Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja cili ishte motivi i tmerrshëm, pse u shpik dikur sharra elektrike

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ja cili ishte motivi i tmerrshëm, pse u shpik dikur sharra elektrike

Nëse do të thoshim që sharra elektrike u shpik në fillim, për synime që i përshtateshin një filmi si “Masakra me sharrë elektrike në Teksas”, do të ishim shumë larg së vërtetës. Në fakt, përdorimi i këtij mjeti pune të rrezikshëm, ka qenë në fillim mbi mishin e njeriut, dhe jo drurët në pyll.

Sharra elektrike me zinxhirë u shpik nga një 2 kirurgë në Skoci, Xhejms Xhefraj dhe Xhon Aitken. Ata nuk ishin shkencëtarët e çmendur sadistë, që mund të imagjinoni në këto momente. Besojeni apo jo, ata e krijuan këtë pajisje për të lehtësuar nënat në lindjen e fëmijëve të tyre.

Njerëzit në shekullin XVIII nuk kishin të gjitha barnat dhe mjetet kirurgjikale që kemi sot. Kjo ishte para shpikjes së anestezisë, operacionit çezarian, dhe rreth 10 mënyrave të tjera që e kanë bërë lindjen një proces më pak të dhimbshëm.

Kur u shpik për herë të parë, sharra elektrike u përdor fillimisht për të kryer një procedurë (fatmirësisht të vjetruar) të njohur si simfiziotomi. Ky ishte një operacion shumë i dhimbshëm, gjatë së cilit mjekët prisnin kërcin dhe kockën që lidh legenin, në mënyrë që të lejonin foshnjat me peshë shumë të madhe trupore të kalonin nëpër kanalin e lindjes, për të parë ditën e kësaj bote, përndryshe ato rrezikonin të humbnin jetën.

Dhe situata nuk ishte shumë më mirë përpara se çifti i mjekëve skocezë të shpiknin sharrën elektrike. Mjekët para tyre përdorën një thikë të mprehtë, që thjesht nuk e kryente punën në kohë.

Ndaj edhe pse shpikja e tyre na duket sot e frikshme (dhe sigurisht edhe për gratë e shekullit XVIII), ajo cilësohet si një zhvillim human në teknologjinë e lindjes. Për pjesën më të madhe të botës, makthi i simfiziotomisë përfundoi sapo shkenca mjekësore filloi të përdorë anestezinë në gjysmën e fundit të shekullit XIX-të.

Por siç raportoi CNN në vitin 2015, qindra gra në Irlandë iu nënshtruan operacionit të tmerrshëm deri në fundin e shekullit XX-të. “Outlet”, intervistoi disa gra që iu nënshtruan simfiziotomi gjatë lindjes me vetëm anestezi lokale.

Ato treguan tmerret e asaj procedure, që u krye pa pëlqimin e tyre, si dhe për pasojat e rënda shëndetësore që u kishte shkaktuar ajo. Ndërsa askush nuk fliste për një sharrë elektrike me zinxhir që ishte përdorur për të kryer atë procedurë, historitë e tyre ishin gjithsesi të frikshme. “Ai padyshim që po më ndante përgjysmë”- tha Rita Mekan, që e përshkroi operacionin si “një dënim të përjetshëm”, të cilit ajo iu nënshtrua pa thënë asnjë fjalë mbi vendimin e marrë.

Meri O’Konor, kryetare e një organizate që punon për të bërë drejtësi për afro 300 gra që i janë nënshtruar këtij trajtimi, e quajti operacionin “një abuzim pushteti” nga spitalet katolike në të cilat u kryen operacionet.

Ajo e quajti atë “një sulm kirurgjikal paraprak, kundër praktikës së kontrollit të lindjes” nga katolikët, të cilët i lidhnin prerjet çezariane me kontrollin e lindjeve. Puna e saj bëri që qeveria irlandeze të jepte shuma të vogla parash, për të cilat ajo pretendonte se synonin “të blinin të mbijetuarat, me koston më të ulët të mundshme”.

Ndërkohë disa nga gratë vendosën të ndiqnin veprimet ligjore në kërkim të drejtësisë. Sepse në fakt, nuk kishte asnjë justifikim mjekësor për kryerjen e një procedure të tillë deri në vitin 1984.

Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/276793/the-disturbing-reason-chainsaws-were-invented/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: motivisharra elektrikeshpikje

TË LIDHURA

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…
Bota

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme
Bota

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës
Bota

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës

09:07 | 17/10/2025
Next Post
Rekord infektimesh/ Paralajmërimi i virologut: Kemi dy javë kohë

Sërish rritje infektimesh në Itali, mbi 600 viktima nga koronavirusi

30-vjeçarja pret damarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

E rëndë në Tiranë, digjet një person te Ministria e Jashtme

Hoti: Deklarata e Vuçiç s’është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve

Hoti: Deklarata e Vuçiç s’është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie
Aktualitet

Vijojnë me protestat, 10 punonjës të “Bankers”-it në grevë urie

by mirseda
11:52 | 17/10/2025
0

Vazhdon dita e dytë e protestës pa afat të naftëtarëve të kompanisë Bankers në Marinzë, ndërkohë që...

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e Ilir Metës

11:48 | 17/10/2025
Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën

11:43 | 17/10/2025
Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com