Keni në plan për ti shtuar një anëtar të ri familjes, por jeni në mëdyshje nëse jeni gati apo jo?! Atëherë mjafton që ti hidhni një sy këtij materiali.
Sipas një studimi të kryer në SHBA, koha për një femër që të bëhet nënë për herë të parë është midis moshës 25-30 vjeç. Gjithsesi, ky përfundim varet dhe nga shumë faktorë të jashtëm, si aspekti social, arsimor dhe ekonomik.
Ekspertët janë të mendimit se femrat që jetojnë në qytet, i përkushtohen më shumë një përgatitje profesionale, dhe kërkojnë të kenë të ardhura të mjaftueshme kur të sjellin fëmijën e parë në jetë. Për rrjedhojë, vonon edhe ardhja në jetë e një fëmije.