Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ismail Kadare: Kush qeveris përmes frikës nuk e ka të gjatë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Ismail Kadare: Kush qeveris përmes frikës nuk e ka të gjatë

TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Ismail Kadare i ka pikëpamjet e padepërtueshme te disa prej personazheve të tij.  I konsideruar si Kafka i Ballkanit, ky shkrimtar shqiptar 81-vjeçar, prej shumë vitesh, është shpallur si kandidat për çmimin “Nobel në Letërsi”. Në librat e tij, ai në fakt priret të rrëfejë elementët e sistemeve totalitare, absurditetin e verbër të pushtetit diktatorial, frikën e të nënshtruarve dhe revoltat intime të atyre që kishin më shumë kurajë. Ai ka rrëfyer, me anë të një përzierjeje të tragjikes dhe groteskes, lirinë dhe luftën, peshën e kujtesës kolektive, dhe vendin nevralgjik të kulturës brenda kuadrit te identitetit kombëtar.

Kur e vërteta e romaneve të tij në vitin 1990, ende e mbuluar tinëzisht pas një alegorie komplekse, shkërmoqi regjimin komunist, ai u detyrua të mërgonte në Paris, ku jeton sot e kësaj dite. I panënshtruar për nga vetë natyra dhe i angazhuar pothuaj pavarësisht kësaj, Kadareja deshifron këtu atë periudhë, duke evokuar të këqijat dhe zgjidhjet e tyre.

Shumë familje shqiptare përbëhen nga anëtarë që u përkasin besimeve të ndryshme fetare, dhe Shqipëria është ndër vendet e pakta në Evropë që ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cili është sekreti i kësaj harmonie fetare në vend?

Nuk ka sekrete dhe ne nuk jemi engjëj. Nuk ka ndonjë zgjidhje specifike, apo ndonjë alkimi të pashpjegueshme. Kjo harmoni, në njëfarë mënyre tejkalon mbi ne. Ajo që është e rëndësishme për ekuilibrin e një shoqërie, është kujtesa. Kujtesa, individuale dhe kolektive mund të manipulohet nga pushteti dhe kontradiktat e tij. Kjo është historia e manipulimit politik që shpesh vendos kujtesën e një populli. Dhe ky manipulim ndonjëherë ndjek logjikën paradoksale. Unë mendoj se shtypja nga fashizmi, para dhe gjatë pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, krijoi një tablo me nuanca pozitive të vendit tim. Një reagim entuziast, që binte në kundërshti me mjedisin e egër dhe armiqësor, bëri që disa dekada më vonë, e majta italiane, ish-aleate e jona, e cila mbeti servile ndaj Moskës, të detyronte Shqipërinë që të linte kampin sovjetik.

Tema e kujtesës, shpesh rishfaqet në librat tuaj. A mund të kapërcehen plagët e luftës apo ato të një regjimi totalitar?

Kujtesa e një populli është e kontaminuar me gënjeshtra vulgare. Ndonjëherë edhe vendet fqinje thonë që ata nuk e dinë, dhe nuk e kuptojnë rrezikshmërinë e të qenit të gënjyer. Marrim shembullin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, kaq afër me njëri-tjetrin, Shqipërisë dhe Italisë. Kjo e fundit shpesh ka shfaqur një lloj injorance të habitshme karshi shqiptarëve, ndërsa ne u përpoqëm të mos e përziejmë logjikën që të imponon politika, me dashurinë për kulturën e jashtëzakonshme të vendit fqinj. Racizmi vjen nga injoranca, ose mbase të bën edhe të fshihesh pas saj, duke e përdorur si mburojë. Kjo shpesh sjell si rezultat shtrembërimin e qëllimshëm të historisë.

Cila është pesha e kulturës dhe gjuhës në identitetin kombëtar?

Gjuha dhe kultura kanë një peshë themelore. Gjuha mund të konsiderohet edhe si një armë kundër një qeverie represive. Kujtoni që në kuadër të Perandorisë Osmane, ku Shqipëria ka qenë e përfshirë për më shumë se katër shekuj, gjuha shqipe u ndalua, duke u konsideruar e rrezikshme! Ndërsa kultura, kombëtare apo e importuar nga jashtë, mund të shpëtojë një popull. Literatura gjithashtu zë një vend të veçantë. Unë mendoj se për shembull, Dante Aligeri, ka qenë poeti i huaj, më i famshëm në Shqipëri. Ka qenë gjithmonë i dashur për shqiptarët pavarësisht mosmarrëveshjeve tona me vendlindjen e poetit, që ekzistonin në të kaluarën. Në Shqipëri veprat e tij janë përkthyer shumë herë, madje përkthimet lexoheshin edhe nëpër burgje. Kjo tregon se kultura ndjek një logjikë të atillë që i mbyt tekat e politikës. Kultura është një forcë madhështore, e cila është në gjendje të bashkojë njerëzit.

Mendoni se nacionalizmat me nuanca të ksenofobisë po vazhdojnë të lulëzojnë në Evropë?

Njerëzit shpesh kanë një sjellje irracionale të pashpjegueshme, ndonjëherë e lindur nga një ekuilibër i padepërtueshëm, e ndonjëherë e diktuar nga një dhunë e pakuptimtë. Arsyet që çojnë në një sjellje të caktuar kolektive, shpesh janë një mister. Ju një herë cekët integrimin e komunitetit hebre në Shqipëri, vend me shumicë myslimane. Po është e vërtetë, hebrenjtë janë integruar mirë këtu. Dhe kanë qenë gjithnjë të mbrojtur: gjatë monarkisë, gjatë periudhës komuniste edhe pas komunizmit. Komuniteti hebre, është pyetur gjithashtu për çështjen e integrimit. Nuk ka arsye politike apo ekonomike që shpjegojnë këtë fakt. E vërteta është se ndonjëherë ky shpjegim mbetet mister, por një mister që bën mrekulli. Nacionalizmi mbetet një fantazmë e rrezikshme, që endet i qetë, praninë e të cilit shoqëria s’duhet ta harrojë kurrë.

Ju keni deklaruar që “kthimi i Shqipërisë në Evropë është një çështje jetë a vdekje”. Çfarë keni dashur të thoni më këtë?

Për ne është jetike hyrja në familjen e madhe evropiane. Të jesh anëtar i BE-së është një gjendje normale për një vend që zë një pozicion të tillë strategjik në kontinent. Në Shqipëri ne pyesim veten pa pushim për natyrën evropiane që mbart apo jo vendi ynë, rrënjët tona të përbashkëta. Në kuadër të disa fërkimeve të brendshme në BE, unë pyes veten nëse të gjitha shtetet anëtare e kanë kuptuar plotësisht çfarë do të thotë të jesh evropian sot.  

Si e shpjegoni ju komentin tuaj “uria e Evropës” ?

Ju do të mendoni që edhe unë kam rënë në nivelin e nacionalizmit…por më pëlqen të mendoj se ne jemi, në mesin e të gjithë njerëzve që dëshirojnë të kthehen në familjen evropiane, jemi ata që shfaqim aspiratat më legjitime për ta arritur këtë. Në Shqipëri ka ndenja pro-evropiane tepër të theksuara. Vetëm disa elita të korruptuara e urrejnë Evropën dhe rregullin që ajo sjell. Në Shqipëri edhe armiqtë e BE-së kanë turp ta kundërshtojnë aspiratën kolektive. Evropa është zgjidhja më e arsyeshme e propozuar për të luftuar nacionalizmin.

Kjo do të thotë?

Historia e njerëzimit është dhe ndoshta do të jetë gjithmonë një alternim i kozmopolitizmit, sinqeritetit dhe shpërthimeve të tjera nacionaliste. Nacionalizmi është një fenomen që ka një logjikë perverse, por që mbetet logjikë. Apo ato alternativat që kanë propozuar paradigmën komb-shtet? Ne kemi përjetuar komunizmin pa shtetësi, ne kemi përjetuar një nacionalizëm fashist, agresiv dhe pushtues. Sot jemi dëshmitarë në ringjalljen e fundamentalizmit islamik i cili po shtrihet pa kufij. Dhe që nuk është një ideal evropian. BE-ja është një antidot kundër diktaturave dhe nacionalizmave. Një antidot me anë të të cilit po përpiqemi të respektojmë diferencat e të gjitha shteteve anëtare. Tani jemi të gjithë të gatshëm për të kërkuar gjithmonë një ekuilibër delikat mes dimensioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të hapjes dhe mbrojtjes së identitetit të çdo shteti. Historia e Evropës është rezultat i këtij kompromisi të përjetshëm.

Në Shqipërinë e diktaturës komuniste, shteti dëshironte që shkrimtarët të ishin te nënshtruar, të bindur. A e kufizon mungesa e lirisë frymëzimin e artistit apo e rrit atë?

Në rastin tim, mungesa e lirisë më ka frymëzuar, por në të njëjtën kohë edhe kushtëzuar. Letërsia bart më vete diçka jashtëzakonisht të madhërishme, diçka gati hyjnore. Letërsia jep atë çfarë dëshiron. Por, në përgjithësi mendoj se kufijtë e vendosur nga një regjim totalitar në fund imponojnë kufizimin e lirisë së mendimit të një shkrimtari.

Ju keni rrëfyer shpesh për tiraninë dhe përshtatjet psikologjike të atyre te të cilët zbatohet ajo. A është e mundur te mësohesh me frikën?

Unë mund t’ju them se në qoftë se një artist, një shkrimtar vuan tiraninë e frikës, kjo nuk e bën atë artist apo shkrimtar. Shpesh librat e mi u ndaluan në Shqipëri. Gjithmonë , i thosha vetes i zhgënjyer: “Në djall të vejë letërsia”. Dhe pas disa ditësh, nisja sërish të shkruaja si pre e një etheje të çuditshme që më kaplonte.

Pushteti në romanet tuaja, është përshkruar shpesh si një përbindësh grotesk dhe i verbër…

E keqja vazhdon të jetë shumë e përhapur në botë! Sot vërejmë një farë lodhje nga demokracia. Edhe gjërat më të mrekullueshme, ndonjëherë pësojnë çaste lodhjeje. Sikurse edhe shihet, zgjimi i populizmave ne Oksident është alarmant. Prandaj, është e rëndësishme që të jemi syçelë, por një qeverisje që ushqehet me frikë nuk mund të zgjasë shumë. 

L’Echo/Intervistoi: Silvia Benedetti

Përshtati nga frëngjishtja për Tirana Today, Gili Sulaj

Tags: firkesIsmail Kadarekafka i ballkanitqeveris

TË LIDHURA

28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe
Kultura

28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe

10:05 | 19/06/2025
Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit
Kultura

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

12:24 | 17/06/2025
Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës
Kultura

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:32 | 17/06/2025
Next Post
Rama uron fëmijët për 1 Qershorin: Ju bën “dhuratë”  rilindjen urbane

Rama uron fëmijët për 1 Qershorin: Ju bën “dhuratë” rilindjen urbane

DURRËS/ Prostitucion brenda lokalit, arrestohen dy pronarët

DURRËS/ Prostitucion brenda lokalit, arrestohen dy pronarët

Klima, Guvernatori i Kalifornisë, Brown sfidon Trump, do të bashkëpunoj me Kinën

Klima, Guvernatori i Kalifornisë, Brown sfidon Trump, do të bashkëpunoj me Kinën

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin
Showbizz

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

by mirseda
11:50 | 19/06/2025
0

Por një gjë që ka shqetësuar ishin edhe pyetjet e shumta për raportin e Gjestit dhe Eglit,...

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com