama vetëm gjuhë force me banorët







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com