Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

James Joyce: Ja përse e braktisa Kishën Katolike

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
James Joyce: Ja përse e braktisa Kishën Katolike

Ishte qershori i vitit 1904, kur James Joyce takoi për herë të parë Nora Barnacle, gruan që më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij. Disa muaj më vonë, të dy patën një debat të ashpër, dhe Nora mbeti mjaft e habitur nga disa prej qëndrimeve të Joyce mbi jetën në shoqëri dhe Kishën Katolike. Joyce u përpoq të sqarojë pikëpamjen e tij, në një letër që i dërgoi të nesërmen.

Nora Barnacle

60 Shelbourne Rd

29 gusht 1904

E dashur Nora, sapo përfundova vaktin tim të mesnatës, të cilin e hëngra pa oreks. Kur isha në gjysmë, kuptova se po haja me duar. U ndjeva keq, ashtu si një natë më parë. Jam shumë i mërzitur. Më ndjeni për këtë stilolaps dhe letër të tmerrshme.

Ajo që iu thashë sonte ndoshta do t’iu ketë hidhëruar, por a nuk është më mirë që ta dini se si ndihem për shumë gjëra? Mendja ime e refuzon plotësisht rendin aktual shoqëror dhe Krishtërimin – shtëpinë, virtytet e njohura, klasat shoqërore, dhe doktrinat fetare. E si mund të më pëlqejë ideja e një shtëpie?

E imja nuk qe gjë tjetër veçse një ngrehinë borgjeze, e shkatërruar nga zakonet e shthurura që kam trashëguar. Nëna ime u vra ngadalë, mendoj, nga keqtrajtimi i babait tim, nga vitet e shumta të telasheve, dhe sjellja time cinikisht e sinqertë.

E shihja fytyrën e saj ku gjendej e shtrirë në arkivol – një fytyrë gri dhe e hollë për shkak të sëmundjes tumorale – kuptova se qeshë duke parë fytyrën e një viktime, dhe  mallkova sistemin që kishte shkaktuar atë. Ne ishim shtatëmbëdhjetë vetë në familje. Vëllezërit dhe motrat nuk janë asgjë për mua. Vetëm një vëlla, është në gjendje të më kuptojë.

Gjashtë vjet më parë e braktisa Kishën Katolike, duke e urryer atë me gjithë zemër. Ishte e pamundur të qëndroja aty, për shkak të impulseve të karakterit tim. E luftoja fshehurazi kur isha student, dhe nuk pranova ato që më ofroi. Kësisoj, u detyrova të lyp në rrugë, por nuk e humba dinjitetin tim.

Tani e luftoj hapur me atë që shkruaj, them dhe bëj. S’mund të bëhem pjesë e rendit shoqëror, përveçse si një endacak. Fillova tre herë të studioj mjekësi, një herë jurisprudencë, më pas muzikë. Një javë më parë isha duke u përgatitur për t’ia filluar si aktor shëtitës. Nuk arrita të çoj projektin përpara me entuziazëm, pasi më keni penguar ju.

Problemet aktuale të jetës sime janë të pabesueshme, por unë i përbuz ato. Kur hyre në shtëpi, unë shkova deri në Grafton St dhe u ndala atje për një kohë të gjatë, i mbështetur në një llambadar duke pirë cigare. Rruga ishte përplot me një gjallëri në të cilën kam derdhur lumin e rinisë sime.

Duke qëndruar aty mendova se ndonjë fjali që kisha shkruar disa vite më parë, kur jetoja në Paris – fraza që pason – “Ata kalojnë dyshe ose treshe në mesin e jetës së bulevardit, duke ecur si një njeri që s’ka asnjë ngut për ndriçimin e posaçërisht për ta. Shkojnë tek pastiçieri, bisedojnë, hanë pasta, apo ulen në heshtje në tavolinat pranë derës së kafenesë, apo zbresin nga karrocat me një lëvizje të shqetësuar të rrobave të lehta, ashtu si zëri i joshësit. Parakalojnë një sfilatë parfumesh. Nën parfumet, trupat e tyre kanë një erë të ngrohtë e të lagësht”

Ndërsa e përsërisja këtë frazë, e dija se ajo jetë më priste akoma, nëse do të kisha zgjedhur të bëhesha pjesë. Nuk mund të më jepte emocionet e së kaluarës, por ajo qe ende atje, dhe tashmë që jam më i pjekur dhe i kontrollueshëm, do të ishte e sigurt.

Nuk do të bënte pyetje, s’do të më kërkonte veç ndonjë momenti të jetës sime, duke e lënë të lirë pjesën tjetër, dhe do të më ofronte në këmbim kënaqësi.

Kam menduar mbi të, dhe e refuzova pa keqardhje. Por ishte e kotë; nuk mund të më jepte atë që kërkoja. Ju keni kuptuar gabim, mendoj, disa pasazhe të një letre që të kam shkruar, dhe kam vënë re një ndruajte të caktuar në sjelljen tuaj, a thua se kujtimi i asaj nate ende ju trazon.

Por unë e konsideroj atë një lloj shkrimi të shenjtë, dhe kujtimi i saj më mbush me habi dhe gëzim. Ndoshta s’do ta kuptoni menjëherë pse ju nderoj aq shumë për shkak të asaj letre, për arsye se nuk e njihni mirë mënyrën time të të menduarit.

Por në të njëjtën kohë, ai qe një shkrim i shenjtë që më la në fund një ndjenjë trishtimi dhe dekadence- trishtim, sepse pashë tek ju një ndjeshmëri të jashtëzakonshme melankolike, që e pati zgjedhur atë letër si një kompromis, dhe dekadencë, pasi kuptova se në sytë e tu unë nuk isha në lartësinë e një konvencioni të shoqërisë sonë aktuale.

Ju fola në mënyrë ironike sonte, por e kisha me botën dhe jo me ju.

Unë luftoj qëndrimin aspak fisnik dhe servil të njerëzve, dhe jo ju. A nuk e shihni thjeshtësinë që nderet pas gjithë maskimeve të mia? Të gjithë mbajmë maska. Kush e di që rrimë shumë bashkë, shpesh më fyen duke më folur për ju. I dëgjoj me qetësi, pa denjuar t’iu përgjigjem, por çdo fjalë e trazon zemrën time si atë të një zogu në mesin e një stuhie.

Është e pakëndshme për mua, të detyrohem të shkoj në shtrat me kujtimin e vështrimit të fundit të syve tuaj – një vështrim i lodhur indiference – me kujtimet e zërit tënd të përvajshëm mbrëmjen e shkuar. Me ç’duket, asnjë qenie njerëzore nuk ka qenë ndonjëherë kaq pranë zemrës sime sa juve, e megjithatë mund t’i presësh fjalët e mia me një vrazhdësi të dhimbshme (“E di se për çfarë jeni duke folur”- më the).

Kur isha i ri, kisha një shok të cilit i hapesha lirshëm – në një farë kuptimi më shumë se sa me ju, dhe në një kuptim tjetër më pak. Ishte irlandez, që do të thotë tradhtar. S’kam thënë as çerekun e atyre që doja të thoja, por është shumë e vështirë të shkruash me këtë stilolaps të mallkuar.

Unë nuk e di se çfarë efekti do të ketë tek ju kjo letër. Shpresoj se do më shkruani, apo jo? Besomëni, e dashur Nora, ju vlerësoj shumë, por unë dua më shumë përkëdhelitë tuaja. Më keni lënë sërish në një mëdyshje të dhimbshme.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: James Joycekisha katolikeLetërNora Barnacle

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Grid Rroji: Parlamenti i ri ka deputetë të inkriminuar, në Elbasan drejtojnë bandat e drogës

Grid Rroji: Parlamenti i ri ka deputetë të inkriminuar, në Elbasan drejtojnë bandat e drogës

A do të zhduket feja ndonjëherë?

A do të zhduket feja ndonjëherë?

Berisha paralajmëron errësirën: Hajdut Çela u kthye në krye të OSHEE

Berisha paralajmëron errësirën: Hajdut Çela u kthye në krye të OSHEE







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com