Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Investigimi/Si e ngjiti mafia në pushtet, Mateo Salvinin

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Investigimi/Si e ngjiti mafia në pushtet, Mateo Salvinin

Nga Lorenzo Tondo & Stephanie Kirchgaessner, “The Guardian”/Fitorja elektorale e Matteo Salvinit në rajonin jugor të Kalabrisë, në zgjedhjet parlamentare të 4 marsit, u mbështet nga një ish-politikan, për të cilin autoritetet ligj-zbatuese kanë deklaruar se ka lidhje të ngushta me Ndrangheta-n, organizata kriminale që kontrollon pjesën më të madhe të trafikut së kokainës në Evropë.

Ministri i Brendshëm i të djathtës ekstreme, dhe drejtuesi i Lidhjes, i cili është shfaqur në publik si një kryeministër de fakto, e fitoi vendin e tij senat me mbështetjen e ish-kryebashkiakut të Reggio Calabria, Giuseppe Scopelliti, me të cilin Salvini kishte një aleancë politike, dhe që u arrestuan disa javë pas zgjedhjeve të marsit, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa ishte kryetar i bashkisë.

Në një rast të mëparshëm gjyqësor ndaj mafias, në të cilin ai nuk u akuzua, Scopelliti u përshkrua në dosjen hetimore si “i sponsorizuar” nga një prej klaneve qeverisëse të Ndranghetas.

Prokurorët gjithashtu pohonin në dokumentet e konsultuara nga “The Guardian”, se klanet më të fuqishme kriminale në zone, luajtën një “rol vendimtar” në karrierën politike të Scopellitit.

Nuk ka asnjë të dhënë, se Salvini ka lidhje të drejtpërdrejta me organizatën kriminale. Por “The Guardian” ka shqyrtuar lidhjet e Salvinit me individë, të cilët supozohet se kanë lidhje të ngushta me Ndrangheta-n, për shkak të rolit të ministrit të Brendshëm, që mbikëqyr zbatimin e ligjit dhe sigurinë e brendshme në vend.

Këto pretendime, erdhën pasi Salvini u përpoq të prezantonte të martën prioritetet e tij në luftën kundër mafias, duke u larë në një pishinë në oborrin e një vilë toskane, që i ishte konfiskuar një mafiozi.

Më pas, ministri bëri një xhiro në pishinë. Vila i ishte marrë një bosi të mafias në vitin 2007 pas 24 vitesh procedurash gjyqësore, dhe ishte shndërruar në një resort turistik.

Salvini është angazhuar gjithashtu në një debat publik, me një nga aktivistët më të spikatur anti-mafia të Italisë, shkrimtarin Roberto Saviano. Javën e kaluar, Salvini kërcënoi të hiqte mbrojtjen e policore për Savianon, megjithëse ky i fundit gjendet nën kërcënimin e Camorra-s, qëkur ai botoi librin e tij “Gomorrah” në vitin 2006, duke zbuluar detaje rrëqethëse rreth mafies në Napoli.

Giovanni Tizian, një gazetar kalabrez i “L’Espresso”, i cili jeton nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2011, pasi u kërcënua nga Ndrangheta, tha për “The Guardian” se përfitimet elektorale të Salvinit në Kalabri – nga të mos paturit pothuajse asnjë mbështetje 5 vjet më parë, deri në fitimin e vendit në senat – erdhi pas mbështetjes nga njerëz me një të kaluar të trazuar dhe një histori të errët politike”.

“Nuk kishte rëndësi nëse Scopelliti, ishte zgjedhur më herët me mbështetjen e klaneve mafioze, siç kanë zbuluar hetimet. Scopelliti ishte popullor, dhe kishte mijëra mbështetës”- tha Tizian.

Nuk ka dëshmi se Salvini dhe Scopelliti, kishin një marrëdhënie të ngushtë personale. Marrëdhënia e Lidhjes me Scopellitin, thuhet se u menaxhua nga koordinatori rajonal i partisë në Kalabri, Domenico Furgiuele, vjehrri i të cilit, një ndërtues hotelesh, ishte dënuar më parë për krime të lidhura me mafien.

Kur u pyetën për lidhjet midis Lidhjes dhe Ndranghetas, Salvini u tha gazetarëve se ai ishte i interesuar vetëm për fushatën kundër mafies. Që kur u bë ministri i brendshëm, Salvini ka thënë se lufta kundër mafies është një nga prioritetet e punës së tij.

Por ai gjithashtu ka bërë dy propozime politike, nga ku mund të përfitojnë individët e përfshirë në krimin e organizuar:eliminimin e një kufiri lidhur me transaksionet në para të thata, e cila ndihmon në frenimin e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, si dhe një amnisti të gjerë të individëve që janë duke u hetuar për mashtrim tatimor – nën një kufi të caktuar – si pjesë e një plani për “paqen fiskale”. Ky plan u rrëzua nga Lëvizja Pesë Yjet.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: investigimimafiaMateo Salvininngjitipushtet

TË LIDHURA

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines
Aktualitet

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia
Aktualitet

Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

16:22 | 31/05/2025
Protestë studentore në Serbi: “Çohu Serbi” bllokon urat e Beogradit
Rajoni

Protestë studentore në Serbi: “Çohu Serbi” bllokon urat e Beogradit

16:17 | 31/05/2025
Next Post
Video/Këngëtari serb ‘sulmon’ brutalisht Xhakën dhe Shaqirin

Video/Këngëtari serb ‘sulmon’ brutalisht Xhakën dhe Shaqirin

Foto/Suedezët bëjnë shqiponjën, u tregojnë gishtin e mesit shqiptarëve

Foto/Suedezët bëjnë shqiponjën, u tregojnë gishtin e mesit shqiptarëve

Ndiqni udhëzimet/Si të shpëtoni veten dhe familjen nga tërmeti

Ndiqni udhëzimet/Si të shpëtoni veten dhe familjen nga tërmeti

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore
Bota

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

by mirseda
17:04 | 31/05/2025
0

Izraeli ka akuzuar Iranin se po ecën me vendosmëri drejt përfundimit të programit të tij për zhvillimin...

16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

17:02 | 31/05/2025
Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

16:45 | 31/05/2025
Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

16:22 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com