Shqipëria u shpërfytyrua nga Kosova me rezultatin e thellë 3-0, por më i shëmtuar ishte niveli i lojës që treguan djemtë e Panuccit. Menjëherë pas ndeshjes me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili sulmoi trajnerin e kombëtares shqiptare Cristiano Panuçi, ndërsa e cilësoi atë sharlatan. Sipas Nishanit trajneri po shkatërron atë çka është ndërtuar në këtë ekip.Që në fillimin e ndeshjes u pa një skuadër e ‘fikur’ e cila nuk kishte shumë dëshirë për lojë. Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 21-t Arber Zeneli pas një topi të bukur nga mesfusha nuk fali përballë Berishës dhe kaloi Kosovën në avantazh. Shqipëria u mundua të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë do të pësonte sërish. Ishte pikërisht Zeneli që konkretizoi një aksion model, duke dyfishuar rezultatin, ndërkohë golin e tretë e bëri Edon Zhegrova.
REAGIMI I NISHANIT
Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova !
Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar.