Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Jeniçerët: E vërteta rreth ushtarëve elitarë të Perandorisë Osmane

5 vjet ago
in Bota, Kultura, Kuriozitete, Të Gjitha
Jeniçerët: E vërteta rreth ushtarëve elitarë të Perandorisë Osmane

Historia përmban pjesën e saj të luftëtarëve të forta. Nga Amazonat legjendare deri tek NAVY SEAL të SHBA-së, shumë vende e kanë mbrojtur territorin e tyre, duke stërvitur një grup ushtarësh elitarë. Dhe përjashtim nuk bënte as Perandoria Osmane.

Ajo i stërviste të rinjtë që të bëheshin jeniçerë, versioni osman i forcave speciale, gjatë gjithë shekujve të ekzistencës së saj. Jeniçerët filluan të ekzistonin që nga shekulli XIV-të, shkruan Zhil Veinshtein në librin “Luftimi gjatë gjithë jetës:Një studim krahasues i jetës në ushtri gjatë viteve 1500-2000”, që gjatë sundimit të Sulltan Muratit I.

Ky grupim ushtëtarësh shërbente në perandori si policë, roje pallati apo zjarrfikës në kohë paqeje. Por kontributi i tyre më i madh ishte gjatë kohës së luftës. Mbretëritë dhe perandoritë fqinje i kishin frikë jeniçerët. Tek e fundit, ishin jeniçerët ata që çanë muret e Kostandinopojës.

Ata ishin aq të frikshëm sa që në vitin 1526, kjo njësi shkatërroi kalorësinë hungareze gjatë Betejës së Mohakut. Sulltani kalëronte gjithnjë bashkë me jeniçerët në betejë. Prandaj ky grupi u lidh ngushtë me pushtetin dhe fuqinë ushtarake të sundimtarit të kohës.

Jeniçerët dalloheshin nga uniformat e tyre, por edhe nga aftësitë e tyre të shkëlqyera luftarake. Ata vishnin rroba të lehta dhe mbanin kapele në kokë,për t’u dalluar nga ushtria e rregullt. Ata ishin të pajisur me një hark, një shpatë të hollë të quajtur jatagan, dhe më vonë, një mushqeta.

Jeniçerët lëviznin më shpejt dhe më me efikasitet sesa një kalorës i veshur me armaturë. Gjithashtu ata merrnin paga të rregullta. E megjithatë, të qenit një jeniçer nuk ishte si një shëtitje në park. Në fakt, askush nuk zgjodhi me dëshirën e tij të ishte një jeniçer. Perandoria Osmane gjeti një mënyrë për të rritur radhët e saj, përmes një mënyre mjaft tinëzare: skllavërisë. Jeniçerët e parë ishin skllevër dhe robër lufte, por më vonë, rekrutimi u bë me dhunë.

Zyrtarët turq i merrnin djemtë e rinj nga familjet e krishtera, përmes të ashtuquajturës “taksa e gjakut” ose devşirme. Zyrtarët turq shkonin në provinca çdo 5 vjet apo më shumë dhe largoheshin prej andej duke marrë nga një djalë, zakonisht midis moshës 6-10 vjeç, nga 1 çdo 40 shtëpi.

Meqenëse merreshin vetëm kaq pak djem, ata prireshin të mos kishin miq brenda vendlindjeve të tyre.Djemtë vendoseshin në pak në shtëpi turke, dhe u thuhej se duhet të kalonin në besimin Islam. Në fillim ata punonin në ferma, derisa të vlerësoheshin si mjaftueshëm të fortë fizikisht.

Më pas ata dërgoheshin në Stamboll, për t’u testuar dhe për t’u caktuar më pas në role të ndryshme brenda ushtrisë. Më vonë ata stërviteshin për 6 vjet në stilin luftarak të jeniçerëve. Ndërsa është mizor largimi i një fëmije nga familja e tij, kjo u sillte përfitime kur ata bëheshin zyrtarisht jeniçerë.

Ata jo vetëm që merrnin një pagë të mirë, por konsideroheshin si burra të lirë, dhe trajtoheshin si bij të sulltanit. Shumë jeniçerë u ngritën në pozita të larta brenda qeverisë. Megjithëse, siç shkruan Veinshtein, prindërit e fëmijëve u përpoqën që t’i mbronin djemtë e tyre nga devşirme, u pranua që familjet kishin nga ana tjetër shumë përfitime si një gjendje sociale më të mirë dhe më shumë para.

Pavarësisht përfitimeve, jeniçerët ishin të prirur për të ngritur krye. Jeniçerët ishin besnikë ndaj sulltanit, deri kur udhëheqësi nuk dëshironte reforma. Hierarkia ushtarake e jeniçerëve, bazohej tek ushqimi dhe kuzhina. Njësitë quheshin vatra, komandantët ishin ata që gatuanin suprat dhe që mbanin garuzhden që ndante ushqimin.

Pas tij vinin kuzhinieri dhe furrtari. Sulltanët e dinin kur jeniçerët mund të planifikonin një grusht shteti. Këta të fundit i përmbysnin kazanët e ushqimit dhe i binin atyre me një shkop. Mund të duket qesharake por për jeniçerët, pranimi i ushqimit të sulltanit ishte një shenjë besnikërie, ndaj refuzimi i tij do të thoshte rebelim.

Sulltanët u frikësoheshin kryengritjeve, dhe jeniçerët fituan aq shumë ndikim, sa mund të ndikonin deri edhe tek vendimet e politikave. Sulltan Selimi III u përpoq që ta modernizonte këtë njësi në vitin1806, por jeniçerët u revoltuan dhe vranë udhëheqësin e Perandorisë Osmane.

Në shekullin e 18-të, jeniçerët numëroheshin në rreth 80.000. Devşirme nuk ishte më mënyra kryesore e rekrutimit. Njësisë mund t’i bashkoheshin edhe burra të tjerë. Stërvitja u la pas dore. Ndërkohë, vendet e tjera evropiane i modernizuan ushtritë e tyre dhe ishin më të fuqishme se sa ushtria osmane .

Pasardhësi i Selimit III, Sulltan Mahmud II, donte që t’i zhdukte jeniçerët që ishin shpesh burim trazirash. Në vitin 1826, ai bëri thirrje për shpërbërjen e njësisë. Jeniçerët përmbysën sërish kazanët e ushqimit, por sulltani këtë herë ishte gati. Ai urdhëroi bombardimin me topa të kazermave të jeniçerëve. Jeniçerët u detyruan të dalin në rrugë dhe u burgosën. Kështu mori fund një nga ushtritë më të mëdha në histori.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/334189/the-truth-about-the-ottoman-empires-most-elite-soldiers/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: jeniceretperandoria osmaneushtare

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
1 mijë raste në ditë? Meta: Të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi

1 mijë raste në ditë? Meta: Të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi

Sa njerëz preken nga “Covidi i Gjatë”, dhe kush rrezikohet më shumë?

Sa njerëz preken nga “Covidi i Gjatë”, dhe kush rrezikohet më shumë?

S’e kupton jetën e tij pa pushtet/ Meta: Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13

S'e kupton jetën e tij pa pushtet/ Meta: Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com