Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Kush ka provuar të paktën një herë një shtatzëni, do të përballet me një mori pyetjesh, këshillash e ekzaminimesh që ndonjëherë ngjajnë dhe fare pa rëndësi.

Por, a keni menduar ndonjëherë mbi rëndësinë e tyre? Sa herë duhet të shkojë një grua shtatzënë tek mjeku gjinekolog? Cilave ekzaminime duhet t’i nënshtrohet? Pse është e rëndësishme të mbani mend gjithçka mbi shëndetin riprodhues, që nga ardhja e menstruacioneve të para e gjer tek fillimi i jetës seksuale? A keni menduar ndonjëherë pse testimi patologjik bëhet vetëm për familjen e babait? Të gjitha këtyre pyetjeve iu përgjigjet në një intervistë për shëndeti.com.al, doktoresha Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë.

Doktoreshë, ç’duhet të dijë një grua para se të ngelet shtatzënë?

Para se të ngelet shtatzënë është shumë e rëndësishme që një grua të bëjë disa kontrolle dhe ekzaminime gjinekologjike për të parë nëse sistemi riprodhues është i shëndetshëm dhe i aftë për të nisur një shtatzëni. Nëse sistemi riprodhues është i shëndetshëm, i themi të fillojë mjekimin me acid folik tre muaj para se ajo të mbetet shtatzënë, në mënyrë që të përgatitet edhe endometri për bebin e ardhshëm.

Por, përpara se të nisë bebin, duhet të bëjë dhe një konsultë paraprake me mjekun gjinekolog, pasi ekziston mundësia që gra të ketë dhe infeksione, dhe në raste të theksuara mund të bëhen dhe shkak për ndonjë abort.

Megjithatë, sot pjesa më e madhe e grave janë të ndërgjegjshme për rëndësinë e këtyre kontrolleve dhe vijnë, konsultohen para se të nisin një shtatzëni.

Sa vizita duhet të kryejë një femër gjatë shtatzënisë?

Në bazë të OBSH-së, një femër që lind për herë të parë duhet të kryejë 10 vizita, ndërsa një femër që ka lindur 2-3 herë e kështu me radhë, duhet të kryejë 7 vizita. Ndërsa ato që kanë kaluar një abort ose sëmundshmëri, e kanë si të thuash derën gjithmonë të hapur, por sigurisht kjo varet dhe nga lloji i abortit. Për shembull, ajo femër që ka bërë një abort vetë, me dëshirë, ndiqet në bazë të protokollit si gjithë femrat e tjera. Ndërsa ajo që ka bërë abort pa dashje, një abort spontan, sigurisht që kujdesi është shumë më i madh, madje në këto raste kërkohet dhe biopsia e mostrës së abortit, por që në përgjithësi dalin pa shkak.

Çfarë ekzaminimesh duhet të kryejë ajo?

Femra bën analizën e gjakut, bën analizën e urinës, bën strishën vaginale, bën vizitën gjinekologjike, bën ekon. Nëse dalin të gjitha shumë mirë, është ok, nëse nuk dalin mirë, i nështrohet ekzaminimeve të tjera në varësi të problemit që ka.

Ndalemi pak tek kartela. Pse është e rëndësishme të pyetet pesha dhe gjatësia?

Pesha është një ndër treguesit më të rëndësishëm e cila matet muaj për muaj, përgjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Teoria se një femër duhet të shtojë 10 deri në12 kg ka ikur tashmë. OBSH ka evoluar dhe kjo tashmë përllogaritet në bazë të peshës që femra ka pasur deri në momentin që ngeli shtatzënë, pasi dihet nuk mund të shtojnë njëlloj në peshë si ajo që është 80 kg, si ajo me 50. Megjithatë, si femra obeze, si ajo me peshë normale, nuk duhet t’i kalojë në asnjë mënyrë 18 kg gjatë shtatzënisë së saj.

Për sa i përket gjatësisë, edhe ky është një element shumë i rëndësishëm, pasi një femër që është më e shkurtër se 150cm është indikacion për operacion, pra nuk lind dot vetë.

 Pse është e rëndësishme anamneza gjinekologjike, çfarë tregon ajo?

Anamneza gjinekologjike përfshin: kur ka ardhur cikli për herë të parë, nëse është i rregullt ose jo, sa ditë mbajnë, sasinë e ciklit, nëse ka përdorur kontraceptivë, kur e ka filluar jetën seksuale, etj. Veç të tjerash, këtu rëndësia qëndron në faktin se me anë të ovulacionit, ne përcaktojmë kohën e lindjes.

Pse është e rëndësishme të dimë se kur ka filluar jeta seksuale?

Sepse sa më herët të ketë filluar jeta seksuale, duke parë dhe moshën e gruas që ke, të shkon mendja t’i bësh edhe ndonjë pap-test apo IST.

Ndalemi pak tek trashëgimia patologjike. Përse pyetet pikërisht për familjen e babait, dhe jo të nënës?

Pyesim gjithmonë për familjen e babait sepse ato janë të trashëgueshme, nga nëna nuk trashëgohen sëmundje. Pyesim gjithmonë nga ana e babait, partnerit, por dhe gruas që është shtatzënë.

 Cilat janë sëmundje kanë më tepër, prirje për t’u trashëguar?

Diabeti, hipetensioni, alergjitë, turbekulozi, kanceri, deformimet, epilepsia, barra binjake, sëmundjet renale etj.

Nëse nga ana e babait na rezulton të kemi familjarë me x sëmundje. Si i ndiqni ju këto raste?

Atëherë, mua si mjeke më tërhiqet shumë vëmendja për të ndërtuar strategjinë time, si do e ndjek këtë grua. Që do të thotë: nëse një grua gjatë shtatzënisë së saj e bën vetëm dy herë testin e glikemisë, kjo grua do ta bëjë më shpesh, dhe nuk do ta bëjë testin e glikemisë vetëm esëll, por do ta bëjë edhe pas ushqimit. Me pak fjalë, do të shtojmë ekzaminimet në mënyrë që të gjykojmë nëse kjo femër është mirë.

Po një femër që ngelet shtatzënë në mënyrë rastësore?

Prandaj mbi shtatzëni kemi kaq shumë infeksione! Vetë shtatzënia ul imunitetin e organizmit për shkak se kemi një ndryshim hormonal. Duke qenë se ulet imuniteti, ndryshon dhe pehashi i organeve gjinore, duke u bërë shkak për mbivendosjen e infeksioneve. Madje, një femër që ka ngelur shtatzënë mbi një infeksion, sado banal që të ketë qenë, në shtatzëni ai “ngre krye” dhe bëhet më rebel, aq sa mund të na çojë dhe në aborte.

A ndikojnë tek foshnja?

Nëse këto infeksione rezistojnë (vazhdojnë) edhe në tremujorin e tretë, patjetër që ndikojnë tek bebi duke i marrë ato gjatë rrugëve të lindjes. Prandaj grave u bëhen një sërë ekzaminimesh, deri tek mbjellja e sekrecioneve për të tipizuar se më çfarë lloj mikrobi kemi të bëjmë, që sigurisht duhet mjekuar patjetër para se gruaja të lindë.

Po babai duhet të bëjë ndonjë analizë?

Babait i kërkohet të bëjë analiza vetëm atëherë kur ankesa e gruas është se ka 2-3 vite që tenton për të mbetur shtatzënë, por nuk mbetet. Analizat kryesore që i bëjmë partnerit, përpos anamnezës, janë spermografi dhe ekoja e testikujve.

Një këshillë për gratë që duan të bëhen nëna?

Çdo grua para se të ngelet shtatzënë duhet të marrë një konsultë me mjekun gjinekolog. Edhe atëherë kur nuk kanë asnjë problem, të mos hezitojnë për t’u paraqitur pranë gjinekologut, të bëjnë një strishë vaginale, të bëjnë një analizë gjaku dhe urine, të bëjnë dhe një eko. Pse? Më ka ndodhur në disa raste që femra ka mbetur shtatzënë dhe nuk e ka ditur fare që mitrën e ka me “perde të ndarë”. Bëhet fjalë për ato raste që nuk e kanë bërë asnjëherë ekon dhe konstatohen kur janë 5-6-javëshe shtatzënë.

Ky problem do një trajtim specifik të gruas, sepse ndodh që të spostohet cipa dhe mund të na ndodhë një abort pa shkak. Kur e di, trajtimi fillon që në krye të herës të jetë i kujdesshëm, duke shmangur dhe pasojat.

Tags: cfare duhet te dinidoktoreshagjatesialindita myzyripeshashtatezene

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Juventus “ringjallet” në Genoa

Juventus “ringjallet” në Genoa

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

Vodhi tre herë energjinë, i pandehuri: Më fusni në burg! Jashtë nuk jetoj dot

Vodhi tre herë energjinë, i pandehuri: Më fusni në burg! Jashtë nuk jetoj dot

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com