Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja çfarë thonë shkrimtarët kur zihen me njëri-tjetrin

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Ja çfarë thonë shkrimtarët kur zihen me njëri-tjetrin

Shkrimtarët janë qenie njerëzore ashtu si edhe ne të tjerët, dhe shpesh ndodh të ketë grindje mes tyre, apo më së paku t’i drejtohen njëri-tjetrit me fjalë të pakëndshme. Më poshtë, po paraqesim një përmbledhje të shkurtër të disa prej përplasjeve më të famshme.

Mark Twain-Jane Austen

Jane Austen kishte kohë që kishte vdekur, kur Mark Twain, në një letër drejtuar një miku shkroi:”Dëshiroj shpesh të kritikoj Jane Austen, por librat e saj me marrosin aq shumë, sa që nuk mundem ta fsheh zemëratën time si lexues, dhe për këtë arsye duhet që të ndalem së lexuari sa herë që filloj. Çdo herë që lexoj romanin “Krenari dhe paragjykim”, dua ta  nxjerr nga varri dhe ta qëlloj në kokën me këmbën e saj”

William Faulkner- Ernest Hemingway

William Faulkner kishte një vlerësim veçanërisht të ulët mbi Hemingway:”Shkrimtar pa guxim. S’ka përdorur kurrë një fjalë, që ta ketë detyruar lexuesin të hapë fjalorin”. Dhe Hemingway iu përgjigj:” I ngrati Faulkner. Mendoni vërtet se emocionet të mëdha burojnë nga fjalë e mëdha?”

Truman Capote- Jack Kerouac

Me publikimin e romanit “Në rrugë”, Jack Kerouac shkaktoi zili tek shumë kolegë. Truman Capote, në mënyrë të veçantë, nuk ishte një fans i tij. Ja se çfarë tha ai në një intervistë televizive:”Asnjë nga këta njerëz (të Beat Generation) nuk ka diçka interesante për të thënë, dhe asnjë prej tyre nuk mund të shkruajë, madje edhe Kerouac … E tija nuk është e shkruar, është thjesht diçka e shtypur në makinën e shkrimit.

Gore Vidal-Truman Capote

Truman Capote, autor i romaneve “Mëngjes tek Tifani dhe “Me gjakftohtësi”, ishte një figurë shumë kontradiktore, ndoshta për shkak të tendencës së tij për të goditur hapur shkrimtarët e tjerë gjatë shfaqjeve të tij televizive. Sigurisht që nuk i pëlqente Gore Vidal-it, që në një rast e përshkroi atë si “një shtëpiak nga Kansasi plot me paragjykime” dhe shtoi:E urrej Capote, siç mund të urrehet një kafshë. Një kafshë e ndyrë, që ka nuk ka gjetur mënyrën për të hyrë në shtëpi”.

Harold Bloom- J.K.Rowling

Mirëkuptojemi Harold Bloom:merret me kritikë letrare, ndaj kritikat janë puna e tij. Por ai me siguri nuk ka thënë shumë gjëra pozitive për shkrimtaren e mirënjohur britanike J.K.Rowling:”Si mund të lexosh “Harry Potter dhe guri filozofal”? Pse, për shkak se shumë shpejt të fillosh do të thotë ndoshta edhe ta përfundosh së lexuari atë? Pse ta lexosh? Me sa duket, nëse nuk mund të bindeni për të lexuar ndonjë gjë më të mirë, Rowling mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë”.

Virginia Woolf-James Joyce

Nëse keni provuar të lexoni “Uliksin” e Joyce dhe keni hequr dorë shpejt, jeni në shoqëri të mirë. Virginia Woolf ka thënë:”Uliksi është vepra e pështirë e një studenti të neveritshëm, që shtyp puçrrat e veta”.

Henry James- H.G.Wells

Shkrimtarët Henry James dhe H.G. Wells, kanë patur në përgjithësi marrëdhënie miqësore. Por në një moment, gjërat u ndërlikuan disi… Wells shkroi një roman që tallej me stilin e James, i cili e etiketoi më pas veprën e Wells të “turbullt e të shfrenuar”. Ata filluan t’i dërgonin letra njëri-tjetrit, dhe Wells përfundoi duke thënë se stili i shkrimit të James: “Është si një kishë e ndriçuar por pa asnjë njeri brenda që të mund të tërheqë vëmendjen, me çdo dritë dhe linjë që synon direkt altarin kryesor. Dhe mbi altar, gjendjet një kotele e ngordhur, një lëvozhgë veze dhe pak shpargull… Është një Leviatan që rimbledh guralecë. Është një hipopotam i mrekullueshëm, por mjerisht i prirur që me çdo kusht, madje edhe në kurriz të dinjitetit të tij, të mbledhë një bizele që ka përfunduar në një cep të strofullës së tij.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Mark Twain-Jane Austenme njeri-tjetrinshkrimtaretVirginia Woolf-James JoyceWilliam Faulkner- Ernest Hemingwayzihen

TË LIDHURA

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset
Aktualitet

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët
Aktualitet

Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët

16:13 | 04/11/2025
Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim
Aktualitet

Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim

16:11 | 04/11/2025
Next Post
Holandë, “kërcënimi terrorist” anullon koncertin e grupit amerikan Allah-Las

Holandë, “kërcënimi terrorist” anullon koncertin e grupit amerikan Allah-Las

Shtypi i ditës, 24 gusht 2017

Shtypi i ditës, 24 gusht 2017

Shtypi nga bota, 24 gusht 2017

Shtypi nga bota, 24 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike
Aktualitet

Lamallari mbledh krerët e drejtësisë: Do të kemi Kod Penal korrekt që garanton siguri juridike

by mirseda
12:47 | 05/11/2025
0

Ministria e Drejtësisë ka organizuar një takim pune për Kodin e ri Penal me përfaqësuesit e institucioneve...

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

12:38 | 05/11/2025
Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

Kryeministri Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit

12:33 | 05/11/2025
“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos

11:49 | 05/11/2025
“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

11:42 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com