Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja strategjia e Ramës për të hequr “llumin” nga AKU-ja, burgjet, hipotekat dhe spitalet

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ja strategjia e Ramës për të hequr “llumin” nga AKU-ja, burgjet, hipotekat dhe spitalet

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme strategjinë e tij për të pastruar administratën publike nga të korruptuarit siç e cilësoi ai, që po mban peng vendin. Duke folur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste Rama shpjegoi se tashmë ka ardhur koha që administrata publike të pastrohet nga burokracia dhe korrupsioni që i ka marrë frymën.

Lidhjet nepotike dhe klienteliste sipas tij, po e mbajnë peng zhvillimin e vendit për shkak se në pozicione të caktuara punojësohen njerëz që nuk kanë kualifikimin përkatës për atë pozicion të caktuar pune. “Në burgje dhe hipoteka, llum kriminal dhe shtetëror. Burgjet, është sistemi ku shteti llum është bërë bashkë me llumin anti-shtet. Në 4 vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm dhe në këtë sistem do të bëjmë thirrje të gjitha forcave të afta, duke filluar nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe nuk do të ketë më asnjë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, këngëtar që emërohet polic burgu”, u shpreh kryeministri.

Strategjia e kryeministrit e shpjeguar sipas fjalës së tij, për të reformuar administratën publike:

1.Biznesi i vogël dhe Tvsh-ja

Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka as në rajon as në Evropë, nuk ka një vend tjetër me këtë hapësirë të lirë që bën që shumë sipërmarrës të mëdhenj ti shmangen detyrimeve të tyre duke përfshirë në skemën e shmangies edhe të vegjlit. Nuk janë pak ata që blejnë pa TVSh dhe shesin pa TVSh. Në rastin më të parë i kthehen lekët publikut, në rastin e dytë lekët mbeten në arkën e përfitimeve. Biznesi i vogël do të vazhdojë të ketë taksën zero po kjo përbën një detyrim që çdokush që merret me veprimtari tregtare të njohë ligjin dhe ti njohe shtetit për të marrë detyrimet për të marrë detyrimet që i takojnë qytetarëve.

2.Transporti

Në këto 100 ditë fillon fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit që sapo ka nisur, njerëzit e mallrat të lëvizin të sigurt. Në këto 100 ditë fillon një betejë pa kompromis për të gjithë zullumet me transportin, duke bërë reformë të thellë duke çliruar ministrinë dhe në këtë aspekt të gjitha ministritë lirohen nga barra për të dhënë licenca dhe duke çuar përpara përgjegjësie ata që e kthyen transportin në një nga zullumet më të mëdha. Ata që kanë dhënë me qindra e me mijëra patenta jashtë kriteri e ligji. Praktikisht kanë pajisur me armë njerëzit që mund të kthehen në vrasës për shkak se nuk janë në gjendje ta drejtojnë mjetin brenda standardeve.

3.Plani i rindërtimit

Do të zgjidhim gangrenën e veprave të mëdha të mbetura peng, të mbetura në një ngërç të pashpjegueshëm me një lehtësi për qytetarë. Qytetarët nuk e dinë çfarë kontratash kemi trashëguar. Plani i rindërtimit po përgatitet, do të transformojmë brenda 4 vitesh akset kombëtare në akse kombëtare evropiane. Ky plan do të bëhet i mundur falë programit 1 miliard për rindërtim për të cilin po punojë çdo ditë me ministrat përkatës dhe fillon me rrugën e Arbrit brenda, pak javësh besoj finalizohet kontrata dhe do të vazhdojmë e një serë aksesh të tjera.

4.Energjia

Jemi në kushte te një krizë hisorike shumë të rëndë por as nuk kemi lejuar dhe as nuk do të lejojmë që kjo të përkthehet në ndërprerje energji për familjarët apo bizneset dhe këtë do ta përballojmë në bazë të një plani të mirëmenduar që është vënë në veprim.

5.Arsimi

Sot është një nga ditët e fundit para se të fillojë universiteti. Keni parë ndonjë problem, ndonjë prind që ankohet, ndonjë vajzë apo djalë që është në proces hyrje në universitet dhe të marrë në telefon apo të vërë kujën. Qetësi e plotë që tregon se sa e drejtë ishte reforma që ndërmorëm në arsimin e lartë dhe sa e poshtër ishte e gjithë kundërvënia ndaj kësaj reforma. Fund historisë së mësuesve e drejtorëve. Nuk do të vendosim drejtorë shkollash siç i do partia. Ata do të vendosen mes mësuesve më të shkëlqyer të dalë nga testimi. Nuk na duhet nëse mësuesit janë të majta apo janë të djathtë dhe ne kemi bindjen që kush është i denjë dhe kujt i njihet merita në këtë vend. Edhe trajnimi i mësuesve do të jetë një hap tjetër përpara.

6.Burgjet

Në burgje dhe hipoteka, llum kriminal dhe shtetëror. Burgjet, është sistemi ku shteti llum është bërë bashkë me llumin anti-shtet. Në 4 vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm dhe në këtë sistem do të bëjmë thirrje të gjitha forcave të afta, duke filluar nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe nuk do të ketë më asnjë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, këngëtar që emërohet polic burgu.

7.Hipotekat

Po ashtu, hipotekat. Ato janë një tjetër llum i madh. Dhe aty reforma ka nisur. Brenda 100 ditësh do të lancojmë të gjithë programin për krijimin e agjencisë kombëtare të titujve të pronësisë dhe transformimi përfundimtar të këtij sektori po e quajmë nga një llum në një zonë shërbimesh transparente dhe të shpejta për qytetarët dhe sigurisht ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje dhe hipoteka duhet të përgjigjen para ligjeve dhe pjesë e reformës është edhe krijimi i rrjetit antikorrupsion, një rrjeti të ri për të garantuar një vetëkontroll të brendshme të pushtetit ekzekutiv.

8.Vettingu

Sigurisht që është për të qeshur por edhe për të qarë kur dëgjojmë opozitën të na akuzojë ne se po pengojmë vetingun. Po përgjigja jonë është ë qartë. Godina e gjithë procesit të vetingut është godina që është trajtuar me përparësi para tre javësh, është financuar nga qeveria dhe nga dje është në dispozicion të të gjithë trupës së komisionarëve, me të gjithë kushtet optimale aq sa edhe ambasadorët u mahnitën se çfarë kushtesh u kemi krijuar komsionerëve. Nga ana tjetër ne do të rrisim e do të përcaktojmë pagën 50 % më të lartë se paga e anëtarëve të gjykatës kushtetuese e t2ë lartë për komisionarëve e vetingut. Këtë mund të bëjmë ne si qeveri.

9.Bujqësia

Një tjetër zonë e llumit që do të pastrojmë, ku pastaj duhet të bëhet paralel me fillimin e shërbimit dhe ku duhet të ketë ndëshkim është zona e shërbimeve për fermerët. Me ato fonde që kemi do të jemi në gjendje të marrim maksimumin dhe të mos vazhdojmë me subvencionet lëmoshë që nuk prodhojnë asgjë veç iluzionit. Sportelet unike të fermerëve do të bëhen realitet në 100 ditë. 4 vite më ka rënë goja mua e Niko Peleshit për sportelet unike të fermerëve. Nuk u realizuan dot se duheshin mbajtur në këmbë drejtoritë e bujqësisë etj. Do bëhen brenda 100 ditëve në 4 zonat më intensive bujqësore dhe brenda 300 ditëve në të gjitha zonat e Shqipërisë. Drejtoritë e bujqësisë do të shkrihen. Janë atavizëm i së shkuarës. Janë drejtoritë e Enverit pa Enverin. Nuk mund të funksionojmë. Zero dokumentacion për fermerët është një hap tjetër i rëndësishëm. Nuk mund t’iu kërkojmë fermerëve që kërkojnë fonde 700 lloje dokumentesh. Asnjë dokument, zero. Do të aplikojnë dhe kush fiton do analizohet në vetëdeklarimin e tij nëse i ka plotësuar apo jo kushte.

10.AKU dhe Siguria ushqimore  

Për 100 ditë do të zhvillojmë luftë të paepur kundër thertoreve. Jemi i vetmi vend që ther në parlament dhe në rrugë. Në parlament theret e vërteta, etika dhe edukata. Therjet në rrugë janë barbari. Gjaku në rrugë është barbari. Duhet të funksionojnë vetëm sipas standardeve. Pjesë e këtij procesi është e përsëris, edhe një përpjekje e fortë për të çliruar popullin fermer nga një bandë, një bandë shtetërore që quhet AKU. AKU duhet të kalojë në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të merret me higjienën, standardet, sigurinë ushqimore. Dhe për këtë arsye, pjesë e procesit të të gjithë reformimit është tërheqja nga frontet e therjes se përfaqësuesve të AKU nëpër dogana. Nuk ka punë që të ketë AKU nëpër dogana.

11. Shëndetësia

Spitalet do të hyjnë në një fazë të re. Është shpallur një konkurs publik me përfshirje të përfaqësuesve të OBSH në komisione dhe besojmë se do të nxjerrim nga ky proces një grup menaxherësh për drejtimin e spitaleve.  Të gjithë infermierët do të testohen, të marrin pikë, kreditët dhe asnjë nuk do të guxojë kush ti heq nga puna. Sigurisht që çlirimi i spitaleve nga barbaria e ndërtimeve lloj lloj është i domosdoshëm dhe duhet të përfundojë ashtu, sikundër shtrirja më në fund e ndihmës ekonomike në të gjithë Shqipërinë do të bëjnë që ajo të shkojë te ata që janë në nevojë. Edhe në shëndetësi do të ketë reduktim drastik të shumë procedurave, duke filluar te procedura e tmerrshme për kempin, invaliditetin, një tmerr. Domethënë duket sikur janë vënë aq shumë stacione dhe aq shumë vula saqë invalidi të mos arrijë dot deri në fund. Një vrapim me pengesa.

12. Raporti i qytetarëve me qeverinë

-Dua të them që e gjitha në fund ka dy anë. Mbrojtje sipërmarrjes, mbrojtje qytetarit. Qeveria duhet të bëhet miku më i fortë dhe më efektiv. Njerëzit nuk duhet të ndjejnë nevojën për ti gjetur mik dikujt që njeh dikë në qeveri, po duhet të kenë aksesin e drejtpërdrejtë që qeverinë ta përdorin si mikun më të fortë për hallin e tyre. Dhe këtë kuptim ka platforma që kemi lancuar një ditë më parë dhe koordinatori kombëtar.  Ne duhet të jemi në ballë të kësaj për të ndërtuar besueshmëri. Ne do të provojmë që ia vlen. Do të ndëshkojmë çdokënd që pengon qytetarët në ushtrimin e të drejtës së tyre. Ky mekanizëm i bashkëqeverisjes është në fakt mekanizimi që i jep akses dëgjimit të atyre që janë të gatshëm të flasin jo vetëm për ankesat.

Tags: AKU-jaburgjethequrhipotekatRamësspitaletstrategjia

TË LIDHURA

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga
Aktualitet

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Next Post
Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Kroacisë

Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Kroacisë

Durrës, prostituonte femra dhe shpërndante kokainë, arrestohet 38 vjeçari (VIDEO)

Durrës, prostituonte femra dhe shpërndante kokainë, arrestohet 38 vjeçari (VIDEO)

Spanja pushtohet nga protestat kundër pavarësisë së Katalonjës

Spanja pushtohet nga protestat kundër pavarësisë së Katalonjës

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

by mirseda
13:01 | 07/06/2025
0

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut....

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com