Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ish-ministri: Berisha na fryu në vesh, u lut pështirshëm të bashkoheshim me të

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Berisha: Shqipëria shpallet vendi i të burgosurve politik!

Bashkim Kopliku, ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Aleksandër Meksit, teksa komenton zhvillimet e reja në PD, kujton kërkesën e bërë  nga Berisha ne vitin 2005, për t’u bashkuar me të.

“Nuk u ktheva më tek PB, as në vitin 2005, kur “ne, karrige thyerve”, na luti pështirshëm zoti Berisha, që të vinte në pushtet së bashku me të. Ai erdhi në pushtet, së bashku me shumë ish-“karrige-thyer”, duke blerë zgjedhjet e vitit 2005, duke paguar zgjedhësit pushtues të tokave, me premtimin e faljes së tokës së pushtuar, që natyrisht ishte tokë e shtetit, pra pronë e të gjithë popullit shqiptar”- shkruan ai në një shënim në faqen e tij Facebook.

Postimi i Bashkim Koplikut 

Pas Kuvendit të 29 prill 2018, të PD, ka zhvillime të reja, shkëputje nga PD të disa personaliteteve të saj, prandaj sqarimi im në vijim, lidhet indirekt edhe me ata…historia përsëritet…

Një mik në facebook , zoti K., shkroi sa vijon:

“Zoti Bashkim, që nga koha kur ishe ministër i brendshëm u zhduke për shumë kohe, tani ke dale prapë në skene, tu mbaruan paret??. Punë pazaresh hesapi”

Të nderuar miq në fb, bëj pjesë tek ajo pjesë e politikanëve që nuk përtoj, apo nuk neglizhoj t’ u përgjigjet akuzave publike, po publikisht. Natyrisht akuza e ka origjinën nga kuzhina e PB, partia e Berishës, apo e Bashës. Në vijim, po postoj përgjigjen time:

K., e keni bërë pis facebookun me shpifjet tuaja, e tani më duhet ta pastroj, në respekt të miqve të nderuar të fb. Në vijim po pastroj me radhë të tri pisllëqet e tua:

1–Shpifni ju z. K, kur shkruani se “u zhduka”, që nga koha kur isha ministër i brendshëm”.
Faktet janë të njohura botërisht, dhe zyrtarisht: në prill të 1993, kam kaluar nga funksioni i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Rendit Publik (i brendshmi), në funksionin e zëvendëskryeministrit që mbulonte reformën ekonomike, dhe kam vazhduar të jem në funksionet më të larta të shtetit dhe partisë deri në prill 1997; kur isha edhe deputet edhe kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, edhe etj., kur papritmas u përjashtova nga kryesia e PD, me një votim të paligjshëm. Votimi ishte krejt i paligjshëm, sepse për përjashtimin tim votoi kryesia e PD, e cila nuk kishte kurrfarë të drejte të votonte, pasi organi që mund të votonte për shkarkimin e një anëtari të Kryesisë së PD, ishte Këshilli Kombëtar, dhe jo ajo: nuk ishin shpikur akoma në PD, ato ngrirjet etj. që u futën në Statut më vonë. Natyrisht që nuk ka asnjë vlerë as justifikim i kolegëve të mi, se “i urdhëroi anëtari i kryesisë, presidenti i Republikës, Sali Berisha”, nuk kanë të drejtë as ata që votuan që unë të mos përjashtohesha–ata duhet thjeshtë të mos pranonin të votohesh, të zbatonin ligjin, statutin, e justifikimi i tyre veçse i ngarkonte dhe më tepër me faj.
Përjashtimi im ishte i kundërligjshëm, në shkelje të çdo lloj neni e principi të Statutit të PD. Iu drejtova PD, por edhe popullit, por shokët e mi të PD, por edhe populli, nuk u ngritën të vinin në vend padrejtësinë, shkeljen e ligjit. Si rezultat, u binda përfundimisht se PD e 1991, kishte vdekur, dhe ishte zëvendësuar me PB (partia e Berishës, një parti neokomuniste), por u binda edhe se populli im kishte mbetur po ai që kishte duruar Enver Hoxhën për 45 vjet me radhë.
Nuk u ktheva më tek PB, as në vitin 2005, kur “ne, karrige thyerve”, na luti pështirshëm zoti Berisha, që të vinte në pushtet së bashku me të. Ai erdhi në pushtet, së bashku me shumë ish-“karrige-thyer”, duke blerë zgjedhjet e vitit 2005, duke paguar zgjedhësit pushtues të tokave, me premtimin e faljes së tokës së pushtuar, që natyrisht ishte tokë e shtetit, pra pronë e të gjithë popullit shqiptar. Pushtuesit e tokave ishin rreth “një e treta e popullit shqiptar”, dhe ata votuan për PB, pavarësisht se shumica e tyre nuk ishin fare me PB, siç e treguan në votimet e 2013. Nejse, duhet kuptuar mirë se blerja e votave për të ardhur në pushtet e PB, është një nga turpet e mëdha që bëri populli ynë, që shiti votën e tij për të paguar vetëm me “4000 lekë” për parcelë toke, kur parcela kushtonte me miliona lekë. PB e hapi rrugën e blerjes masive te votave, me premtimin për legalizim. Por sa erdhi në fuqi, PB nuk e mbajti as fjalën e dhënë: ua zvarriti pafund legalizimin, vetëm e vetëm që t’i mbante të lidhur pas vetes, që t’i kishte votues “të sigurtë” për jetë, siç e bënte me ish të përndjekurit e ish pronarët e tokave. Por ja që PS-ja, mësoi nga PB, u bë edhe ajo “praktike”, dhe u bëri të njëjtin premtim “pushtuesve të tokave”, bile duke duke u premtuar që mos tua marrë fare as ata “4000 lekë” për parcelë, si dhe se nuk do t’i mbante peng me zvarritje e me rrena për vite me radhë, si i mbajti PB për 8 vjet. Përfundimi dihet tashmë: fitoi PS duke e fundosur përfundimisht PB.

2–Shpifni ju z. K, kur shkruani: ” u zhduke për shume kohe, tani ke dale prape në skene.”
Jo, ka fakte, dëshmitarë që nuk kanë humbur kujtesën, gazeta e regjistrime televizive pa fund, që vërtetojnë se edhe jashtë radhëve të PB, nuk u zhduka, por kam qenë aktiv në masmedia, me mbi 700 shkrime në gazetat më të mëdha të vendit dhe me biseda në studio, gjithë kohën që PB ishte në pushtet, por kjo deri sa PB u bë aleate me LSI, në 2008. Në këtë moment, hoqa dorë nga shkrimet publike intensive, se u deziluzionova rëndshëm, tashmë nga pjesa më e madhe e populli shqiptar, pjesa që rezultoi se me hipokrizi mbahesh kot si e djathtë. Ishte ajo së cilës i drejtohesha në radhë të parë, gjoja E Djathta, me shkrimet e fjalët e mia. Por ata aprovuan koalicionin me LSI, që ç’ nuk bënte kundër së Djathtës në përgjithësi, por edhe kundër PB në veçanti, sulme nga pozita të majta hipokrite. Rezultoi se shumica e popullit gjoja të djathë, shiti principet e veta, vetëm e vetëm për të ndenjur në pushtet. U indinjova tashti më shumë me popullin gjoja të djathtë, se sa me “militantet e PB” që tashmë e dija sa u vlente lëkura, që në 1997…
Nejse, kam shkruar e folur gjatë për këtë blerjen e votave të PB, dhe koalicionet e ndyra “pragmatiste” të PB.

3– Shpifni ju z. K. kur shkruani: “tani ke dale prapë në skene,, tu mbaruan paret??
Fatmirësisht shteti, ne ish-funksionarëve të tij, na ka siguruar një pension relativisht të mirë: marr pension rreth 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Me këtë pension mund të jetoj pa iu lutur njeriu për bukën e gojës, por edhe duke më lejuar të ruaj dinjitetin si ish drejtues i këtij populli shqiptar, që vazhdoj ta dua megjithëse ia njoh mirë të metat e mëdha që ka, vazhdoj të përpiqem vazhdimisht, edhe këtu në fb, t’i tregoj popullit tim, shqiptarëve, rrugën e shërimit, që është ecja drejtë bashkimit me popujt sivëllezër të BE.
Nuk i kam marrë asnjë personi as një lek korruptiv.

Nuk e di kush jeni ju z. K., por edhe po ta dija, nuk do t’jua ktheja shpifjeve e pisllëqeve që keni shkruar, me sharje për shpagim (hakmarrje), siç bëhet fatkeqësisht rëndom mes nesh shqiptarëve.

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Next Post
Video/ Zbulohen pamjet, si u ndoqën dhe ra në rrjetë, gomonia me 2.5 ton drogë

Video/ Zbulohen pamjet, si u ndoqën dhe ra në rrjetë, gomonia me 2.5 ton drogë

Video/ Mohoi origjinën shqiptare, Eleni Foureira trondit me deklaratën e fundit: Jam krenare që…

Video/ Mohoi origjinën shqiptare, Eleni Foureira trondit me deklaratën e fundit: Jam krenare që…

Video/Shikoni veprim e ‘çmenduar’ të Kim Jong-un, shkak gruaja e tij

Video/Shikoni veprim e ‘çmenduar’ të Kim Jong-un, shkak gruaja e tij







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com