Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ish-përfaqësuesit e OKB: Të braktisen propozimet për shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ish-përfaqësuesit e OKB: Të braktisen propozimet për shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë

Ish-përfaqësuesit e Lartë të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carld Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schiling i kanë drejtuar sot (29.08.) një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe ministrave të Jashtëm të BE për diskutimin për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në letër ata shprehin “shqetësim të thellë” për sugjerimet e bëra nga zyrtarë të lartë të BE se ata mund të mbështesin një marrëveshje midis Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, që parashikon shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës përmes “korrigjimit të kufijve”.

“Ne e njohim rajonin mjaft mirë, për të deklaruar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato”, konstatojnë në letër Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling.

Përsa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës ata shprehin shqetësimin se një veprim i tillë do t’u jepte “mbështetje atyre që do të preferonin ta shpërbënin vendin, që bëjnë tashmë thirrje për një kthim në statuskuonë para Daytonit”.

Më tej ata theksojnë se e njohin BE dhe Evropën mjaft mirë për të kujtuar “se parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë që paqja e qendrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ricaktojmë kufijtë për të krijuar komunitete monoetnike”.

Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling theksojnë se “asnjë politikë nuk ka më shumë gjasa që të na kthejë pas në ndarje dhe konflikt në Ballkan se ajo që me sa duket po mbështesin disa.”

Ata nuk kanë dyshim se kjo “rrezikon të destabilizojë marrëveshjet aktuale si në Maqedoni, të minojë unitetin e shteteve si Bosnja” dhe të inkurajojë ata që dëshirojnë të shohin shkëmbime territoresh si në Ukrainë, “që ka gjasa të çojë në eksodin e minoriteteve nga komunitetet e tyre ekzistuese”.

Së fundi Bildt, Ashdown dhe Schwarz-Schilling, që qenë përfaqësues të OKB-së në Bosnjë e Hercegovinë midis viteve 1995 deri 2007, bëjnë thirrje që propozimet e mësipërme për ndryshimin e kufijve “të braktisen pa vonesë”.

Tags: braktisenIsh-përfaqësuesitOKBpropozimetSerbi-KosoveShkëmbimterritoresh

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
Portierit grek bëhet qesharak, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (Video)

Portierit grek bëhet qesharak, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (Video)

A e dini se?! Njihuni me disa kuriozitete interesante

A e dini se?! Njihuni me disa kuriozitete interesante

Legjenda Gerrard flet për Grezdën: Është i shkëlqyer, tifozët do ta duan

Legjenda Gerrard flet për Grezdën: Është i shkëlqyer, tifozët do ta duan







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com