Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

9 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Ja si të përmirësoni kujtesën tuaj me teknikën e lashtë greke

Në mitologjinë greke, Mnemozina ishte personifikimi i kujtesës. Në Greqinë e Lashtë, para se të shkruheshin historitë, ato ri-tregoheshin me gojë. Për këtë arsye, kujtesa luante një rol të rëndësishëm në jetën e një tregimtari të Greqisë së Lashtë. 

Prandaj, nuk është shumë e habitshme pse koncepti i kujtesës. paraqitet në formën e perëndeshës Mnemozina. Përveç kësaj, grekët shpikën mënyra të ndryshme për të përmirësuar kujtimet e tyre. Një nga këto ishte Metoda e Locit, e cila është përdorur 

për një kohë të gjatë në botën perëndimore.

Kjo teknikë është e njohur si Udhëtimi i Kujtesës, Pallati i Kujtesës apo Teknika e Pallatit të Mendjes. Sipas oratorit romak Ciceronit, kjo teknikë u zbulua nga një poet lirik grek, Simonidi nga Ceos. Ciceroni rrëfen një histori, në të cilën sofisti u ftua për të recituar një poemë lirike në një banket në Thesali. 

Menjëherë pasi recitoi poezinë, Simonidit u thirr nga dikush jashtë, ndërsa kulmi i sallës së banketit u shemb papritmas. Të ftuarit e tjerë u shtypën për vdekje, ndërsa shumica e trupave u shpërfytyruan aq shumë, sa që ishte tejet i vështirë identifikimi për të kryer më pas varrosjen e tyre. 

Duke përdorur kujtesën e tij vizuale, ku ishin ulur të ftuarit në banket, Simonidi ishte në gjendje të identifikonte viktimat. Nga kjo përvojë, ai e kuptoi se do të ishte e mundur të kujtohej çdo gjë, duke e shoqëruar atë me një imazh mendor të vendit, duke zhvilluar në këtë mënyrë Metodën e Loci-t. 

Pra kjo metodë, mbështetet tek vizualizimi mendor i gjërave që synohen të kujtohen. Këto objekte janë të vendosura në një mënyrë të veçantë, në vende të ndryshme, përgjatë një rrugë të njohur p.sh shtëpia, vendi i punës, etj. 

Zhvillohet një udhëtim mendor me një pikë nisjeje dhe përfundimi. Prandaj, kur ju dëshironi të mbani mend për shembull një listë gjërat për të psonisur, apo pikat kryesore të një fjalimi, mjafton ta kryeni shpejt këtë udhëtim mendor, në mënyrë që të kujtoni çdo element. 

Kjo teknikë e memorizimit, mund të forcohet më tej duke i bërë imazhet më të gjalla. Për shembull, imazhet mendore, mund të shoqërohen me aromën dhe tingujt mendorë. Metoda e teknikës së mësimit përmendësh Loci, ishte tejet popullore në botën e lashtë dhe është përdorur gjerësisht deri në mesin e shekullit XVII-të. 

Ajo u zëvendësua përfundimisht nga sistemet fonetike. Megjithatë, studimet e kohëve të fundit, kanë dëshmuar se teknika e “pallatit të kujtesës”, mund të jetë shumë efektive. Sikurse raportoi pak kohë më parë e përditshmja britanike “The Guardian”:

Pasi kaluan 6 javë në ndërtimin e “pallatit të kujtesës”, njerëzit më shumë se e dyfishuan numrin e fjalëve që mund të mbanin mend në një periudhë të shkurtër kohore, dhe performanca e tyre mbeti e njëjtë edhe 4 muaj më vonë… pas vetëm 40 ditëve trajnim, aktiviteti i trurit të njerëzve ndryshoi ndjeshëm, duke qenë të krahasueshëm me disa nga njerëzit që janë rekordmenë botërore sa i përket kujtesës së fortë”.

Tags: Greqinë e LashtëkujtesaMnemozinateknikënvizuale

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës

“Shtriga” dhe “Krokodili” janë dosjet sekrete mbi pederastinë e Enver Hoxhës

Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike

Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike

Kosova rrezikon të humb 50 milionë euro të BE-së

Kosova rrezikon të humb 50 milionë euro të BE-së







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com