Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja si Makiaveli mashtronte princërit e Evropës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja si Makiaveli mashtronte princërit e Evropës

Në dimrin e vitit 1538, një anglez që prej disa kohësh jetonte në Itali udhëtoi për në Firence. Kardinali Rexhinald Pol ishte një përkrahës i devotshëm i Kishës së Romës, në një kohë kur Reformacioni Anglez kërcënonte të përçante Kishën. Ai kishte ikur në mërgim, pasi kundërshtoi divorcin e Mbretit Henri nga Katerina e Aragonës, dhe u vendos në Itali. Bashkë me punët e tjera në Firence, Pol kishte një mision personal. Rreth një dekadë më parë, pati zhvilluar një bisedë me Tomas Kromuellin, një njeri me origjinë modeste, që tashmë shërbente si këshilltari kryesor i mbretit.

Kromuell kishte zhdukur kritikat, ose të paktën kështu i dukej Pol, ndaj epsheve seksuale dhe blasfemisë së Henrit. Ai qe lloji i këshilltar ambicioz, që sipas tij kishte ideuar divorcin monarkik, duke e vënë Anglinë në një gjendje lufte me Kishën, kishte vrarë priftërinj dhe fisnikë dhe kishte gjetur gjithmonë një pretekst për të justifikuar akte të tilla.

Kur po mendonte të këqijat që e shtynë të largohej nga atdheu i tij, Pol mori një libër rreth artit të qeverisjes, të cilin Kromuell ia kishte lëvduar kur qenë takuar në fillim. Autori i librit ishte një qytetar i Firences. Ai kishte vdekur mbi 10 vjet më parë, kështu që Pol s’mund ta takonte personalisht.

Por nëse kardinali do të kishte mundësi ta lexonte atë libër, kjo mund ta ndihmonte të kuptonte më mirë mendjen e Kromuellit dhe veprimet e Henrit në Angli. Sapo shtiu në dorë një kopje të librit, Pol filloi të lexojë i magjepsur, dhe pastaj me një tmerr në rritje. “Sapo kisha filluar të lexoja librin”- shkroi ai më vonë “kur njoha në të dorën e djallit, edhe pse ai mbante emrin e një njeriu, dhe qe shkruar në një stil njerëzor”.

Teksti fiorentin, përmbante të gjitha doktrinat që duket se diktonin politikat e Kromuellit. Princërit, thoshte ai, duhej të ndërtonin shtetet e tyre, bazuar më shumë tek frika sesa dashuria. Përderisa jetojnë në një botë të mbushur me gënjeshtra dhe dhunë, ata s’kanë zgjidhje tjetër, përveçse të praktikojnë hipokrizinë.

Në fakt, princi që di më së miri si të mashtrojë, do të jetë më i suksesshmi. Me pak fjalë, deklaroi Pol, libri që admironte Kromuelli ishte plot me “gjëra që kutërbojnë ligësinë e Satanit”. Autori i saj është qartësisht “armik i racës njerëzore”. Libri që e shtangu aq shumë Kardinali Pol ishte “Princi”, dhe emri i autorit të saj Nikolo Makiaveli.  I tmerruar dhe i intriguar, Pol qe i vendosur të mësonte më shumë në lidhje me njeriun që mund të shkruante gjëra të tilla. Rezultoi se Makiaveli, kishte shkaktuar dikur plot probleme për familjen mbretërore Mediçi në Firence. Në vitin 1512, një vit para të shkruante veprën e tij më famëkeqe, qeveria e re Mediçi e kishte larguar nga detyra e nëpunësit civil që kishte mbajtur për gati 15 vjet, duke e burgosur dhe torturuar nën dyshimet për komplot me qëllim përmbysjen e principatës.

Këto fragmente të biografisë së tij, duhet të kenë dalë kur Pol e pyeti mikpritësin fiorentin mbi bashkatdhetarin e tij. Sepse, shkroi ai, kur tha mendimin e tij në lidhje me librin, ai e justifikoi autorin, “duke u përgjigjur me të njëjtën argument, që kishte ofruar vetë Makiaveli kur e kishin pyetur”.

Përgjigja e Makiavelit, më tha fiorentini, ishte se jo çdo gjë tek “Princi” shprehte mendimet vetjake. Përkundrazi, ai do të shkruante atë që mendonte se do t’i pëlqente një princi, veçanërisht princit Mediçi, të cilit ia përkushtoi librin e hollë: Lorenzo di Piero de Mediçi, një djalë i ri me prirje tiranike.

Por, qëllimi i Makiavelit nuk ishte vetëm të kënaqte princin: ai kishte një qëllim edhe më ogurzi. Ky shkrimtar i lig, nuk kishte iluzione mbi dobinë e mësimeve të tij cinike. Në fakt, ai ishte i sigurt se çdo princ që do t’i vinte ato shpejt në praktikë, do të ngjallte urrejtjen popullore dhe vetë-shkatërrohej. Dhe kjo qe pikërisht ajo që dëshironte Makiaveli, i theksoi Pol miku i tij fiorentin.

Qëllimi i tij ishte të shkruante për një tiran ato gjëra që i pëlqejnë tiranëve, dhe duke u sjellë në këtë mënyrë, tirani kokëfortë dhe i etur për më shumë pushtet, do të rrëzohej shpejt nga froni. Me fjalë të tjera, këshilla më tronditëse e librit ishte ironike.

Autori veshi maskën e një këshilltari të dobishëm, duke qenë i vetëdijshëm mbi marrëzinë e këshillave të tij, dhe shpresuar të tërhiqte në grackë sundimtarët për të vulosur shkatërrimin e tyre. Ky shpjegim, i jepte kuptim edhe diçkaje që e kishte shqetësuar Polin gjatë leximit të Princit.

Edhe pse Makiaveli ishte qartazi një njeri me një inteligjencë të pazakontë, disa prej maksimave të tij dukej se dëshmonin, siç e thekson kardinali, një “bulladallëk të trashë”.

Ishte e qartë për Pol se një princ që fiton pushtetin përmes frikës, nuk do të fitojë siguri për veten apo shtetin e tij. “Princi” pretendonte të vendoste faktet e ashpra politike, përpara idealeve morale. Por, si një doracak se si duhej siguruar pushteti, këshilla e tij ishte në mënyrë flagrante jorealiste. Realizmi i vetëshpallur i Makiavelit, elementi kryesor i shitjes së librit të tij, qe një mashtrim. Dhe Tomas Kromuell, Henri VIII, dhe Anglia ishin ndër viktimat e tij të para. Kromuell e kishte përvetësuar Princin në kuptimin e tij të fjalëpërfjalshëm, këmbëngulte Pol, duke zbatuar doktrinat e veta djallëzore me besimin se ato qenë tejet të përpunuara dhe menduara hollë, duke rënë kësisoj në kurthin e Makiavelit.

Nëse shkrimtari do të qe ende gjallë, do të ishte duke qeshur me veprën e tij. Megjithatë pasojat nuk qenë objekt humori. Anglia në vitin 1539 ndodhej buzë greminës, dhe monarkët e tjerë të krishterë mund të ndiqnin shembullin e Henrit, kështu që edhe ata mund të magjepseshin nga Makiaveli.

“Mbajeni mend mirë këtë, sundimtarë”, paralajmëroi Pol; kini kujdes nga ky shkrimtar me dy fytyra. “Sepse qëllimi i doktrinës së tij, është të veprojë si një lloj drogë që synon të marrosë princat”, duke i bërë ata të sulmojnë popullin e tyre me “egërsinë e luanit dhe dinakërinë e dhelprës”.

Pol ishte i pari ndër lexuesit e shumtë që e demonizoi Nikolo Makiavelin, dhe e lidhi emrin e tij me praktikat e njerëzve të paskrupullt si Kromuell. Ndërkohë në Anglinë e shekullit XVI, mbështetësit e këtij Makiaveli demonian, qenë kryesisht njerëz të fesë, si katolikët ashtu edhe protestantët. Në gjykimin e tyre, Makiaveli qe një “lavdërues i demokracisë”, dhe se synimi i tij, ishte të mbronte sundimin e ligjit kundër papëve të korruptuar dhe tiranëve.

Por, si mund të përputhet imazhi i një Makiaveli të virtytshëm, me çdo gjë që ai thotë tek “Princi”? Përgjigja e mbrojtësve të tij, ishte se ai qe një mjeshtër i ironisë, që u ofronte udhëheqësve këshilla, të cilat e dinte se ishte të pakujdesshme.

Kur përshkruan se si Çesare Borxhia masakron guvernatorin e vet, duke e ndarë në dy pjesë dhe e hedhur trupin e tij sheshin qëndror të Çezenës, Makiaveli i jep lexuesit imazhin e paharrueshëm se sa larg janë në gjendje të shkojnë princat vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin, duke treguar se qëllimi i vërtetë i shkrimtarit të “Princit”, ishte të vinte në dukje perversitetin e sundimit mbretëror. Qëllimi i tij ishte të paralajmëronte njerëzit që jetonin në republikat e lira, mbi rreziqet me të cilat ballafaqoheshin, nëse besonin verbërisht tek mirësia e një njeriu në pushtet.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: evropeMakiavelimashtronteprincëritPrinci

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
(Emrat) Dhjetë anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk justifikojnë dot 65 milionë lekë

(Emrat) Dhjetë anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk justifikojnë dot 65 milionë lekë

5 librat me famë botërore që kanë ndryshuar jetët e lexuesve

5 librat me famë botërore që kanë ndryshuar jetët e lexuesve

(Video) Rama “belbëzon” betohem pa vendosur dorën mbi kushtetutë, ja çfarë thotë ligji

(Video) Rama “belbëzon” betohem pa vendosur dorën mbi kushtetutë, ja çfarë thotë ligji







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Trilioni i Kinës sfidon Europën
Bota

Trilioni i Kinës sfidon Europën

by mirseda
15:01 | 09/12/2025
0

Kina ka arritur një rekord historik në tregtinë ndërkombëtare: Një suficit vjetor mbi një trilion dollarë, një...

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

14:49 | 09/12/2025
Vrasja e e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

14:21 | 09/12/2025
Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

14:06 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com