Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja pse duhet themeluar një ushtri pan-evropiane

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Ja pse duhet themeluar një ushtri pan-evropiane

Nga James R.Holmes “The Hill”/ A duhet që Evropa të themelojë një “ushtri të vërtetë” pan-evropiane, sikurse propozoi të martën kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim të Parlamentit Europian? Po. Evropa duhet të mbajë barrën e vet të mbrojtjes. Kjo është ajo që bëjnë fuqitë e pjekura, dhe Bashkimi Evropian synon të jetë një fuqi e tillë.

Për më tepër, marrja e kësaj barre do të vepronte kundër rënies që po vërehet në marrëdhëniet transatlantike, apo një katastrofe të kohës së luftës. Harrojeni mosmarrëveshjen transatlantike, stilin negociues të presidentit Donald Trump apo skepticizmin ndaj pengesave të aleancës. Presidenti Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për 2 ose 6 vjet, pavarësisht nga vullneti i votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Evropa duhet ta marrë fatin në duart e veta, siç bën thirrje kancelarja Merkel, pasi kjo ka një kuptim strategjik. Do të ishte një idiotësi që ajo të ndërmerrte një projekt të një magnitude të tillë, vetëm nga antipatia ndaj një personaliteti gërryes si Trump. Më shumë sesa tek armiqësitë e vogla, ajo duhet të foksohet tek strategjitë afatgjata.

Le të shqyrtojmë pse-të dhe si-të dhe e ngritjes së një ushtrie pan-evropiane. Pse-të janë filozofike dhe praktike. Së pari, filozofike. Siç vërente diplomati njohur austriak Klemens von Meternik në kohën e Luftërave Napoleonike, aleancat, koalicionet dhe “të gjitha vëllazërimet“ ndërmjet kombeve tentojnë të “shpërbëhen”, nëse nuk i bashkon një “qëllim i përcaktuar”.

NATO, aleanca më e suksesshme në histori, ka sfiduar gravitetin diplomatik për 3 dekada që nga Lufta e Ftohtë. Ajo është mbajtur në këmbë, edhe pas qëllimit të përcaktuar rreptësisht të mbrojtjes kolektive kundër Bashkimit Sovjetik. Por Evropa, nuk duhet të pranojë se kjo do të vazhdojë përgjithmonë. Brukseli duhet të kultivojë një alternativë të pavarur ushtarake, në rast se princi Meternik ka të drejtë, dhe nëse shembet Aleanca e Atlantikut.

Së dyti, praktike. Një oqean ndan Amerikën e Veriut nga gjysma evropiane e komunitetit Atlantik. Nëse shpërthen lufta në Evropë, marina ruse do të bëjë atë që anijet perandorake gjermane dhe naziste u përpoqën të bënin gjatë luftërave botërore:të pengojnë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë nga përdorimi i fuqisë punëtore dhe materialeve të luftës në Atlantikun e Veriut, për të përforcuar forcat tokësore dhe ajrore në Evropë.

Moska do të dërgojë raketat, dhe veçanërisht nëndetëset e armatosura me raketa me armë bërthamore në Oqeanin Atlantik, për të fundosur transportuesit amerikanë. Për shkak se Gjermania dështoi dikur, kjo nuk do të thotë se Rusia do të dështonte sot. Siç e kam theksuar edhe me herët, flota tregtare amerikane ka rënë në numër gjatë dekadave, dhe mund të detyrohet të lundrojë pa mbrojtjen e Marinës së SHBA-së. Kjo do të afronte katastrofën.

Nëse do të mbërrijnë apo jo në kohë në Evropë një pjesë e trupave dhe furnizimeve të mjaftueshme, kjo është një çështje e hapur. Forcat tashmë në terren, mund të duhet të ndryshojnë koordinatat për një interval të pacaktuar. Është e vështirë të imagjinohet një rikthim i NATO-s në pozitat e Luftës së Ftohtë, ku ushtria amerikane dhe Forcat Ajrore, gjendeshin në kontinent në një numër të madh.

Qindra mijëra pjesëtarë të personelit amerikan, e quanin Evropën shtëpinë e tyre gjatë Luftës së Ftohtë; tani janë vetëm 62.000 persona. Dhe kjo e fundit, nuk është një forcë lufte kundër një agresori të madh. Forcat amerikane, do të duhet të kalojnë Atlantikun përballë anijeve dhe nëndetëseve ruse.

Është e nevojshme që Evropa të mbledhë një forcë kohezive luftarake të saj, në mënyrë që forcat amerikane të mos arrijnë shumë vonë. Një forcë e tillë mund të pengojë humbjen. Dhe si duhet që Evropa të themelojë një ushtri të kombinuar? Kryesisht duke pranuar dhe zgjedhur të kapërcejë shumë pengesa për integrimin pan-evropian.

Është një gjë për Merkelin apo presidentin francez Emanuel Makron të përkrahin një ushtri evropiane, dhe një gjë tjetër ta realizojnë atë vizion në praktikë. Siç është shprehur me shaka

një strateg:shpresa nuk është një strategji. Ose më së paku, jo një strategji e mirë.

Mendoni pak për kulturën. Një ushtri evropiane, do të kishte disa ngjashmëri me ushtritë poliglote të perandorive të vjetra. Ajo do të haste pengesa të konsiderueshme gjuhësore dhe kulturore. Perandoria Romake në kulmin e saj shkëlqeu me përfshirjen e popujve të pushtuar në perandori, dhe me legjionet e saj të frikshme.

Britania e Madhe përzgjodhi talentet në mesin e skocezëve dhe indianëve anglishtfolës, ndërsa Londra drejtonte një perandori në të cilën dielli nuk perëndonte kurrë. Më të dobëta, dhe ndoshta më të zakonshme, janë problemet që patën forcat shumëkombëshe nga Austro-Hungaria, Rusia dhe deri tek Bashkimi Sovjetik.

Për shembull, për shkak të pabarazive në gjuhë, kulturë dhe histori, komandantët rusë të hutuar u përballen me ushtrisë japoneze perandorake gjatë Luftës Ruso-Japoneze të viteve 1904-1905. Rusia humbi. Ajo që forcat e armatosura të SHBA-së e quajnë “uniteti i përpjekjes”, dëshmohet të jetë e e pakapshme kur përpiqesh të krijosh një ushtri të përbashkët nga kombësi të ndryshme.

Arritja e saj kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe durim.

Themeluesit e një ushtrie evropiane duhet të studiojnë historinë e forcave shumëkombëshe të kaluara, duke përjashtuar tiparet e tyre më të këqija, dhe kopjuar ato më të mira. Duhet të mësojnë nga historia. Dhe pastaj ekzistojnë probleme “ndërvepruese” të këtij procesi.

Edhe një forcë kohezive, siç është ushtria amerikane, e ka të vështirë të punojë bashkë për shkak të pajisjeve, taktikave, procedurave, si dhe kulturave organizative të ndryshme. Pjesa më e vështirë vjen nga prodhuesit e ndryshëm në fushën e mbrojtjes. Forcat tokësore, ajrore dhe detare veprojnë në fusha të ndryshme, dhe kësisoj, aviatorët dhe marinarët, dhe trupat tokësore kanë supozime rrënjësisht të ndryshme mbi strategjinë e luftës.

Prandaj grindjet e ashpra, e dëmtojnë Pentagonin në mesin e streseve dhe tensioneve të luftës. Tani shumojini këto probleme me 28 shtetet anëtare të BE-së, që do të kontribuonin me forca në një ushtri nën federatën e lirshme që është Bashkimi Evropian. Uashingtoni funksionon më lehtë, në kontrast me Brukselin.

Dhe kjo na sjell sërish tek politikanët. Njerëzit e biznesit, thonë se produktet e reja mund të vijnë shpejt dhe lirë– mjafton të zgjidhni dy nga tre të tilla. Me sa duket, Merkel, Makron dhe të tjerë duan që një forcë evropiane të jetë e mirë. Përndryshe, pse shqetësohen? Dhe me sa duket ata duan ta themelojnë atë tani, para se të jetë shumë vonë

Tek e fundit, epoka e rivalitetit të fuqive së madhe është rikthyer. Nëse Evropa ka nevojë për një ushtri, ajo ka nevojë të shpejtojë. Prandaj kjo premton të jetë një sipërmarrje e kushtueshme. Nëse është kështu, evropianët duhet të vendosin të investojnë bujarisht tek forcat e tyre të armatosura pas dekadave hezitimi. Ky është çmimi i pavarësisë.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: duhetpan-evropianethemeluarushtri

TË LIDHURA

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal
Aktualitet

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal

17:07 | 14/10/2025
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Aktualitet

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

16:13 | 14/10/2025
Next Post
Video/Gafa e vitit, dy herë me portë bosh dhe topi përfundon në mesfushë

Video/Gafa e vitit, dy herë me portë bosh dhe topi përfundon në mesfushë

Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani

Sky News: Bandat shqiptare shesin vajzat si prostituta në Britani

Faji (jo vetëm) i Panuccit!

Faji (jo vetëm) i Panuccit!







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit
Aktualitet

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

by mirseda
18:18 | 14/10/2025
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, teksa iu përgjigj edhe...

Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

18:15 | 14/10/2025
Shqipëria ndryshon fytyrë për miqësoren me Jordaninë, titullarët

Shqipëria ndryshon fytyrë për miqësoren me Jordaninë, titullarët

18:02 | 14/10/2025
Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut

Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut

17:40 | 14/10/2025
“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com