Nëse keni aplikuar për vizë në SHBA dhe jeni në pritje të intervistës, atëherë duhet që të bëni shumë kujdes. Me anë të një njoftimi të cilën e ka përcjellë në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një këshillë të vlefshme, për gjithë të interesuarit.
Ambasada informon për dy faqet e internetit, të cilat duhet të vizitoni, që të përgatiteni për intervistën. Te njëra plotësoni formularin dhe te tjetra paguani tarifën dhe caktoni takimin.
Që gjithçka të jetë korrekte, ambasada i drejtohet të gjithë qytetarëve që të mos harrojnë që ti vizitojnë të dyja faqet e internetit, për të përfunduar procesin e aplikimit.