Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Islamo-majtizmi”, Franca po hyn në epokën e saj të gjuetisë së shtrigave

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Fauci jep deklaratën e fortë: Nuk do të kthehemi në normalitetit deri në fund të 2021

Nga Ali Saad “Al Jazeera”

Javët e fundit, Franca u përfshi nga një tjetër valë e polarizimit politik, teksa koncepti i “islamo-majtizmit”, pushtoi skenën qendrore në një debat shumë të nxehtë kulturor. Në

një intervistë për CNews, ekuivalenti francez i Fox News, Ministrja e Arsimit të Lartë dhe Ministrisë së Kërkimit Frederike Vidal, u pyet nëse ishte dakord apo jo me idenë se“islamo-majtizmi po dëmton universitetet”.

Përgjigja e saj ishte e menjëhershme dhe tronditëse:“Islamo-majtizmi po e mundon të gjithë shoqërinë”- deklaroi ajo, duke shtuar:“Unë do të bëj thirrje për një hetim mbi të gjitha rrymat e kërkimit shkencore në këto universitete, në mënyrë që të mund të dallojmë kërkimin e duhur akademik nga aktivizmi dhe mendimi”.

Deklarata e Vidal mbi “islamo-majtizmin”, është e fundit në një varg deklaratash të ngjashme nga zyrtarët francezë. Në qershor të vitit të shkuar, presidenti Emanuel Makron u tha gazetarëve:“Bota akademike ka pjesën e saj të fajit. Ajo e ka inkurajuar etnizimin e çështjes sociale, duke menduar se kjo ishte një linjë e mirë e hulumtimit shkencor. Por rezultati mund të jetë vetëm ndarja. Dhe kjo do të thotë të ndash më dysh Republikën”.

Në tetor po të vitit të shkuar, Ministri i Arsimit Kombëtar Zhan-Mishel Blanke paralajmëroi se “islamo-majtizmi” ishte “duke bërë kërdinë në shoqëri” teksa denoncoi atë që ai e quajti “bashkëpunim intelektual me terrorizmin”.Këto sulme të mbrapshta ndaj akademisë dhe intelektualëve të majtë, janë përsëritur nëpër mediat kryesore të Francës dhe midis elitës pseudo-intelektuale.

Ata synojnë që të nxisin urrejtjen publike kundër së majtës – një forcë tradicionale laike – duke e lidhur atë me “islamizmin”, gogoli i përjetshëm në shoqërinë franceze. Edhe pse është politikisht e përshtatshme për qeverinë, kjo lloj nxitje po e shtyn dalëngadalë por në mënyrë të qëndrueshme Francën në epokën e saj të Makartizmit.

Makron dhe mbështetësit e tij po hedhin bazat për një gjueti shtrigash të ngjashme me atë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara, të udhëhequr nga senatori Xhozef Mekarthi në vitet 1950,që synonte “spastrimin” e institucioneve amerikane nga agjentët e dyshuar, militantët ose simpatizantët e komunizmit.

Është me shumë rëndësi të kuptohet konteksti politik në të cilin po zhvillohet ky proces. Të gjitha këto deklarata duhet të shihen si pjesë e një hileje elektorale. Makron është i vendosur të kandidojë për një mandat tjetër në vitin 2022, por qeveria e tij e ka keq-menaxhuar pandeminë e Covid-19.

Vendi ka regjistruar deri tani mbi 4 milion raste dhe më shumë se 90.000 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri. Vitin e kaluar, ekonomia franceze ra me 8.3 për qind, ndërsa nivelet e varfërisë thuajse u dyfishuan. Në një sondazh të shtatorit 2020, 33 për qind e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre janë të mjaftueshëm për të siguruar jetesën; ndërsa 18 për qind thanë se nuk ishin aspak të mjaftueshme.

Ndërkaq, në një sondazh të tetorit po të vitit të shkuar, 61 për qind e të anketuarve mendonin se Makron nuk kishte arritur të kishte një përgjigje adekuate ndaj pandemisë. Me krizën e Covid-19 që ka të ngjarë të ndikojë shumë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Makron parashikon një konkurrencë të ashpër, dhe po kërkon një strategji efektive për të rritur mbështetjen.

Për momentin, asgjë nuk duket se funksionon më mirë në shpërqendrimin e publikut nga dështimet e shumta të qeverisë, sesa sulmi ndaj Islamit dhe “komplotet islamike”.Qeveria e Makron ka nisur tashmë një fushatë brutale që synon të frikësojë komunitetin mysliman, dhe të shtypë organizatat e tij të shoqërisë civile.

Por Makron dëshiron që të shkojë përtej sulmit ndaj komunitetit mysliman, ndaj tani po synon edhe të majtën. Dhe duke vepruar në këtë mënyrë, ai po kopjon një faqe nga manuali i njërës prej rivaleve të tij kryesorë, Marin Lë Penit, drejtueses së Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.

Ideja e “islamo-majtizmit”, është një term që ajo e popullarizoi në fushatën e saj të parë presidenciale në vitin 2012. Tani duket se politika e Makronit është zhvendosur kaq shumë larg në të djathtën ekstreme, sa që ai ka përqafuar plotësisht gjuhën e Tubimit Kombëtar. Përmes një kryqëzate publike kundër një komplotit të imagjinuar islamiko-majtist në shoqërinë franceze, ai shpreson të vjedhë jo vetëm disa nga votat e Lë Penit, por edhe të minojë të majtën. Ai po godet sidomos partinë e majtë La France Insoumise (Franca e Papërkulur). Lideri i saj Zhan Lyk Melensho, është politikani i vetëm që denoncon Islamofobinë dhe stigmatizimin e myslimanëve francezë.

Dhe ai ishte i vetmi kryetar partie që mori pjesë në Marshimin kundër Islamofobisë në

vitin 2019. Sot ai është gjithashtu i vetmi i majtë i shquar, që ka një shans në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Duke përdorur gjuhën raciste të Le Pen dhe duke demonizuar të majtën, dhe posaçërisht partinë e Melensho, Makron shpreson të garojë sërish si kandidati i kompromisit, “si e  keqja më e vogël”, të cilën populli francez duhet ta votojë për të shmangur një qeveri të ekstremit të djathtë.

Por duke synuar të rizgjidhet me mashtrime të pamëshirshme, të paskrupullta, presidenti po i shkakton shumë dëme shoqërisë franceze. Duke e vendosur akademinë në shënjestër, ai po kërcënon drejtpërdrejt lirinë akademike.

Spastrimi i institucioneve arsimore nga çdo opozitë intelektuale apo politike që mund të vërë në pikëpyetje politikat e qeverisë ose qëndrimet kryesore, do të frenonte seriozisht debatin publik mbi çështje të rëndësishme politike dhe socio-ekonomike.

Qasja aktuale e Makron, po e çon Francën gjithnjë e më pranë një rendi autokratik, ku kushdo që guxon ta kritikojë, kundërshtojë apo të vërë në dyshim direktivat e dhëna nga lart denigrohet ose i mbyllet goja.

Shënim:Ali Saad, është sociolog dhe analist francez. Puna e tij është e fokusuar mbi ndikimin e mediave në shoqëri.

burimi:https://www.aljazeera.com/opinions/2021/3/25/islamo-leftism-france-enters-its-mccarthyist-era

Përshtatur për Tirana Today

Tags: e majtaFrancagjueti shtrigashislami

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Bota

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Next Post
Biden: Demokracia “u vu në provë”, por qëndroi e fortë

Presidenti Biden thotë se do të rikandidojë në vitin 2024

Pas shtatë javësh pozitiv me koronavirus, Dybala merr përgjigjen e testit të radhës

Juventus - Barcelona gati të shkëmbejnë superyjet mes tyre, Dybala për De Jong

Janë ndëshkuar me gjobë 1316 shtetas që nuk kanë zbatuar masat antic*vid

Janë ndëshkuar me gjobë 1316 shtetas që nuk kanë zbatuar masat antic*vid







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com