Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme.
Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme.
Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, dhe të kandidaturës së Olta Rushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.















