Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Investigimi/ Dimë shumë pak rreth sigurisë ushqimore, ja kush është vrasësi ynë i përditshëm

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Investigimi/ Dimë shumë pak rreth sigurisë ushqimore, ja kush është vrasësi ynë i përditshëm

Në fund të Gushtit, një raport i KLSH nxorri në pah se AKU nuk kontrollonte dot 1/3 e produkteve që hyjnë në Shqipëri e tregtohen në supermarkete e dyqane. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” monitoroi për disa ditë mënyrën e tregtimit të produkteve, që kërkojnë kushte frigoriferike. Kosi dhe produkte të tjera mbaheshin në tokë e jashtë frigoriferëve. Qytetarja pyet se përse mbahen në këto kushte prodhime që duhet të ishin në frigorifer. Përgjigja më e shpeshtë ishte se bëhej fjalë për produkte që sapo kishin mbërritur. Më pas ndalemi në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi”, ku kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjenës të lenë pa fjalë.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka monitoruar për disa ditë rresht supermarkete e dyqane për të parë mënyrën e trajtimit të produkteve që konsumohen përditë dhe që kanë nevojë për kushte specifike. Por ajo çka doli në pah është absurde.

Dita 1

Marketi 1 

Qytetarja – Goca, më fal të të pyes për dicka?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Këto produktet, që janë lënë aty, nuk ka ndonjë problem? Që janë lënë pa frigorifer?

Punonjësja – Kush produkte?

Qytetarja – Ja kosat e frutave, gjalpi…

Punonjësja – Aty i kemi mbajtur gjithmonë.

Qytetarja – Po besoj që është problem sepse ne që i konsumojmë. Aty thotë 2 deri në 5 gradë. Gjithsesi, nuk më duket normale që sallami të lihet në këto temperatura.

Market 2 

Qytetarja – Më fal goca, po këto kosat, që keni lënë në tokë, nuk është problem? Që s’janë në frigorifer?

Punonjësja – Ai kosi, që ka ardh, sapo ka ardhur tani edhe…

Qytetarja – Se kam merak, kur I shof kështu njëherë.

Market 3 

Qytetarja – Ato nuk duhet të rrinë (kosi) pa u futur në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem. Edhe mund të rrinë, sepse dje kanë ardhur.

Qytetarja – 2 deri në 8 gradë, ndërkohëqë është 40 gradë. Prandaj helmohemi ne, se bëhen nga këto gjëra.

Marketi 4 

 Qytetarja – Më fal, ato kosat nuk duhet të lihen në tokë. Duhet të futen në frigorifer!

Punonjësja – Ka ardhur furnizimi dhe…

Market 5 

Qytetarja – Këto kosat, si rregull e kanë, që duhet të rrinë në frigorifer dhe jo në tokë.

Punonjësja – Tani kanë ardhur nga funizimi.

Qytetarja – Të ruhet 3 deri në 6 gradë. Eshtë 40 gradë temperatura.

Dita 2

Marketi 1  

Qytetarja – Goca unë blej gjithmonë këtu dhe kam ngritur shqetësimin, që këto produktet duhet të futen në frigorifer. Edhe më the, që sa ka ardhur furnizimi.

Punonjësja – Nuk të thashë, që sa ka ardhur furnizimi. Të thashë, që aty i lejmë gjithmonë. Edhe gjalpin edhe kosin.

Qytetarja – Nuk duhet të rrinë.

Market 2

Qytetarja– Kam vënë re, që këto kosat rrinë gjithmonë këtu jashtë.

Punonjësja– Ku t’i lëmë?

Qytetarja – Në frigorifer.

Punonjësja – Ja pra, i ke në frigorifer.

Qytetarja – Po këto? (janë në tokë)

Punonjësja – Si?

Qytetarja – Këto, që janë këtu?

Punonjësja– S’ka vënd.

Qytetarja – Po këto nuk duhet të rrinë pra, se thotë, të ruhen në frigorifer. Dhe kanë një temperaturë të caktuar.

Punonjësja – Mos merr nga ato, që rrinë aty pra, merr nga këto, që janë në frigorifer.

Qytetarja – Po mirë! Kjo, që rri këtu, a do futet në frigorifer në momentin, që është i prishur?

Market 3 

 Qytetarja – Goca mundem?

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Unë kam ngritur një shqetësim para disa ditësh, për këto produktet, që rrinë kështu.

Punonjësja– Për cilat?

Qytetarja – Për këto.

Punonjësja– Tani, sa ka ardhur furnizimi.

Qytetarja – E njëjta gjë më është thënë edhe atë ditë.  

Market 4 

Qytetarja –  Më fal, mund të pyes për dicka? Këto kosat, që rrinë këtu, nuk është problem? Duhet të jenë në frigorifer.

Punonjësja – S’ka problem.

Qytetarja – Sepse thotë: temperatura 2 deri në 6 gradë.

Punonjësja – N.q.s do në frigorifer, ke edhe këtu.

Qytetarja –Shumë mirë, këto do futen në frigorifer dhe mund të futen të prishur.

Ndërsa në fabrikën e reçelit dhe konservave “Osumi” kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi  kushtet e punës me produktet ushqimore dhe niveli i higjienës që lënë shumë për të dëshiruar.

Qytetarja –Si ia kaluat? Mirë? E gjetëm më në fund, (adresën) se vajtëm deri në fund të rrugës.

Menaxheri– Besoj, jeni interesuar për punë?

Qytetarja– Po, për punë.

Qytetarja – Jemi të dyja kunata.

Menaxheri– Njëra do vijë (në punë). Jeni kunata, njëra do vijë. Meqë jeni kunata, njëra do vijë.Pse? Do them edhe pse.

Qytetarja – Po!

Menaxheri– Tani, të tëra bëhen gjashtë punëtore. Unë jam.., nuk jam pronari, jam menaxheri. Tani po e nisim me gëzime, ke një gëzim, ke një dasëm, do ikni të dyja, njëra…Puna fillon në 9 (e mëngjezit) me pesë e gjysëm.(mbasdite)

Qytetarja – Po, e kemi lexuar atë.

Menaxheri– Normalisht, pushimi drekës. Paga 195 mijë(lekë të vjetra), plus siguracionet i paguan pronari.

Tags: Dimëi përditshëminvestigimirrethshumë paksigurisëushqimorevrasesiynë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Skena e vrasjes së Azemit në sytë e katër dëshmitarëve të parë (VIDEO)

Skena e vrasjes së Azemit në sytë e katër dëshmitarëve të parë (VIDEO)

Zbulohet sekreti, ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

Zbulohet sekreti, ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

Kuvendi/ Saimir Tahiri përlotet kur përmend 21 Janarin

Kuvendi/ Saimir Tahiri përlotet kur përmend 21 Janarin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com