Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja cilat janë 6 luftërat më të çuditshme të zhvilluara në botë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja cilat janë 6 luftërat më të çuditshme të zhvilluara në botë

1. Angli-Zanzibar: Lufta më e shkurtër në histori, vetëm 40 minuta

E zhvilluar mes Britanisë së Madhe dhe Zanzibarit në 27 gusht 1896, konflikti zgjati gjithsej rreth 40 minuta, duke e bërë atë luftën më të shkurtër në histori. Shkaku i kësaj lufte ishte vdekja e sulltanit pro-britanik Hamad bin Thuvaini, dhe zëvendësimi i tij me Sulltan Khalid bin Barghash. Autoritetet britanike preferonin si sulltan Hamud bin Muhammed.

Në përputhje me një traktat të nënshkruar në vitin 1886, një kusht për pranimin e një sulltani, ishte që kandidati të merrte lejen e konsullit britanik, dhe Kalid nuk e kishte përmbushur këtë kërkesë. Britanikët e konsideruan këtë akt një ‘casus belli’, dhe i dërguan ultimatum sulltanit të ri, me kërkesën që ai të urdhëronte rojet të zbrisnin poshtë dhe largoheshin nga pallati. Në kundërpërgjigje, Kalid thirri rojet në pallat, dhe përgatiti mbrojtjen e fortesës.

Ultimatumi skadoi në orën 09:00 të mëngjesit të 27 gushtit, ndërsa gjatë kësaj kohe britanikët kishin mbledhur tre kryqëzorë, dy luftanije, 150 marinsa dhe detarë, dhe 900 zanzibaras në zonën e portit. Një bombardim nisi mbi pallat në orën 09:02. Flamuri në pallat u rrëzua dhe zjarri pushoi në orën 09:40. Forcat e sulltanit pësuan afërsisht 500 të vrarë dhe plagosur, ndërsa nga britanikët u plagos vetëm një marinar.

2. Lufta e Derrit: E shkaktuar nga vrasja e një derri

Lufta e Derrit, ishte një konfrontim i ndodhur në vitin 1859, ndërmjet autoriteteve amerikane dhe atyre britanike në kufirin mes dy vendeve në veriun e kontinentit amerikan. Zona specifike e mosmarrëveshjes ishin ishujt San Huan, të cilat gjenden mes Ishujve Vankuver dhe pjesës kontinentale të Amerikës së Veriut. Lufta mori këtë emër pasi u shkaktua nga vrasja e një derri. Në fakt, kafsha ishte e vetmja “viktimë” e luftës, duke e bërë në thelb konfliktin jo të përgjakshëm.

3. Lufta 335-vjeçare pa asnjë viktimë

Konflikti 335-vjeçar (1651-1986), ka qenë një luftë mes Holandës dhe Ishullit të Shillit (i vendosur në brigjet jugperëndimore të Britanisë së Madhe). Thuhet se për shkak të mungesës së një traktati paqe konflikti zgjati plot 335 vjet, duke mos pasur asnjë të shtënë të vetme. Pavarësisht dyshimeve mbi vlefshmërisë e shpalljes së luftës, paqja u shpall më në fund në vitin 1986.

4. Lufta Moldavi-Transdistria: Oficerët e të dyja palëve pinin bashkë natën, dhe luftonin njëri-tjetrin ditën

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dy të tretat e Moldavisë kërkuan lidhje më të ngushta me Rumaninë dhe fqinjët në perëndim. Por zona e vendit në lindje të lumit Dniestër, kërkoi të qëndrojë më pranë Ukrainës dhe Rusisë. Lufta shpërtheu dhe lindja u shkëput për të formuar Transdistrian, një shtet që mbetet edhe sot i panjohur nga bota.

Kur Moldavia dhe Transdistria filluan luftën mes tyre, ai qe një konflikt i çuditshëm. Ushtria lokale e quajti atë Lufta e të Dehurve, pasi oficerët e luftëtarëve takoheshin çdo natë për të rrëkëllyer nga një gotë bashkë. Më pas në mëngjes zinin pozicionet në front dhe hapnin zjarr mbi njëri-tjetrin. Mbrëmjeve ata takoheshin sërish bashkë, për të pirë për kujtimin e atyre që kishin takuar një natë më parë dhe që i kishin vrarë në betejë.

5. Lufta e Emu-ve: Ja si Australia humbi luftën ndaj shpendëve

Lufta Emu, e njohur edhe si Lufta e Madhe Emu, qe një operacion ushtarak një javor që ndërmori Australia në nëntor të vitit 1932 për t’i dhënë zgjidhje shqetësimin publik mbi numrin e zogjve Emu, që gjendeshin në distriktin Kampion të Australisë Perëndimore. Emu- po reagonin ndaj një vere të gjatë dhe të nxehtë, e cila shkaktoi mungesa të rënda në ushqime dhe ujë.

“Lufta” u zhvillua nën komandën e majorit Meredit të Artilerisë Mbretërore Australiane, që komandoi një forcë ushtarësh të armatosur me dy mitraloza Ljuis dhe 10.000 fishekë.

Por të qëllosh verbërisht mbi një tufë shpendësh, që mund të vrapojnë deri në 50 km/h nuk mund të sjellë rezultatet e pritura. Zogjtë thjesht u larguan, edhe pasi u goditën me disa breshëri mitralozi.

Gjatë një jave apo më shumë, vetëm një pjesë e vogël e 20.000 zogjsh Emu u arritën të vriteshin. Major Meredit u habit, dhe i krahasoi këta zogj me Zulutë. Pas disa ditësh Ministri i Mbrojtjes urdhëroi tërheqjen. Dhe kështu “Lufta Emu”, përfundoi me një humbje ushtarake për Australinë.

6. Lufta e vitit 1812: E shkaktuar nga komunikimet e gabuara telegrafike

E quajtur ndryshe Lufta e Zotit Medison, Lufta e 1812-ës, qe në shumë aspekte lufta më çuditshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo mund te quhej edhe Lufta e Komunikimit të Gabuar. Dy ditë para shpalljes së luftës, qeveria britanike deklaroi se do të shfuqizonte ligjet që qenë arsyeja kryesore për të luftuar.

Nëse do të kishte pasur komunikim telegrafik me Evropën, lufta edhe mund të ishte shmangur. Ankesa kryesore e SHBA-ve kundër britanikëve ishte ndërhyrja me transportin e anijeve.

Por Nju Inglënd, seksioni i madh i anijeve të Shteteve të Bashkuara, kundërshtoi ashpër idenë për të shkuar në luftë. Kërkesa për luftë erdhi kryesisht nga perëndimi dhe jugu.

Është e çuditshme gjithashtu që lufta, e zhvilluar për lirinë e deteve nisi me pushtimin e Kanadasë.

Përveç kësaj, traktati i paqes që i dha fund luftës, nuk qartësoi asnjë nga çështjet mbi të cilat ajo supozohej se ishte zhvilluar. Së fundmi, të dyja palët shpallën fitoren në Luftën e 1812-ës, dhe u bë qartë se e gjithë lufta ishte një masë kontradiktash konfuze.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

 

 

Tags: 40 minuta6 lufteratanglie çuditshmelufta e derritMoldavi-TransdistriaZanzibar

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Indonezia dhe Malajzia “mbysin” Shqipërinë me vaj palme, importohet mbi 2.7 milionë kilogramë

Indonezia dhe Malajzia "mbysin" Shqipërinë me vaj palme, importohet mbi 2.7 milionë kilogramë

Kërkuan azil në BE dhe u refuzuan, riatdhesohen 157 shtetas shqiptarë

Kërkuan azil në BE dhe u refuzuan, riatdhesohen 157 shtetas shqiptarë

1990, kur regjimi komunist vrau 4 të rinjtë korçarë ndërsa tentonin të kalonin kufirin

1990, kur regjimi komunist vrau 4 të rinjtë korçarë ndërsa tentonin të kalonin kufirin







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com