Samsung ka nënshkruar një marrëveshje me Apple për të ndërtuar procesorët 7nm A12 për iPhone-in e ardhshëm. Pasi kompania koreane humbi marrëveshjen me rivalin e saj Tajvanez TSMC në 2013 kjo është hera e parë që ajo do të bëjë SoC.
Samsung bleu makina ekstreme UV për të ndërtuar një procesor 7nm vetëm për iPhone. Në arritjen e marrëveshjes rolin kryesor e luajti njëri prej tre CEO-ve të kompanisë.
Mësohet se Samsung dhe Apple përfunduan marrëveshjen pas tregtisë së suksesshme për panelet OLED. Prodhuesi korean po përfundon testet fillestare të makinave të reja për përpunimin e çipit dhe do të fillojë prodhimin e qarqeve të integruara A12 sapo Apple të miratojë procesin.
Është legjitime të thuhet se iPhone 8 do të jetë telefoni më i mirë i Samsung, sepse pjesët kyçe të telefonit të Apple, të cilat do ta bëjnë dallimin në treg, do të bëhen nga rivali Samsung.