Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ish-shefi i NATO-s: Rusia po përgatit goditjen e madhe ndaj Amerikës

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Ish-shefi i NATO-s: Rusia po përgatit goditjen e madhe ndaj Amerikës

Ish-shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fogh Rasmussen thekson se Rusia është duke përgatitur goditjen e madhe të radhës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një analizë të gjatë për “Politico” Anders Fogh Rasmussen shpjegon se Kremlini është duke ndërtuar skenarin për vitin 2020 për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.Ai shkruan se “duke parë rastet e fundit të ndërhyrjes në zgjedhje, si në SHBA ashtu edhe në Evropë, por edhe reagimet e pakta nga institucionet tona demokratike, ekziston çdo lloj arsye për të besuar se këto zgjedhje ofrojnë 20 momente për ndërhyrjen e Rusisë apo të tjerëve.”

Anders Fogh Rasmussen i bën thirrje Perëndimit që të jetë shumë herë më i vëmendshëm ndaj sulmeve të Rusisë dhe të mos përqendrohet vetëm tek qarkullimi i lajmeve të rreme.

Analiza e plotë:

Nga Anders Fogh Rasmussen & Michael Chertoff “Politico.eu”/Deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA-së në vitin 2020, votuesit perëndimorë do të paraqiten më shumë se 20 herë në votime.

Duke parë rastet e fundit të ndërhyrjes në zgjedhje, si në SHBA ashtu edhe në Europë, por edhe reagimet e pakta nga institucionet tona demokratike, ekziston çdo lloj arsye për të besuar se këto zgjedhje ofrojnë 20 momente për ndërhyrjen e Rusisë apo të tjerëve.

Ndërhyrja e huaj, është një operacion me kosto relativisht të ulët, në aspektin e burimeve njerëzore apo financiare të nevojshme. Megjithatë, ajo krijon një përparësi thuajse të garantuar në minimin e besimit tek institucionet tona të ligjshme, diçka që u “shijon” shumë regjimeve jo demokratike si Rusia.

Mjerisht, qeveritë perëndimore po angazhohen ende me betejën e fundit:Ata janë të mbërthyer tek dukuria e shumë-përhapur të vitit 2016 të “lajmit të rremë”, ndërsa prirjet aktuale tregojnë se Rusia dhe kundërshtarë të ngjashëm, po i mprehin “armët” e tyre.

Së pari, shohim një zhvendosje nga lajmi i rremë tek në historitë tejet të njëanshme. Këto janë histori që anë shpesh një element të së vërtetës, por me fakte të shtrembëruara për të prodhuar një histori publike polarizuese.

Ne e pamë këtë gjatë zgjedhjeve italiane, ku llogaritë e mediave sociale dhe faqet e lidhura me Rusinë, përforcuan narrativat rreth kërcënimit që vjen nga emigracioni i paligjshëm. Krahas lodhjes së votuesve italianë me establishmentin politik, kjo u bë kauza kryesore, duke u dhënë dy partive populiste dhe anti-emigrante pjesën më të madhe të votave.

Problemi me përmbajtjen hiper-partizane, është se ajo është më pak e dallueshme nga lajmet që janë tërësisht të rreme. Lufta kundër saj, kërkon një përpjekje më gjithëpërfshirëse nga të gjithë aktorët demokratikë, qeveritë, mediat, OJQ-të dhe votuesit, të cilat sot mungojnë.

Ndërkohë, sot po shohim një ndërkombëtarizim të manualit të ndërhyrjeve. Edhe pse zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, mund të kenë tërhequr vëmendjen më të madhe të medias, SHBA-ja nuk është objektivi i vetëm. Rusia, është duke e eksportuar në mënyrë aktive platformën e saj të ndërhyrjes në vende të tjera.

Referendumi në Katalonja të Spanjës, pa një nivel të paprecedentë të mediave sociale që shtrembëruan faktet, të cilat “gatuheshin” në Venezuelë. Tani po vëzhgohet sesi Venezuela, mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme meksikane. Vende të tjera jo demokratike si Irani dhe Kina, por edhe Turqia po vëzhgohen nga afër.

Vetëm disa javë më parë, llogaritë në Tëitter të disa politikanëve evropianë, u hakeruan me gjasë nga disa hakera turq, duke përhapur lajme të rreme në lidhje me grushtin e e dështuar të shtetit të vitit 2016. Identifikimi i shkallës së plotë të taktikave të inteligjencës ruse, dhe fuqive të tjera të huaja, është e vetmja mënyrë për të zhvilluar një strategji me një spektër të plotë për ta kundërshtuar atë.

Lloji i ndërhyrjes, ndryshon nga një zgjedhje në tjetrën. Në SHBA, Rusia duhej të përdorte mjete transgresive – serverat e e-maileve të hakeruara – për të ndikuar në skenën politike. Në Itali apo Gjermani, Rusia mund të mbështetet tek partitë afër Moskës, dhe tek ndikimi i saj ekonomik për të përhapur mesazhin e vet polarizues.

Përgjatë aleancës së Atlantikut, reagimi ynë kolektiv ka qenë i dobishëm, por i ç’organizuar. Një numër OJQ, think-tankesh, parlamentesh dhe qeverish kombëtare, po punojnë për të identifikuar dhe për të trajtuar veprimet subversive të Rusisë. Këto projekte, tentojnë të identifikojnë mjetet e ndryshme kundër ndërhyrjes së Rusisë:mbrojtjen e hapësirave tona në internet, kutive të votimit, mediave tona dhe sistemeve tona të mbrojtjes kibernetike.

Megjithatë, shumë shpesh ata i kthehen ndërhyrjes në zgjedhjet e shkuara, në vend se të përgatiten në një mënyrë proaktive për ndërhyrjet e mundshme në të ardhmen. Ata bashkëpunojnë rrallë me njëri-tjetrin, ose nuk kanë një qasje gjithëpërfshirëse për t’u mbrojtur kundër spektrit të plotë të këtyre veprimeve dashakeqe.

Për këtë qëllim, ne po ngremë një Komision Transatlantik për Integritetin e Zgjedhjeve. Duke bërë bashkë politikanët, profesionistët e industrisë, mediat, teknologjinë dhe ekspertët e shoqërisë civile në të dy anët e Atlantikut, qëllimi ynë është të përforcojmë punën që po kryhet, dhe të plotësojmë boshllëqet që ekzistojnë në përgjigjen tonë kolektive.

Për të trajtuar realisht veprimet e dëmshme të Rusisë dhe të lojtarëve të tjerë, është e domosdoshme të bashkojmë dy “brigjet”:njëri përgjatë Atlantikut, dhe atë përgjatë linjave partiake.

Ne synojmë të angazhojmë parlamentet në të dy anët e Atlantikut, për të shqyrtuar legjislacionin e tyre, për të audituar atë që është duke u bërë, dhe për të mbështetur dhe përforcuar iniciativat dhe organizatat që tashmë punojnë në këtë çështje.

Teknologjia shihet aktualisht si pjesë e problemit, por ne synojmë gjithashtu të shohim se si ajo mund të bëhet pjesë e zgjidhjes, duke përdorur edhe inteligjencën artificiale për të identifikuar dhe kundërshtuar historitë e rreme dhe të neveritshme.

Identifikimi i shkallës së plotë të taktikave të inteligjencës ruse dhe të fuqive të tjera të huaja, është e vetmja mënyrë për të zhvilluar një strategji me spektër të plotë për ta kundërshtuar atë. Nëse nuk e bëjmë këtë, shtetet e tjera kombëtare që duan të minojnë sigurinë tonë, do të përdorin taktika të ngjashme shkatërruese.

Shënim: Anders Fogh Rasmussen, është ish-kryeministër i Danimarkës dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Michael Chertoff, është ish-sekretari amerikan i sigurisë së brendshme. Ata do të bashkëkryesojnë Komisionin Transatlantik për Integritetin e Zgjedhjeve.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: AmerikësgoditjenIsh-shefimadheNATO-spërgatitrusia

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Next Post
Botës i tronditet stoli i paqes, Shqipëria lë pas SHBA-në dhe Rusinë

Botës i tronditet stoli i paqes, Shqipëria lë pas SHBA-në dhe Rusinë

Messi “sulmon” Izraelin: Nuk luajmë kundër njerëzve që vrasin fëmijë

Messi “sulmon” Izraelin: Nuk luajmë kundër njerëzve që vrasin fëmijë

Qeveria e Maqedonisë diskriminon shqiptarët

Qeveria e Maqedonisë diskriminon shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com