Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ja si të merrni një kredi të butë për banesë

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ja si të merrni një kredi të butë për banesë

Duhet të prisni më pak se një muaji që të fillojë shpërndarja e kredive të buta. Lista e parë me përfituesit e kredisë së butë pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe duke filluar nga muaji qershor qytetarët mund të fillojnë procedurat në bankë për të përfituar kredinë.

Ja me sa pikë do të vlerësoheni për çdo rast dhe situatë. Nuk disponon apartament në pronësi, 3 pikë. Banon në banesë në rrezik shembje, 2 pikë. Banojnë në banesa të mbipopulluara, 2 pikë. Kanë ngelur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore, 5 pikë. Familje të shpronësuara të pastreha, 8 pikë. Familje një prindërore që kanë në ngarkim një fëmijë, 5 pikë.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuara apo persona në pension, 3 pikë. Familje me më shumë se 3 fëmijë, 5 pikë. Familjet e reja ku çifti i bashkëshortëve e ka moshën deri në 70 vjeç, 15 pikë.

Persona me aftësi të kufizuar, 5 pikë. Persona me statusin e jetimit, 5 pikë. Emigrant i kthyer, 2 pikë. Familjet e policëve të rënë në detyrë, 3 pikë. Viktimat e dhunës në familje, 5 pikë. Komuniteti rom, 2 pikë. Të ardhura nën 80% të të ardhurave mesatare, 15 pikë. Të ardhura 80­100% të të ardhurave mesatare, 10 pikë. Të ardhurat 100 – ­120% të të ardhurave mesatare, 5 pikë.

Për gasoniere, që e përfitojnë 1­3 persona, të ardhurat minimale duhet të jenë 39.500 lekë të reja, ndërkohë që të ardhurat maksimale 65.900 lekë. Për familjet 3-4 anëtarë (1+1) të ardhurat minimale duhet të jenë 47.400 lekë, ndërkohë që të ardhurat maksimale 79 mijë lekë. Për 4-­6 (2+1) persona në një familje, të ardhurat minimale duhet të jenë 63 mijë lekë, ndërsa të ardhurat maksimale 105 mijë lekë.

Ndërkohë për familjet me më shumë se 5 anëtarë të cilat dëshirojnë të përfitojnë apartament 3+1 duhet të kenë të ardhura minimale 79 mijë lekë dhe të ardhura maksimale 131 mijë lekë.

 Dokumentacioni që ju duhet:

  1. –Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.
  2. -Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.
  3. -Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
  4. -Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.
  5. -Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.
  6. -Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.
  7. -Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
  8. -Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
  9. -Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
  10. -Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
  11. -Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.
  12. -Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.
  13. -Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
  14. -Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
  15. -Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.
  16. -Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.
  17. -Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.
  18. -Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.
  19. -Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
  20. -Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit. 
Tags: aplikantbashkiaDokumentacionikredi e bute

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni
Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

14:41 | 31/01/2026
KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!
Aktualitet

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

14:35 | 31/01/2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Next Post
Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen

Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen

Zbulohet strategjia se si do i kërkojë votat Partia Socialiste

Zbulohet strategjia se si do i kërkojë votat Partia Socialiste

Shkodër, identifikohet cili qëlloi mbi boksierin

Shkodër, identifikohet cili qëlloi mbi boksierin







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni
Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

by mirseda
14:41 | 31/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

14:35 | 31/01/2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com