Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ivanov: Maqedonasit e hodhën poshtë Marrëveshjen me Greqinë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ivanov mban të bllokuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrëveshjen me Greqinë për emrin e vlerësoi si të dështuar, pas referendumit të së dielës, në të cilin nuk u arrit pragu i nevojshëm i pjesëmarrjes prej mbi 50%.

Në një paraqitje para opinionit, Ivanov kërkoi që të respektohet vendimi i popullit, i cili, sipas tij, “e hodhi poshtë marrëveshjen e dëmshme për emrin”.

“Në referendumin e së dielës, populli e hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mosvotim, populli qartë u deklarua kundër zgjidhjeve të përshpejtuara, të imponuara dhe të dëmshme, pa arritur paraprakisht konsensus kombëtar”.

“Heshtja e shumicës të dielën ka vendosur, bojkoti është zë i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar”, tha Ivanov, duke kërkuar përgjegjësi, por edhe duke tërhequr vërejtjen për, siç tha, tentimet eventuale për të mos respektuar vullnetin e popullit.

“Mesazhi i popullit është dërguar deri tek ata që duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi ka dështuar. Mos tentoni që ta ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të diskutohet për vullnetin e shumicës në kushte kur nuk është plotësuar pragu ligjor për referendumin; 36.9% nuk paraqet vullnetin e popullit, por 63.1% e atyre që nuk votuan. Tani është koha për përgjegjësi para popullit maqedonas”, u shpreh Ivanov.

Ai u dërgoi ka dërguar porosi edhe atyre, që, sipas tij, përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë, duke aluduar në komunitetin ndërkombëtar.

“I porosis ata që t’i respektojnë konventat për marrëdhënie diplomatike. Ata që kanë deficit demokratik, nuk mund të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin sovran të popullit”, tha Ivanov, duke rikujtuar fjalimin e presidentit amerikan në Kombet e Bashkuara se “liria, paqja dhe demokracia janë të mundshme vetëm në shtete sovrane dhe të pavarura”.

“Vetëm të bashkuar rreth interesave shtetërorë, duke respektuar rendin kushtetues dhe juridik mund të ecim rrugës drejt familjes euroatlantike. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE. Por, atje duhet të hymë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kushtëzime, presione dhe standarde të dyfishta”.

“Vetëm kështu do të mund të përballemi me dy sfida të mëdha. Sfida e parë ka të bëjë me reformat serioze dhe të thella në të gjitha segmentet, pasi pa reforma të vërteta në gjyqësor, pa drejtësi dhe sundim të së drejtës, pa luftë kundër korrupsionit, pa luftë kundër klientalizimit elitar partiak, nuk do të arrijmë anëtarësimin në NATO dhe BE”, tha Ivanov, duke theksuar si sfidë të dytë nevojën për konsensus kombëtar për arritjen e qëllimeve strategjike, por edhe duke kërkuar nga shumica parlamentare që të pranojë, siç tha, disfatën në referendum.

Tags: e hodhënGreqinëivanovmaqedonasitmarreveshjenposhtë

TË LIDHURA

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar
Bota

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis  ja çfarë pritet
Politikë

Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis ja çfarë pritet

10:04 | 21/04/2026
Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake
Bota

Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake

09:45 | 21/04/2026
Next Post
Mourinho ‘nxeh’ situatën tek United: Zidane? Dikush do largohet, por jo unë

Mourinho ‘nxeh’ situatën tek United: Zidane? Dikush do largohet, por jo unë

Skandal, e sëmura mendore përdhunohet dhe mbetet shtatzënë

Skandal, e sëmura mendore përdhunohet dhe mbetet shtatzënë

“Plisat” nuk e ‘pranojnë’ flamurin e Kosovës, veprimi i tyre sjell shumë reagime (Video)

“Plisat” nuk e ‘pranojnë’ flamurin e Kosovës, veprimi i tyre sjell shumë reagime (Video)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

by mirseda
12:32 | 21/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë–Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç,...

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve

Bozdo denoncon organet tatimore: Po i bëhet presion bizneseve

11:18 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com