ISIS ka marrë përsipër sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Manchester të Anglisë gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.
Lajmi bëhet i ditur nga një portal i lidhur me grupin terrorist ISIS, agjencia e lajmeve Amaq, e cila njofton se një nga anëtarët e ISIS ka kryer sulmin e mbrëmshëm me bombë.
Nga sulmi terrorist mbetën të vrarë 22 persona dhe mbi 59 të plagosur.