Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Jemini tregon arsyet pse u pezullua

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Jemini tregon arsyet pse u pezullua

Lorenc Jemini është ende i çuditur pse nuk vazhdon të gjykojë. Arbitri i njohur, i cili prej një dekade mban edhe stemën e FIFA-s, që prej sezonit të kaluar nuk gjykon në kampionatin shqiptar. Dje Jemini ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në televizionin “Top Channel”.

Edhe pse ka qenë disi i rezervuar në përgjigje konkrete për çështjen e tij, që ka mbetur enigmatike prej vetë institucionit të futbollit, 43-vjeçari sërish është munduar të hedhë dritë për atë që ka ndodhur. Ai tregon telefonatën me zyrtarët e FSHFsë, por edhe një “email” që i ka dërguar FIFA-s pak kohë më parë.

jemin

Lorenc, si ka nisur ky sezon për arbitrat?

Në çdo fillimsezoni mendoj se ka probleme, pasi edhe arbitrat vijnë nga një pushim dymujor. Sa të nxehen edhe ata, kanë pak nevojë për kohë. Gjithsesi, nuk ka nisur keq ky kampionat.

Prej muajsh nuk po gjykoni, ju kanë larguar apo jeni larguar…?

Më duket se kam vrarë veten (qesh). E çuditshme është që nuk gjykoj. Jam edhe në top formë, kjo është e keqja. Aq sa dini ju, di dhe unë.

OK, por zyrtarisht çfarë ju kanë thënë nga FSHF?

Kam marrë një pezullim. Më thanë je i pezulluar, por do të të kthejmë. Nuk ishte as me gojë, as me shkrim. Ka ardhur thjesht përmes telefonit, jo në rrugë zyrtare. Nuk më kanë thirrur për të më shpjeguar përse ka ardhur ky pezullim. Jam i çuditur për këtë situatë. Faktikisht vazhdoj të jem arbitër ndërkombëtar, sepse nuk jam njoftuar nga FIFA për pezullimin. Edhe FIFA komunikon në rrugë zyrtare, jo direkt me arbitrin.

jemini

Po ju dhurojmë një bilbil të vitit 1947…?

Bilbilin më duket se po ma dhuroni që t’i jap fund! (qesh).

Keni një marrëveshje kontraktuale me FSHF-në?

Arbitrat nuk kanë asnjë kontratë me FSHF-në, thjesht punojnë “part-time”. Gjithë bota ka kontrata, vetëm Mal i Zi dhe Maqedonia janë si puna jonë. Në çdo fillimsezoni bëhet kontrata dhe rinovohet vit pas viti, pasi bëhen testime fizike dhe teorike. Tani është futur edhe kontrolli i syve. Rasti im dhe i kolegëve të mi është për t’u çuditur.

Çfarë ka ndodhur në ndeshjen e fundit që keni gjykuar në kampionat?

Ndeshja që jam pezulluar unë, Partizani-Luftëtari, ka qenë një takim pa asnjë lloj historie. Ka fituar Partizani pastër 2-0 dhe nuk ka pasur asnjë problem. Kjo është e vërteta. Nuk po mendoj tani se çfarë kam bërë para një viti, por realisht ndeshja e fundit ajo është.

Lorenc Jemini

Keni pasur ndonjë komunikim me FIFA-n?

Në fakt, jam bërë kurioz dhe i kam dërguar një “email” FIFA-s. Atë, personin që ia dërgova, e njoh personalisht. Më ktheu një përgjigje me shumë xhentilesë: “Shiko se problemin e ke te Federata jote”.

Trajneri Shpëtim Duro ka thënë pas ndeshjes me Laçin se i përgatit lojtarët me idenë se arbitrin e kanë kundër. Si e shpjegoni?

Nuk më duket normale kjo. Trajnerët shqiptarë, pa i parë fare rastet në televizion, dalin direkt pas ndeshjeve dhe thonë na kanë mohuar 2 apo 3 penallti. Kjo nuk është normale, sepse pastaj kur i shikon rastet më mirë, çfarë mund të thuash kur del e kundërta?!

Tags: arsyetJeminipezulluapsetregon

TË LIDHURA

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Next Post
Ja bisedat e Habilajve për Tahirin

Ja bisedat e Habilajve për Tahirin

Qytetari: Jeni qeveri e lidhur me krimin; Rama: Tahiri mban përgjegjësi individuale

Qytetari: Jeni qeveri e lidhur me krimin; Rama: Tahiri mban përgjegjësi individuale

Manchester City-Napoli, hedhin në fushë më të mirët

Manchester City-Napoli, hedhin në fushë më të mirët







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit
Aktualitet

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit

by mirseda
09:53 | 09/12/2025
0

Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me...

Akuzohet për korrupsion dhe spiunazh, ish-ministri i ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm

Akuzohet për korrupsion dhe spiunazh, ish-ministri i ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm

09:47 | 09/12/2025
GJKKO do të vendosë sot për kalimin ose jo për gjykim dosjen e Erion Veliajt

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

09:23 | 09/12/2025
Ministrja Sala në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore: Është zemra e sistemit shëndetësor!

Ministrja Sala në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore: Është zemra e sistemit shëndetësor!

09:19 | 09/12/2025
SHBA-të dëbojnë një grup të dytë iranianësh, mes tyre të konvertuar dhe persona LGBT

SHBA-të dëbojnë një grup të dytë iranianësh, mes tyre të konvertuar dhe persona LGBT

09:16 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com