Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ja si Edi Rama po “pushton” komplet Bashkinë e Tiranës,kryeministri mbyll dyert e institucionit për njerëzit besnikë

10 muaj ago
in Politikë
Ja si Edi Rama po “pushton” komplet Bashkinë e Tiranës,kryeministri mbyll dyert e institucionit për njerëzit besnikë

Bashkia e Tiranës po përjeton një ndryshim të rrënjësishëm në strukturat e saj, me ndikimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama, i cili duket se po forcon kontrollin mbi institucionin dhe po mbyll dyert për figurat kyçe të besuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Largimet dhe emërimet e reja në nivelet drejtuese po sinjalizojnë një spastrim të dukshëm të kuadrove të lidhura me Veliajn, duke i hapur rrugë një administrate të re, me besnikëri të plotë ndaj qeverisë qendrore.

Si fillim, pas arrestimit të Veliajt, në krye të Bashkisë së Tiranës, me pëlqimin e Ramës, u vendos Anuela Ristani. Një nga vendimet e fundit të Ramës është gjithashtu kërkesa për shkarkim e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi, dhe kryetares së komanduar nga Veliaj, Sara Goxhaj, të dy besnikë të Erion Veliajt. Pas këtyre shkarkimeve, Rama thuhet se ka emëruar në vend të Dokushit një të besuar të tij, duke e konsoliduar pushtetin në bashki dhe duke dhënë sinjale të qarta për spastrim të strukturave të vjetra. Me arrestimin e Veliajt, Rama po e trajton Bashkinë e Tiranës si një trofe të fituar dhe nisi menjëherë ndryshimet, duke siguruar që asnjë figurë e afërt me Veliajn të mos kishte ndikim.

Burime nga brenda Bashkisë së Tiranës tregojnë se presioni mbi drejtorët dhe zyrtarët e afërt me Veliajn është rritur ndjeshëm. Para pak javësh drejtori i policisë bashkiake dha dorëheqjen. Me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në horizont, kryeministri duket se nuk po lë hapësirë për manovra të pavarura brenda Partisë Socialiste dhe po konsolidon pushtetin duke rikonfiguruar strukturat e administratës vendore. Në vijim, priten zhvillime të tjera, me largime të mëtejshme nga Bashkia e Tiranës dhe afrimin e figurave të reja, që do të jenë tërësisht të varura nga Rama.

Kjo lëvizje jo vetëm që do të ndryshojë balancën e pushtetit në institucion, por mund të ndikojë edhe në raportet e brendshme të Partisë Socialiste në prag të betejave elektorale. Për momentin, ajo që duket e sigurt është se kontrolli i Bashkisë së Tiranës ka kaluar tërësisht në duart e Edi Ramës. Kjo lëvizje politike e kryeministrit është gjithashtu një mënyrë për t’u distancuar plotësisht nga ndikimi i mëparshëm i Veliajt dhe për të krijuar një administratë të re, që do të ketë gjithmonë në fokus kontrollin e plotë të qytetit dhe të fondeve të tij.

Kontrolli i Ramës në Bashki

Rama ka treguar kohët e fundit publikisht se ai do të ketë vëmendje maksimale ndaj punëve të bashkisë. “Që Shqipëria e nesërme të jetë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë. Siç është Tirana europiane për të gjithë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të luftojmë. Këto dhimbje janë të padrejta, por nuk duhet të lëkundemi, përndryshe asgjë nuk ndryshon, ose ndryshon për keq, degradon, kalbet, siç u kalb Tirana. Kur në vitin 2000, unë hyra në Bashki dhe kishte vetëm 78 llamba neoni që ndizeshin nëpër Tiranë.

Përfytyrojeni ju më të rinjtë dhe ata që jetojnë sot ku e ku me atë që jetonin dje. 78 llamba neoni fiks, asnjë më shumë. Nga ndërprerjet e pafundme të energjisë elektrike, Tirana dukej natën si një varrezë-qytet. Që ta mbyll këtë parantezë, nuk më takon mua që Lali Eri është i pafajshëm ose fajtor. Pavarësish se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj në opinionin tim dhe t’ia lë drejtësisë ta zgjidhë këtë. Barra juaj është që makineria e Bashkisë së Tiranës mos të fiket në asnjë minutë. Vëmendja ime për Tiranën, për bashkinë do të jetë e pandërprerë”, tha Edi Rama. Pas arrestimit të Erion Veliajt, kreu i socialistëve pranoi se gjatë kësaj periudhe, ai do të bashkërendojë punët në bashki me nënkryetarët.

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA paralajmëron për përmbytje në Shqipëri
Politikë

Ambasada e SHBA paralajmëron për përmbytje në Shqipëri

16:35 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
Politikë

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Politikë

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Next Post
Tifozët e Kombëtares premtojnë atmosferë të zjarrtë, nisin lëvizjet e shumta pranë mitikut “Wembley”

Tifozët e Kombëtares premtojnë atmosferë të zjarrtë, nisin lëvizjet e shumta pranë mitikut “Wembley”

Edi Rama shkel ligjin, merr kompetencat e pushtetit vendor, “dorëzohet” Erion Veliaj, lajmëron largimin e Sara Goxhajt

Edi Rama shkel ligjin, merr kompetencat e pushtetit vendor, “dorëzohet” Erion Veliaj, lajmëron largimin e Sara Goxhajt

Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh

Shtohen telashet për Sali Berishën, gati t’i hapen dy dosje të tjera në SPAK për vrasje dhe falsifikim dokumentesh







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com