Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Javier Solana: Vonesa e integrimit në BE, Shqipëria rrezikon të bëhet si Hungaria e Viktor Orban

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Javier Solana: Vonesa e integrimit në BE, Shqipëria rrezikon të bëhet si Hungaria e Viktor Orban

Ish-kreu i diplomacisë evropiane, Javier Solana thekson se procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor po zvarritet. Ai shprehet se kjo vjen si pasojë e institucioneve të dobëta të këtyre vendeve por edhe mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian.

Në një analizë të detajuar në “Project Syndicate”, (lexoni analizën e plotë) Solana shpjegon se mungesa e vëmendjes nga ana e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor po bën që vende si Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi të ndjekin modele të tjera autoritare që vijnë nga Lindja.

Sipas tij, Rusia dhe Turqia po ushtrojnë një ndikim të fortë në këtë rajon dhe për pasojë Bashkimi Evropian nuk ka mundur të parandalojë rrëshqitjen drejt autoritarizmit të Viktor Orban në Hungari.

I gjithë ky model politik, sipas Solanës, rrezikon të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Në të njëjtën kohë, normat dhe institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor, janë zbehur. Vende të tjera me ndikim të fortë në rajon – Rusia, Turqia dhe Hungaria, ku BE-ja nuk ka arritur të parandalojë një rrëshqitje drejt autoritarizmit nën kryeministrin Viktor Orban – po ofrojnë modele politike alternative, që mund të ndiqen nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Solana.

Ai këshillon Brukselin që të mbajë afër vendet e Ballkanit Perëndimor nisur edhe nga qëndrimi i dyzuar i Serbisë përballë BE-së dhe Rusisë, si dhe nga ndikimi i kësaj të fundit në politikën e Beogradit.

Solana vë në dukje se duke qenë se tregtia e vendeve të këtij rajoni, në përqindjen e saj më të madhe kryhet me BE-në, kjo e fundit nuk duhet të heqë dorë nga strategjia e saj ndaj Ballkanit. Ndërsa e cilëson si një hap pozitiv samitin e mbajtur muajin e kaluar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Duke përjashtuar Kroacinë, 74 për qind e tregtisë totale së vendeve të Ballkanit Perëndimor kryhet me BE-në, krahasuar me vetëm 6 për qind me Kinën, 5 për qind me Rusinë dhe 4 për qind me Turqinë. Në këtë kontekst, Brukseli nuk duhet të lejojë që sfidat aktuale, të dobësojnë strategjinë e tij të përgjithshme të zgjerimit. Samiti BE-Ballkani Perëndimor muajin e kaluar, ishte një hap pozitiv, duke garantuar që vendet ende të etura për t’iu bashkuar unionit, të mos e lënë në harresë nevojën për të ndërmarrë reforma të thella. Të gjithë evropianëve, duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në projektin evropian dhe të përfitojnë nga potenciali transformues i tij. Kjo është pikërisht ajo, që dëshiron ende një segment i madh i popullsisë ballkanike. Udhëheqësit e BE-së, nuk mund të garantojnë që procesi i anëtarësimit në bllok do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Por ata vetëm mund të sigurojnë që një rrugëtim i tillë ia vlen”, shkruan Solana në analizën e tij.

(TIRANA TODAY)

Tags: autoritarizmihungariajavier solanarrezikon te behetshqiperiaviktor orban

TË LIDHURA

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv
Aktualitet

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht
Aktualitet

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët
Aktualitet

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Next Post
Basha në mbrojtje të nxënësve: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Basha: Ja sa është shtrenjtuar paketa e librave këtë vit

Elbasan/ Pedagogut i djegin makinën, në kërkim autorët

Elbasan/ Pedagogut i djegin makinën, në kërkim autorët

Prokuroria zhvlerëson median gjermane: Arben Jorgaqi, hetues pusetash

Prokuroria zhvlerëson median gjermane: Arben Jorgaqi, hetues pusetash







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv
Aktualitet

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

by mirseda
17:56 | 17/04/2026
0

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mobilizuar sot nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë...

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com