Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Italia hedh në kosh elitën e saj, gati të fundosë edhe BE-në

8 vjet ago
in Të Gjitha
Italia hedh në kosh elitën e saj, gati të fundosë edhe BE-në

 

Nga Tony Barber, “Financial Times”/Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Itali, vështirë se mund të kishin dhënë një vendim më të ashpër mbi të gafat e klasave politike, që kanë qeverisur kombin 25 vitet e fundit.

Rendi politik i krijuar pas rënies së Partisë Demokristiane dhe Partisë Komuniste në fillim të viteve 1990, është duke në grahmat e fundit nën peshën e dështimeve të politikës, dhe një qëndrimi arrogant, vetë-shërbyes ndaj pushtetit që ka distancuar miliona votues italianë.

Nëse rezultati ishte një triumf i “populizmit”, ai rezultoi gjithashtu një humbje për “populizmin surrogato”.

Matteo Renzi dhe Silvio Berlusconi, dy ish-kryeministra të parisë politike, u ngjitën secili në pushtet nëpërmjet një stili politik të populizmit artistik.

Por në këto zgjedhje ata u ndëshkuan. Votuesit, të ushqyer me 2 dekada të stanjacionit ekonomik dhe valëve të njëpasnjëshme të emigracionit të parregullt në Itali, i lanë ata mënjanë.

Ishte në fakt, një fitore kryesisht e forcave kundër parisë dhe atyre djathtiste radikale. Kjo mund të ketë pasoja serioze, për një nismë të shumëpritur franko-gjermane, mbi një integrim më të ngushtë të eurozonës dhe në gjirin e BE-së.

Një pengesë për këtë iniciativë u zhduk të dielën, kur anëtarët e Partisë Socialdemokrate në Gjermani, votuan në favor të një qeverie tjetër të koalicionit të madh me Kristian Demokratët e Angela Merkelit.

Paria burokratike, financiare dhe industriale e Italisë, dëshiron t’i bashkohet nismës franko-gjermane.

Por partitë e qendrës së djathtë dhe të qendrës majtë italiane, të cilat në shumë aspekte e ndajnë këtë pikëpamje, kanë pësuar një humbje poshtëruese.

Për politikën e BE-së, këto parti nuk janë më në gjendje të diktojnë “motin” politik.

Me lëvizjet kryengritëse, që kritikojnë ortodoksitë fiskale dhe ekonomike të BE-së, që po dëshmojnë një sukses të pashembullt zgjedhor në Itali, lind pyetja se sa larg mund të duan të shkojnë Gjermania dhe shtetet e Europës veriore me një mendësi të ngjashme, në rrugën e integrimit më të thellë të eurozonës.

Në rrezik të veçantë, mund të jetë projekti i plotësimit të unionit bankar të Evropës. Skeptikët gjermanë, do ta shfrytëzojnë rastin për të argumentuar se ndarja e rrezikut me Italinë në sektorin financiar, është akoma më e papranueshme se sa ishte para të dielës.

Në një rrafsh më të gjerë, evropianët e veriut do të kërkojnë me siguri prova të forta nëse qeveria e ardhshme italiane, është realisht e angazhuar për disiplinën fiskale dhe politikat ekonomike reformatore. Mund të jetë e tepërt t’i kërkosh këto, nga çdo qeveri që përfshin Lëvizjen Pesë Yjet apo Lidhje anti-emigrante të së djathtës ekstreme.

Duke fituar më shumë se 30 për qind të votave, Pesë Yjet do të jenë partia më e madhe në parlament. Lidhja është shfaqur si partia më e fortë në të djathtë, duke zhvendosur më poshtë në renditje Forca Italia të Berlusconit.

Nuk do të jetë e qartë për javë apo ndoshta për muaj me radhë, nëse Pesë Yjet apo Lidhja do të zgjedhin kryeministrin e ardhshëm të Italisë.

Por asnjëra nga palët, nuk gëzon reputacionin e një gjykimi të shëndoshë ekonomik apo ekspertize administrative.

Në të vërtetë, Lëvizja Pesë Yjet nuk është testuar në nivel kombëtar, ndërsa Lidhja, ka qenë vetëm në ndonjë rast një partnere e vogël në qeveritë e koalicionit të udhëhequr nga Berluskoni.

Dallimet e mëdha në lidhje me qëllimin e politikës, i ndajnë aktivistët e Pesë Yjeve. Disa udhëheqës të lëvizjes, duken ambiciozë për të ushtruar pushtet në nivel kombëtar.

Ndërkohë, të tjerët shohin se misioni i tyre është të shkatërrojnë sistemin politik ekzistues, pas të cilit – kështu thonë ata – propozojnë ta shpërndajnë lëvizjen e tyre dhe të shkojnë në shtëpi.

Perspektiva për qëndrimin fiskal të Italisë, dhe borxhin e barabartë me më shumë se 130 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nuk është domosdoshmërisht aq e zymtë.

Qeveritë e fundit italiane, i kanë menaxhuar tepricat primare të buxhetit – domethënë, pas përjashtimit të pagesave të interesit të borxhit.

Profili i borxhit të Italisë është i favorshëm, me një maturitet mesatar prej më shumë se 7 vjetësh. Që nga vitet 1990, shteti italian është kujdesur për të mbrojtur financat publike nga manipulimet politike, dhe i ka rezistuar presionit për shpenzime të tepruara.

Merita për këtë është e profesionalizmit të Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore, të mbështetur nga homologet e tyre në eurozonë.

Kjo është arsyeja kryesore, se përse shqetësimet evropiane në lidhje me drejtimin politik të Italisë, nuk kanë gjasa që në një periudhë afatshkurtër, të shndërrohen në një ankth ekstrem.

Gjithësesi, ekzistojnë dyshime të justifikuara nëse qeveria e ardhshme e Italisë do të vazhdojë reformat strukturore ekonomike të filluara nga qeveria teknokratike e Mario Montit më 2011-ën dhe të çuara më tej nga qeveritë e qendrës së majtë pas vitit 2013.

Dështimi për t’i thelluar këto reforma, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Çdo vit dhjetëra mijëra të rinj, më të mirët dhe më të shkëlqyerit e Italisë, lënë vendin e tyre për të punuar jashtë vendit.

Kur rritet ekonomia evropiane, Italia rritet gjithnjë më pak. Kur ndodh një recesion, rënia e Italisë është gjithmonë më e fortë. Rezultati i zgjedhjeve të fundit, nuk jep ndonjë përgjigje se si Italia do t’i adresojë këto sfida.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BE-nëelitënfundosëgatihedhItaliakosh

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Për babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh”, Xhaçka sherr me Murrizin

“Për babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh”, Xhaçka sherr me Murrizin

Fenomen i rrallë, lind foshnja me dy koka

Fenomen i rrallë, lind foshnja me dy koka

Video/Fshati i beqarëve në Shqipëri, arsyeja pse nuk i pranojnë vajzat

Video/Fshati i beqarëve në Shqipëri, arsyeja pse nuk i pranojnë vajzat







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com