Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

ISHP: Shqiptarët që vuajnë nga depresioni nuk vizitohen, kanë frikë nga paragjykimi

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
ISHP: Shqiptarët që vuajnë nga depresioni nuk vizitohen, kanë frikë nga paragjykimi

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për nivele alarmante të përhapjes së sëmundjes së depresionit në popullatën shqiptare.

ISHP ka kryer dy studime, nëpërmjet të cilave ka matur përhapjen e kësaj sëmundjeje, gjatë viteve të fundit në Tiranë, ndërsa shifrat rezultojnë alarmante. Bëhet fjalë për një studim me ndjekje, në vitet 2012-2016, të një kampion të moshuarish, si dhe një studim transversal te një kampioni të rinjsh të shkollave të mesme, kryer tre vite më parë.

Janë disa faktorë që ndikojnë në zhvillimin e depresionit tek të moshuarit dhe tek të rinjtë, si:

Mosvajtja tek mjeku për shkak të turpit dhe paragjykimit nga shoqëria

Marrja e gabuar e qetësuesve anksiolitikë nëpër farmaci (pa asnjë lloj rekomandimi)

Kështu, kërkohet që të mos neglizhohet marrja e kujdesit të duhur në kohë, tek një mjek specialist, si dhe farmacive u është kërkuar që të mos lëshojnë qetësues pa recete, duke qenë se përdoruesit e tyre kanë krijuar varësi, shkruan Dita.

Vlerësohet se rreth 1 në 4 persona vuajnë nga depresioni të paktën një herë në jetën e tyre. Për fat të keq, ky problem nuk trajtohet si sëmundjet e tjera, për shkak të turpit dhe paragjykimeve të njerëzve që kanë këto simptoma. Kjo lidhet edhe me të shkuarën e vendit tonë, pasi depresioni në vendet komuniste është konsideruar gabimisht si shenjë e dobësisë së karakterit, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Kur duhet të vlerësohet rreziku për depresion:

Nëse keni 5 ose më shumë prej simptomave të mëposhtme, që janë të pranishme gjatë të njëjtës periudhë 2-javore, dhe paraqesin ndryshim nga javët e kaluara, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun specialist, për të shmangur në kohë çdo problematikë të shëndetit mendor:

1 – Në pjesën më të madhe të kohës keni humor depresiv, kjo ndodh pothuajse çdo ditë.

2- Pakësim të dukshëm të interesit/kënaqësisë, pothuajse në të gjitha veprimtaritë, shumicën e ditës, afërsisht çdo ditë.

3 – Humbje (rënie) e dukshme në peshë pa mbajtur dietë, ose shtim në  peshë.

4 – Pagjumësi, ose gjumë i shtuar, pothuajse çdo ditë.

5 – Axhitim psikomotor ose prapambetje pothuajse çdo ditë.

6 – Lodhje, ose humbje energjie, pothuajse çdo ditë.

7 – Ndjenjë e pavlerësisë ose e fajit të tepruar.

8 – Pakësim i aftësisë për të menduar apo për t’u përqendruar, ose pavendosmëri, pothuajse çdo ditë.

9 – Mendime të vazhdueshme të vdekjes (jo vetëm frikë nga vdekja), ide suicidale të vazhdueshme, pa ndonjë plan specifik, ose përpjekje e planifikuar për suicid.

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Magjikja Adele thyen rekord pas 46 vitesh, albumi “21” në top-listë prej 319 javësh

Magjikja Adele thyen rekord pas 46 vitesh, albumi “21” në top-listë prej 319 javësh

Koço Kokëdhima gjen strehë tek çadra e Bashës

Koço Kokëdhima gjen strehë tek çadra e Bashës

Ylli Manjani tallet me “aktorin, doktorin dhe piktorin”, ironizon liderët e partive politike

Ylli Manjani tallet me “aktorin, doktorin dhe piktorin”, ironizon liderët e partive politike







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com