Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ja arsyet psikologjike pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë

8 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ja arsyet psikologjike pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë

Disa njerëz janë gjithmonë vonë. Ju ndoshta njihni dikë që thjesht nuk duket atëherë kur keni nevoje për të, ndërsa është i pajisur me një justifikim, kur shfaqet më në fund pas 20 minutash. Ndoshta jeni ju vetë që vuani nga një problem i tillë, dhe pavarësisht zileve të alarmit që vendosni në celular, e keni të pamundur të dilni nga shtëpia në kohë për të respektuar një orar që keni lënë me dikë.

Shumë studime, janë përpjekur të kuptojnë se pse disa prej nesh sillen në këtë mënyrë. Sipas psikologut, Alfi Kun, të thuash se këta lloj njerëzish janë të “pavëmendshëm” është e saktë, por kjo nuk na jep një arsye të vërtetë që qëndron prapa vonesave.

Kun sugjeron disa arsye pse njerëzit mund të jenë kronikisht vonë – ndoshta ata e shijojnë kënaqësinë e të priturit nga të tjerët, apo ndoshta janë shumë të vetëpërfshirë në jetën e tyre, sa që detyrohen t’i lënë të tjerët në pritje.

Megjithatë, ai vë në dukje se kjo nuk mund të vlejë për ata që janë tepër vonë për çdo gjë, duke përfshirë edhe në aspekte që i dëmtojnë personalisht. Për shembull, ata humbasin fluturime ose aktivitete ku do të donin vërtet të merrnin pjesë.

Ndërkohë që disa njerëz e kontrollojnë orën aq shpesh për të parë kur afron një aktivitet i caktuar, Kun sugjeron se disa njerëz nuk janë dhe aq të aftë për ta bërë këtë.

“Ndoshta ata kanë prirjen të hutohen me çdo gjë që ata janë duke bërë për momentin, dhe e humbasin toruan se sa është koha, dhe se tashmë është tepër vonë”- shkruan ai.

Në një studim të vitit 2016 nga Universiteti i Uashingtonit, psikologët Emili Ualdun dhe Mark Mekdaniel e shqyrtuan këtë teori, dhe e përshkruan si Kujtesa Perspektive e Bazuar tek Koha (TBPM.)

Në një eksperiment, ata i dhanë subjektit një kohë të caktuar për të përfunduar një detyrë, me avantazhin e të qenit në gjendje për të kontrolluar orën. Eksperimenti u organizua në një mënyrë të tillë që pjesëmarrësit të kishin mundësi të plotësonin detyrat e caktuara, si për shmebull bashkimi i pjesëve të një figure, dhe të ishin shumë të shqetësuar me kontrollin e kohës. Nga rezultatet, ishte e qartë që disa njerëz qenë vlerësues më të mirë të kohës se sa të tjerët.

Kjo është e ngjashme me momentin kur ju angazhoheni në një aktivitet si lundrimi në Instagram, apo leximin e lajmeve në rrjet. Ju mendoni se mund të qëndroni edhe 5 minuta në shtrat, para se të ngriheni për të shkuar në punë. Megjithatë, ndërsa mendoni se kanë kaluar vetëm 5 minuta, në fakt mund të kenë kaluar plot 20 të tilla.

Sipas Dr. Suzan Kraus Uajtbourn, profesoreshë e Psikologjisë dhe Shkencës së Trurit në Universitetin Amherst nëMasaçusets, njerëz që janë më mirë në detyrat TBPM duket të jenë më të aftë në rregullimin e sjelljes së tyre sipas kohës.

“Sot është e shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të vlerësosh sasinë e kohës, që mund të marrë një aktivitet  i caktuar”-thotë ajo.

Për shembull, ju mund të jeni në gjendje të përdorni Google Maps për të vlerësuar kohën që ju duhet për të shkuar diku, por s’mund të llogarisni çdo gjë që mund të ndodhë gjatë rrugës, si p.sh biseda me një të njohur qe e ndeshni papritmas në trotuar, apo vonesa qoftë edhe disa minutëshe e linjës tuaj hekurudhore.

Plani juaj mund të jetë i saktë, por sërish të dështojë në praktikë. Ose mund të jetë thjesht problem personaliteti juaj. Uajtbourn thotë se psikologët frojdianë, mund të besojnë se vonesat e shumta flasin për tendencat e vetëshkatërrimit tek ata njerëz, duke i lënë të bllokuar në ciklin e të qenit përherë vonë, dhe duke e ndëshkuar veten për këtë.

Kun argumenton gjithashtu se kjo mund të jetë rrjedhojë e mungesës së vetëdisiplinës, ku njerëzit e kanë të pamundur të distancohen nga aktivitetet që janë duke shijuar, apo një detyrë që ata e ndjejnë se duhet ta përfundojnë me çdo kusht.

Psikologia dhe shkrimtarja Adori Durapah-Herrison, thotë se për disa njerëz, të qenit vonë është thjeshtë një zgjedhje vetjake. Disa njerëz thjesht nuk duan të jenë herët për diku. Ndonjëherë është diçka jo e mirë të presësh që dikush të mbërrijë, ose ata mund të mos ndihen mirë duke pritur.

Ka edhe një qasje tjetër për ta parë këtë fenomen. Një artikull në  “The New York Times”, sugjeronte kohët e fundit se vonesa nxitet nga optimizmi – për shembull, aftësia për të besuar se një distancë që kërkon normalisht 25 minuta për t’u përshkuar në këmbë, makina apo biçikletë, mund të bëhet për vetëm 10 minuta, në qoftë se çdo gjë shkon në favorin tuaj.

Në blogun e vet,shkrimtari popullor Tim Urban quan këtë sjellje “marrëzi”, një përcaktim ky me shumë vend. Sido që të jetë, ekzistojnë shumë arsye që mund të shpjegojnë, se pse njerëzit janë me vonesë gjatë gjithë kohës. Nëse mundeni të kufizoni përgjegjësitë tuaja personale, mund të jeni në gjendje të zhdukni këtë zakon të keq, përveç rastit ku nuk doni vetë.

 

Tags: arsyet psikologjikedisa njerëzGoogle Mapsvonesë

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:57 | 14/11/2025
Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Next Post
Barcelona fiton Kupën e Mbretit për herë të 29-të

Barcelona fiton Kupën e Mbretit për herë të 29-të

Borussia e Dortmundit ngre Kupën e Gjermanisë

Borussia e Dortmundit ngre Kupën e Gjermanisë

PSG triumfon në kupën e Francës

PSG triumfon në kupën e Francës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore
Bota

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

by mirseda
08:00 | 15/11/2025
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që përjashton një sërë produktesh ushqimore, përfshirë...

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com