Kryeministri italian, në një konferencë shtypi, kërkoi që nevojat lidhur me koronavirusin të adresohen “me vendosmëri, vëmendje dhe vigjilencë”. “Kemi nevojë për një përforcim dhe mbase një reformim të EMA-s”, shtoi ai. Vaksina kineze? “Jo e përshtatshme”.
“Pandemia nuk ka mbaruar, nuk kemi dalë akoma, ajo ende duhet të trajtohet me vendosmëri, vëmendje dhe vigjilencë”. Këto ishin fjalët e kryeministrit Mario Draghi në konferencën për shtyp pas Këshillit të BE-së. “Kemi nevojë për një përforcim dhe mbase një reformim të EMA-s”, shtoi ai. Ndërsa ishte duke përmendur vaksinat, ai shpjegoi:
“Ankesa ishte që Sputnik nuk ka arritur të marrë aprovimin e EMA-s dhe mbase nuk do ta marrë kurrë”.
Vaksina kineze? “Nuk është e aftë të luftojë pandeminë”- sky-tg24