Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, TT
Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

©Jelmer de Haas - All Rights Reserved

Në librin e tij të fundit “Kopshti i kozakëve”, shkrimtari holandez flet mbi miqësinë e thellë që lidhte Dostojevskin dhe prokurorin Aleksander Von Vrangel…

Më vitin 1849, Fjodor Dostojevski ndodhej në Shën Petërsburg para një toge pushkatimi, i akuzuar për komplot kundër Carit. Vetëm në sekondën e fundit i kursehet jeta dhe internohet në Siberi. Pikërisht atje ai takon 20-vjeçarin Aleksandër von Vrangel, baronin rus me origjinë baltike, i emëruar si prokuror i një qyteti kazak.

Mes të dyve lind një miqësi të veçantë, që do t’i shpëtojë jetën atij që do të bëhej shkrimtari i “Krim dhe Ndëshkim” dhe “Demonët”.  Pikërisht mbi ato vite dhe atë miqësi flet shkrimtari holandez Jan Brokken në librin e tij të ri “Kopshti i kozakëve”. Në këtë intervistë, ai tregon sesi Dostojevki u bë shkrimtari që njohim të gjithë sot. 

Përse vendosët të flisnit mbi një periudhë të jetës së Dostojevskit, para se të bëhej Dostojevski që ne njohim sot, duke shkruar vepra të cilat e bënë të famshëm në të gjithë botën?

Nuk e kisha imagjinuar kurrë të shkruaja një roman mbi Dostojevskin, dhe sigurisht mbi atë periudhë të jetës së shkrimtarit rus. Por në fund ndodhi, dhe kjo për fat. Kur shkrova “Shpirtrat baltikë”, futa në atë libër edhe një portret të familjes Von Vrangel, një familje që mbeti shumë e impresionuar nga vepra. Pastaj kur libri doli në treg, më telefonuan dhe më thanë se kishin diçka që ndoshta mund të më interesonte.

“Stër-stërgjyshi ynë ishte Aleksandër von Vrangel, një mik i Dostojevskit”, më thanë. Ne kemi letra dhe kujtime, në të cilat Aleksandri flet për miqësinë e tij me Dostojevskin gjatë viteve kur të dy shkuan në Siberi. U bëra shumë kureshtar, kështu që më dhanë një kopje të letrave dhe kujtimeve, të cilat ia çova të m’i përkthente një përkthyes i mirë.

Kur i kam lexuar një vit më vonë, mendova menjëherë të shkruaj mbi miqësinë e tyre. Kështu lëxova të gjitha biografitë që gjeta mbi Dostojevskin, dhe 3000 faqet e letrave të tij. Në këtë mënyrë u zhyta në jetën e tij të përditshme, në metodologjinë e shkrimeve, në mënyrën e tij të të menduarit. Por në thelbin e romanit, qëndron miqësia e tyre.

Çfarë lloj miqësie ishte ajo mes Von Vrangel dhe Dostojevskit?

Ishte miqësia shumë e thellë mes dy njerëzve në vështirësi, dhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, pasi Dostojevski tashmë qe një shkrimtar i njohur, ndërsa Aleksandri ishte 11 vjet më i ri. Por, Dostojevski ndodhej në një situatë vërtetë të ndërlikuar pas akuzës së pabazë, dhe pas 4 viteve internim në kampet e punës në Siberi.

Kur ata u takuan për herë të parë, pikërisht në Siberi, Dostojevski ishte i sëmurë, i pistë, pa rroba. Por, intelektualist. Ai ishte një shkrimtar i ri dhe i njohur, ndërsa Aleksandri ishte një 20-vjeçar në kulmin e fuqive të tij. Kishte dallime, por edhe ngjashmëri. Aleksandri e ndihmoi Dostojevskin të dalë nga kjo situatë.

E priti në dhomën e tij, u bënë shumë miq, sidomos në rrafshin intelektual.  Dostojevski nuk fliste gjermanisht, ndërsa Aleksandri po, duke ia mësuar edhe mikut të tij. Lexonin bashkë revista politike. Aleksandri ishte në kontakt me kriminelët që Dostojevski donte të intervistonte, shumë i intriguar prej tyre. Pyeste veten se si ata shpjegonin krimet e tyre, nëse e mendonin veten fajtorë apo jo.

Mbi të gjitha këto diskutonte me Aleksandrin, dhe shkroi më pas romanin “Krim dhe ndëshkim”. Pasi u largua nga Siberia, Aleksandri bëri çmos për të lejuar lirimin e Dostojevksit, gjë që ndodhi në fund, pas 10 vitesh që shkrimtari rus kaloi në ato territore të shkreta dhe me një klimë ekstreme. Pasi u kthye në Shën Petërsburg, ai mundi të rifillonte botimin e romaneve të tij, diçka që nuk kishte mundur ta bënte gjatë viteve të izolimit.

Çfarë do të kishte ndodhur, nëse Dostojevski nuk do të kishte njohur Aleksandrin në ato vite të kaluara në Siberi?

Do ta kishte shumë më të vështirë për të mbijetuar mendërisht dhe fizikisht. Aleksandri ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Sa i ndryshëm është Dostojevski i letrave nga ai i romaneve?

Në letra ai është jashtëzakonisht i sinqertë. Romanet janë trillim, ai përdor pjesë të jetës së tij, por ata janë të romantizuara. Për shembull, shumë njerëz mendojnë se adashi i “Idioti”-t në jetë është vetë Dostojevski, por unë s’jam aq i sigurt. Nga një këndvështrim, romanet shfaqin Dostojevskin më të mirë, por nga një pikëpamje tjetër tregojnë fytyrën më të keqe të shkrimtarit rus, sesa të ligj dhe të çuditshëm, idiotë dhe të dhunshëm mund të jenë njerëzit.

Të gjitha tiparet e personazheve të romaneve të Dostojevski janë hiperbolizuar. Aleksandri qe  një person shumë interesant, i paqëndrueshëm dhe i aftë të shpërfaqte emocione të mëdha. Dostojevski e konsideronte si personin më interesant që kishte takuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër shkrimtari rus ishte gjithmonë në kërkim të personazheve të tij, prandaj e merrte shpesh në pyetje Aleksandrin, e pyeste atë për krimet, ndëshkimet që jepte, anët e errëta të njerëzve, mbi dashurinë, gratë, gruan ideale. Çdo gjë që doli nga këto dialogë ishte jashtëzakonisht moderne, sidomos po të kemi parasysh faktin se jemi 50 apo 60 vite para Frojdit.

Dostojevski psikoanalizonte gjithçka dhe të gjithë. Unë i kam konsideruar veprat e tij shumë moderne. Sigurisht, janë romane të mesit të shekullit XIX, por që paralajmërojnë atë që do të ndodhte në shekullin XX. Tejet moderne është edhe mënyra e tij për t’i trajtuar personazhet femërore, aq sa sipas meje mund të cilësohet si feministi i parë në histori. Ai donte të dinte se çfarë mendonin, si reagonin ato. Ishte shumë modern.

Le të flasim pak për situatën në Rusi në shekullin XIX. Shumë kryevepra të letërsisë u shkruan në kohën e shtypjes dhe mungesës së lirisë. Si e shihni marrëdhënien ndërmjet krijimtarisë dhe lirisë?

Në Rusi nuk ka pasur kurrë liri, s’ka pasur kurrë një shtyp të lirë, s’ka pasur kurrë demokraci, dhe as një parlament pluralist. Pala kundërshtare e autoritetit dhe pushtetit ishte arti, letërsia, poezia, muzika. Situata sot nuk është e ndryshme. Mes pushtetit dhe kulturës, ka pasur gjithnjë një përplasje të dhunshme. Për shembull, Dostojevski u dënua, ai kaloi 10 vjet në Siberi. Ishte 28 vjeç kur u largua nga qyteti dhe 38-vjeç kur u rikthye, vitet më të mira për një shkrimtar.

Dhe po kështu ka ndodhur me Shostakoviç, i cili luftoi për 10, 20 apo 30 vjet kundër qeverisë gjatë periudhës komuniste. Dhe nuk ka asnjë dallim ndërmjet Rusisë cariste, Rusisë Bolshevike apo Rusisë së sotme të Putinit. Në thelb s’ka asnjë ndryshim, pasi nuk ka pasur kurrë liri. Ndonjë lloj forme të lirisë e kanë shfaqur vetëm artistët, të cilët shpesh janë përballur me pasojat fatale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dostojevskijan brokkennjohimshkrimtarite gjithe

TË LIDHURA

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”
Kultura

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”

13:42 | 14/05/2025
Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë
Kultura

Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

13:32 | 14/05/2025
Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi
Kultura

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

15:11 | 13/05/2025
Next Post
Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Juventus “ringjallet” në Genoa

Juventus “ringjallet” në Genoa

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com