Kombëtarja shqiptare e mbyll treta në grupin G, ku konkurrenca ishte mjaft e fortë pasi kishte në grup dy nga ekipet më të mira në rang botëror, Spanjën dhe Italinë. Në 10 ndeshje të zhvilluara në grupe kuqezinjtë arrijnë të marrin 4 fitore, një barazim dhe 5 humbje. Fitoret janë marrë një ndaj Maqedonisë, dy ndaj Lihtenshteinit dhe një ndaj Izraelit, ndërsa barazimi i vetëm është marrë në Maqedoni. Humbjet janë ndaj dy ekipeve kryesuese të grupit Spanjës dhe Italisë, e një humbje e çuditshme ndaj Izraelit në shtëpi.
https://www.facebook.com/tiranatodaysport/videos/1670146463019740/
Sulmi nuk ka qenë shumë produktiv pasi ka arritur të shënojë vetëm 10 gola në po aq ndeshje dhe që llogariten në një gol për ndeshje, ndërsa rrjeta e portës kuqezi është shkundur 12 herë. Sa i përket rasteve që kuqezinjtë kanë krijuar për gol janë plot 103, ku 32 herë është goditur kuadrati dhe 48 janë goditje jashtë porte. Topat që kanë neutralizuar portierët kundërshtarë janë 23. Ndërsa nga 187 krosime të tentuar janë realizuar vetëm 82, që në 10 ndeshje përkthehet vetëm 44% të kompletuar. Kuqezinjtë kanë goditur vetëm 37 goditje këndi në të gjitha ndeshjet.
Performanca e skuadrës në fushën e lojës ka qenë e mirë duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë që kishin ndeshjet. Lojtarët kanë arritur të realizojnë 3450 pasime të sakta nga 4047 në tërësi dhe saktësia e pasimeve është 84% e realizuar, tregues pozitiv për nivelin e lojës. Ndërsa në statistika të përgjithshme për 10 ndeshjet e zhvilluara në këto eliminatore kuqezinjtë kanë zotëruar 47% të ndeshjeve në zotërimin e topit.
Mbrojtja që ishte një armë e fortë e kombëtares shqiptare në Europianin e lënë pas në 10 ndeshje kanë rikuperuar 311 topa dhe kanë lejuar 27 raste për pësim goli. Ndërsa portierët kanë arritur të evidentojnë 41 raste për gol, statistikë e mirë kjo për kualitetet që kanë portierët kuqezi. Në aspektin disiplinor Shqipëria është ndëshkuar me dy kartonë të kuq, të dy janë marrë në përballjen me Izraelin në ‘Loro Boriçi’, përkatësisht nga Gjemshiti dhe portieri Berisha. Ndërsa kartonë të verdhë për kuqezinjtë janë akorduar plot 21, ndërsa janë fituar 133 faulle, kundrejt 155 të shkaktuarve.
Këto eliminatore janë cilësuar mjaft pozitive për Kombëtaren shqiptare, pasi kanë arritur për herë të parë në vendin e tretë në eliminatoret e një Botërori. Lojtari me mw shumw minuta tw luajtur wshtw Hysaj, me plot 889 nw 10 ndeshje, ndërsa me mw pak wshtw Ahmedi me 5 minuta nw dy ndeshje.
Lista e plotë e prezencave dhe minutazhit të luajtur:
Hysa j- 10 ndeshje – 889 minuta
Roshi – 9 ndeshje – 703 minuta
Memushaj – 9 ndeshje – 655 minuta
Mavraj – 8 ndeshje – 720 minuta
Agolli – 8 ndeshje – 658 minuta
Berisha – 8 ndeshje – 658 minuta
Kukeli – 7 ndeshje – 455 minuta
Sadiku – 6 ndeshje – 396 minuta
Lila – 6 ndeshje – 361 minuta
Basha – 6 ndeshje – 360 minuta
Hyka – 6 ndeshje – 359 minuta
Xhimshiti – 5 ndeshje – 377 minuta
Llullaku – 5 ndeshje – 352 minuta
Ajeti – 4 ndeshje – 360 minuta
Xhaka – 4 ndeshje – 337 minuta
Abrashi – 4 ndeshje – 278 minuta
Balaj – 4 ndeshje – 300 minuta
Veseli – 4 ndeshje – 278 minuta
Grezda – 4 ndeshje – 245 minuta
Aliji – 3 ndeshje – 224 minuta
Cikalleshi – 3 ndeshje – 131 minuta
Strakosha – 2 ndeshje – 180 minuta
Kaçe – 2 ndeshje – 180 minuta
Memolla – 2 ndeshje – 62 minuta
Ahmedi – 2 ndeshje – 5 minuta
Gashi – 1 ndeshje – 60 minuta
Lenjani – 1 ndeshje – 46 minuta
Balliu – 1 ndeshje – 45 minuta