Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja si do të jetë bota pas Donald Trump-it

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ja si do të jetë bota pas Donald Trump-it

Për një evropian, vizita në Shteteve të Bashkuara këto ditë, i ngjan paksa shkuarjes tek dentisti:dhëmbët janë të sëmurë, aroma juaj e gojës është problematike, dhe ju dilni që andej me një shije të keqe të vazhdueshme.

Kohët e fundit, qëndrova për 3 muaj në Uashington me ftesë të fondacionit Henry A.Kissinger. Mesa duket, detyra ime ishte të arrija një kuptim të një bote që ishte e egër. Por unë mendoj se gjatë kohës së qëndrimit tim atje, e vetmja gjë që arrita në realitet, ishte një konfuzion i një niveli të lartë.
Nuk qe vizita ime e parë në Amerikë, por kjo ishte më shqetësuesja. Ajo që e gjeta të ishte kaq shqetësuese, ishte polarizimi i përhapur politik që ka kapluar vendin. Është gjithashtu e qartë se Amerika është bërë më e mbyllur në vetevete, dhe më e prirur të besojë në teoritë e konspiracionit.
Dhe në Uashington tani, njerëzit nuk janë në gjendje të diskutojnë asgjë, përveç Presidentit Trump. Ata flasin për presidentin, edhe kur pretendojnë se flasin për diçka tjetër. Është gjithnjë Trump, gjatë gjithë kohës. Të vetmit njerëz që shmangin së folurit për Trump, janë ata që punojnë për të.
Kur vizitoja dikur Uashingtonin, njerëzit në qeveri ishin të etur të flisnin me mua, një analist, për gjithçka, që nga lufta në Ukrainë, deri tek tregtia me Bashkimin Evropian. Ata donin që argumentet e tyre të dëgjoheshin në kontinent, dhe donin mendimin e të huajve mbi ngjarjet botërore.
Por zyrtarët në administratën Trump, distancohen nga shumë njerëz – sidomos të huajt si unë. Ndoshta ata kanë frikë se ne mund të kuptojmë, që edhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë shumë informacione, në lidhje me atë që presidenti planifikon të bëjë në të ardhmen.
Megjithatë ata që duan të flasin në emër të zotit Trump, e paraqesin politikën e jashtme jo-ortodokse, si të ngjashme me atë të Riçard Niksonit. Por ajo që unë nuk mund të kuptoj dot në këto biseda, është se kush e luan këtë herë Henri Kisingerin.
Ndryshe nga zyrtarët qeveritarë, kritikët e presidentit në botën e think-tankeve dhe mediave, duken të etur për të biseduar me evropianët. Kjo është një lloj psikoanalize e pafundme, në të cilin nuk është e lehtë të kuptojmë se kush është pacienti, dhe kush analisti.
Teksa takova dhjetëra njerëz të tillë përreth Uashingtonit, dëgjova të njëjtat gjëra:Trump është rastin më të mirë një president i rastësishëm; ai është një president i pakicës; ai u zgjodh nga rusët; dhe në një farë pike (edhe pse jo shumë shpejt) do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Pas kësaj bisede fshihet një kombinim i ankthit dhe shpresës – ankthi rreth asaj që zoti Trump ka shkatërruar, dhe shpresës se sapo ai të jetë larguar nga detyra, çdo gjë do të rikthehet në normalitet. Kjo pjesë është e njohur.
Një shpresë të ngjashme, e kam ndeshur edhe në Evropë. Në shumicën e kryeqyteteve evropiane, politikëbërësit duan të besojnë se para se të jetë shumë vonë, Trump do të zhduket nga skena dhe rendi botëror – duke përfshirë aleancat e ngushta midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara – do të rikthehet të jetë ai që ishte dikur.
Por ky është është sekreti i pistë, që kam mësuar gjatë 3 muajve të qëndrimit tim në Uashington: Kjo nuk është e vërtetë. Bota nuk do të jetë më si dikur, edhe nëse demokratët do ta fitojnë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Dhe kjo jo thjesht sepse edhe nëse zoti Trump do të jetë larguar, në mbarë botën shumë nga liderët Trumpianë do të vazhdojnë të mbeten në pushtet.
Shumë nga ndryshimet që ka sjellë Trump në politikën e jashtme të Amerikës, do të ekzistojnë edhe shumë kohë pasi ai të ketë lënë presidencën. Kur është fjala për rolin e Amerikës në botë, ai mund të përfundojë duke qenë më konsekuent sesa Xhorxh w.Bush apo Barak Obama.
Momenti Trump në fund mund t’i ngjajë momentit Truman, kur për një periudhë të shkurtër, Amerika ndryshoi në mënyrë dramatike pikëpamjet e saj mbi botën. Kjo mund të jetë një gjë e vështirë për t’u gëlltitur nga evropianët, por ky është mesazhi që po sjell me vete nga Uashingtoni.
Bota e post-Trumpiane, nuk do të jetë bota para-Trumpit. Presidenca e zoti Trump, ka sjellë dy ndryshime të rëndësishme, që kanë të ngjarë të jenë të qëndrueshme. Së pari, me administratën e tij, amerikanët kanë humbur besimin në jashtëzakonshmërinë e tyre.
Nuk janë vetëm presidentët, por edhe brezi i mijëvjeçarit (të cilët kryesisht e kundërshtojnë), që nuk ndajnë besimin se Amerika është një “komb i domosdoshëm”, dhe me një detyrim moral për ta bërë botën të sigurt për demokracinë. Dallimi është se ndërsa brezi i ri beson se Amerika vështirë se është më e mirë se sa vendet e tjera, Trump beson se nëse Amerika dëshiron të mbrojë udhëheqjen e saj globale, ajo duhet të jetë më e mirë se të tjerat.
Së dyti, nën presidencën Trump, rivaliteti me Kinën është bërë parimi organizues i politikës së jashtme amerikane. Republikanët dhe demokratët, nuk pajtohen mbi gati asgjë sot. Por një fushë ku duket se ka konsensus mes tyre, është se Amerika duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Kinës.
Vetëm disa shpirtra të humbur në Uashington, vazhdojnë të besojnë se zhvillimi ekonomik i Kinës, do të çojë në një hapje politike. Tani ekziston një konsensus, se lejimi i Kinës për t’iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001 ishte një gabim, dhe se në qoftë se Amerika nuk arrin ta frenojë tani ekspansionin gjeopolitik të Kinës, nesër do të jetë e pamundur ta bëjë këtë.
Sipas mendimit tim, ankthi i Amerikës në lidhje me Kinën, është kuptimi i faktit se autoritarizmi i të dhënave të mëdha dhe miqësor ndaj tregtisë i Kinës, është një kundërshtar shumë më i rrezikshëm për demokracitë liberale sesa komunizmi sovjetik.
Është e zakonshme të dëgjosh sot evropianët, të shfaqin nostalgji për Luftën e Ftohtë, një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore, u bashkuan në një aleancë kundër Bashkimit Sovjetik. Por amerikanët nuk e ndajnë këtë nostalgji. Ata po kërkojnë aleatë të rreshtuar kundër Kinës.
Dhe përplasja me Pekinin, nuk është diçka për të cilën janë të interesuar shumica e evropianëve. Do të ishte një tragjedi, dhe më keq akoma një gabim, nëse evropianët nuk do të arrijnë ta kuptojnë se marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara do të përcaktohen nga Kina, jo vetëm tani, por edhe pasi zoti Trump të kenë lënë detyrën që mban.
Dhe që Evropa të ketë një qëndrim të qartë në përplasjen e ardhshme midis Uashingtonit dhe Pekinit, do të jetë shumë më e dhimbshme sesa të shkosh tek dentisti.

/Ivan Krastev, është kryetar i Qendrës për Strategjitë Liberale, anëtar i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, dhe autori i librit më të fundit “Pas Evropës”.
/Burimi: New York Times – Bota.al

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Rrënimi i opozitës”/Pas largimit nga Këshilli Bashkiak, Topollaj: Basha do të privatizoj PD-në, Kryemadhi me Veliajn

“Rrënimi i opozitës”/Pas largimit nga Këshilli Bashkiak, Topollaj: Basha do të privatizoj PD-në, Kryemadhi me Veliajn

Flet kirurgu që operoi Ina Nukun: Si e ‘krijuam’ gishtin e saj nga pjesët e trupit

Flet kirurgu që operoi Ina Nukun: Si e ‘krijuam’ gishtin e saj nga pjesët e trupit

Korruptonin gjyqtarët, pranga avokatit dhe laçianit

Korruptonin gjyqtarët, pranga avokatit dhe laçianit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

by mirseda
22:36 | 08/08/2025
0

Këtë vit, disa vende evropiane kanë vendosur gjoba të rënda për turistët që sillen keq. Por pse...

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

22:28 | 08/08/2025
Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com