Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Jemi futur të gjithë në “Kështjellën” Evropë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Jemi futur të gjithë në “Kështjellën” Evropë

Nga Kenan Malik, “The Guardian”/Nuk ishte hera e parë që mbyteshin emigrantë në detin Mesdhe. Në fakt, asokohe u vlerësua se në 25 vitet e fundit, të paktën 20.000 njerëz kishin vdekur në përpjekje për të arritur brigjet e Evropës.

Shifra reale, ka shumë të ngjarë të jetë shumë më e lartë. Por në tetorin e vitit 2013, ishte hera e parë që një tragjedi e tillë, kishte prekur vërtetë ndërgjegjen e Evropës.

Udhëheqësit evropianë shprehën zemërim dhe indinjatë. Qeveria italiane shpalli një ditë zie kombëtare. “Shpresoj se kjo do të jetë hera e fundit që shohim një tragjedi të tillë”- tha Jean-Claude Mignon, kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Katastrofa do të ishte “një nxitje për veprim”, premtoi në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon. Pas tragjedisë, unë kam shkruar se liderë të tillë mund të jenë “të sinqertë në shprehjet e tyre të zemërimit dhe pikëllimit”.

Shumë shpesh, kur diskutojmë gjuhën e urrejtjes ndaj emigrantëve, myslimanëve apo pakicave të tjera, përqendrohemi në të djathtën ekstreme ose në grupe të tilla si Pegida në Gjermani, apo në vende të tilla si Hungaria dhe politikanët si Viktor Orban.

Por ne gjithashtu duhet të pranojmë se e vërteta rreth dehumanizimit, është shumë më e pakëndshme dhe shumë më pranë shtëpisë. Idetë dhe politikat e promovuara nga të djathtët ekstremistë dhe populiste kundër emigracionit, janë bërë të pranueshme edhe nga politikanët dhe analistët e parisë.

Gjatë javëve të fundit, Britania u përfshi në një skandal emigracioni që çoi në dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm. Arsyeja ishte trajtimi i të ashtuquajturit “Brezi Windrush”. Shkaku më i thellë, është krijimi i qëllimshëm i asaj që kryeministrja Theresa May e ka quajtur një “mjedis armiqësor” për emigrantët.

Si ministre e Brenshme, May ushqeu një klimë dyshimi në të cilën njerëzit cilësoheshin fajtorë, nëse nuk mund të provonin veten të pafajshëm. Qindra njerëz që kishin jetuar në Britani për dekada, apo që kishin lindur edhe në Britani, u trajtuan si “emigrantë të paligjshëm”, pasi nuk mundën të provonin të kundërtën.

Ndërkohë, në Francë, presidenti Emanuel Makron ka ndjekur politikat e tij “të mjedisit armiqësor”. Pasi mbylli me forcë kampet spontane të emigrantëve në Paris dhe në qytete të tjera, ai ka paraqitur nisma për të ashpërsuar ligjet e emigracionit dhe azilit.

Do të dyfishojë deri në 90 ditë kohën në të cilën mund të mbahen në burg, dhe shkurtojnë afatet për të aplikuar për azil. Sonia Krimi, një deputete e partisë së Macron, En Marche, e ka akuzuar qeverinë se “po luan me frikën e njerëzve”, duke shtuar: “Jo të gjithë të huajt në Francë janë terroristë, jo të gjithë të huajt mashtrojnë me mirëqenien sociale”.

Dhe kudo që shikoni në Evropë, nga Skandinavia në Spanjë, nga Italia në Holandë, politikanët e zakonshëm po adoptojnë një qasje të ngjashme. Politikanët si May dhe Macron, këmbëngulin se ata thjesht po i përgjigjen presioneve popullore, por historia është më komplekse.

Në Britani, qeveria injoroi fillimisht numrin në rritje të emigrantëve të brezit të Windrush që u arrestuan, iu mohuan shërbimet sociale dhe shëndetësore dhe humbën vendin e punës.

Ishte zemërimi publik, ai që përfundimisht e detyroi të vepronte. Publiku, me fjalë të tjera, ishte më liberal sesa autoritetet. Nga njëra anë, politikanët e njohin nevojën për emigracionin.

Nga ana tjetër, ata kanë promovuar idenë e emigracionit si një problem shoqëror që duhet trajtuar. Ëndrra e lëvizjes së lirë brenda BE-së, ka sjellë edhe paranojën për lëvizjen e njerëzve në BE.

Reagimi ndaj Shengenit, ka qenë krijimi i një Fortese të Europës, një kështjelle kundër emigracionit, e mbikëqyrur nga një sistem i mbikëqyrjes satelitore dhe dronëve hi-tech, dhe i mbrojtur nga gardhet dhe anijet luftarake.

Fortesa Evropë, ka krijuar jo vetëm një pengesë fizike por dhe emocionale përreth kontinentit, deri tek ndenja e humanizmit të Evropës. 

Ky është realiteti i Kështjellës së Evropës: politikanët dhe zyrtarët e verbuar nga fiksimi i tyre me emigracionin e paligjshëm, e kanë humbur aftësinë për të njohur detyrimet e tyre më themelore ndaj të tjerëve.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: “Kështjellën”evropefuturgjithë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Ronaldo? I përqendruar tek kombëtarja, nuk merakoset për të ardhmen”

“Ronaldo? I përqendruar tek kombëtarja, nuk merakoset për të ardhmen”

(Video) Donald Lu tregon historinë prekëse para largimit

(Video) Donald Lu tregon historinë prekëse para largimit

Gazetari anglez: Shaqiri do ti bashkohet Liverpoolit, mbetet vetëm…

Gazetari anglez: Shaqiri do ti bashkohet Liverpoolit, mbetet vetëm...







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh
Bota

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

by mirseda
19:03 | 30/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot rihapjen e ambasadës së tyre në Venezuelë. Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet...

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

18:00 | 30/03/2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

17:58 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com