Në dimër përgjithësisht njerëzit preferojnë pushimet në borë, pasi verën kanë kohë për ta shijuar 3 muajt e saj. Gjithsesi ka nga ata që pushimet e dimrit i bëjnë në vende verore.
Ish-deputetja e Partisë Socialiste Esmeralda Shkjau, ka preferuar të vizitojë këtë dimër shkretëtirën e Saharasë. Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram, foto e veshur e tëra me të zeza, teksa bën xhiro me motor në dunat e rërës.
Deputetja e PS në fakt njihet për profilin e saj “aventurier”, dhe për bamirësitë e saj të vazhdueshme. Gjithsesi për t’u rikthyer tek pushimet e saj në Sahara, deputetes i shkon shumë ky vend dhe veshja që ka zgjedhur për në shkretëtirë.