Përdhunimi është një krim shumë kompleks për t`u analizuar. Në disa pjesë të botës, ai raportohet shumë rrallë, për shkak të stigmës ekstreme sociale ndaj grave që janë përdhunuar. Ndaj, një numër i madh përdhunimesh nuk raportohen. Më poshtë, keni renditjen e 10 vendeve me më shumë përdhunime.
- Danimarka dhe Finlanda
Sipas një studimi të vitit 2014 të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore, rreth 47 për qind e grave të anketuara në Finlandë thanë se kishin përjetuar abuzime fizike dhe seksuale. Të njëjtën gjë pohuan 52 për qind e grave në Danimarkë.
- Zimbabve
Sipas statistikave të fundit nga organet shtetërore, 500 gra abuzohen seksualisht çdo muaj. Nga një total prej 1524 rastesh gjatë 3 muajve të parë të vitit 2020, 780 ishin fëmijë (mosha 11-16vjeç), dhe 276 fëmijë të moshës 5-10 vjeç. Por ekziston frika se numri mund të jetë edhe më i lartë pasi disa raste nuk raportohen.
- Australia
Gjatë vitit të kaluar, rreth 51.200 australiane të moshës 18 vjeç e lart ishin viktima të sulmeve seksuale. Gati një e treta e viktimave kishin raportuar në polici incidentin më të fundit që kishin përjetuar. Sipas mediave vendase, 1 në 6 gra australiane duhet të përballet me përvojën e përdhunimit nga një jo-partner, krahasuar mesatarisht me 1në 14 gra në të gjithë botën.
- Kanadaja
Sipas të dhënave zyrtare, ndodhin rreth 460.000 sulme seksuale çdo vit. 33 nga çdo
1000 raste të sulmeve seksuale raportohen në polici dhe 29 prej tyre regjistrohen si krime. Incidentet kryesore ndodhin në shtëpi dhe 80 për qind e sulmuesve janë miq dhe familjarë të viktimës.
- Zelanda e Re
Sipas një raporti të revistës mjekësore britanike “The Lancet”, shkalla e sulmeve seksuale në këtë vend është shumë më e lartë sesa mesatarja botërore, 16.4 për qind. Sipas një raporti të Ministrit të Drejtësisë në këtë vend, çdo 2 orë ndodh një sulm që përfshin dhunën seksuale. Statistikat sugjerojnë se 1 në 3 vajza dhe 1 në 6 djem ka të ngjarë të abuzohen seksualisht para moshës 16 vjeç.
- India
Dhuna seksuale është një problem i madh në një vend me mbi 1.3 miliardë njerëz. Shumica e viktimave të përdhunimit janë midis 18 dhe 30 vjeç. Rreth 1 në 3 viktima është nën 18 vjeç, dhe 1 në 10 viktima është nën 14 vjeç. Në Indi, çdo 20 minuta përdhunohet një grua. Sipas të dhënave zyrtare, çdo ditë në vend përdhunohen 93 gra. Por shumica e rasteve nuk denoncohen.
- Anglia dhe Uellsi
Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës për Statistikat Kombëtare dhe Ministrisë së Brendshme, çdo vit ka afro 85.000 viktima të përdhunimit në Angli dhe Uells. Nga këta 73.000 femra dhe 12.000 meshkuj. Sipas një raporti 1 në çdo 5 gra ka përjetuar një formë të dhunës seksuale që nga mosha 16 vjeç.
- SHBA
Sipas Universitetit Xhorxhn Mejzën, 1 në 3 gra amerikane do të abuzohen seksualisht gjatë jetës së tyre. Rreth 19.3 për qind e grave dhe 2 për qind e burrave janë përdhunuar të paktën një herë në jetën e tyre. Sipas një tjetër studimi, çdo 107 sekonda, dikush në Shtetet e Bashkuara sulmohet seksualisht.
- Suedia
Statistikat sugjerojnë që 1 në çdo 4 gra suedeze ka qenë në një moment viktimë e përdhunimit. Në vitin 1975,kishte vetëm 421 përdhunime të raportuara në polici. Në vitin 2014, kjo shifër u rrit në 6.620. Përveç kësaj, Suedia ka shkallën më të lartë të përdhunimit në Evropë.
- Afrika e Jugut
Në këtë vend ndodhin rreth 500.000 përdhunime çdo vit. Vlerësohet se më shumë se 40 për qind e grave të Afrikës së Jugut do të përdhunohen gjatë jetës së tyre. Por autoritetet besojnë se raportohet vetëm 1 në 9 përdhunime. Ndaj numri aktual i përdhunimeve është shumë më i lartë se numri i regjistruar nga policia.
Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/10-countries-highest-rape-crime/
Përshtatur nga TIRANA TODAY