Inter duket se ka lënë pas zhgënjimet e javëve të fundit dhe është kthyer të bëjë një ndeshje fantastike përballë Napolit. Zikaltërit kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 në ‘San Siro’, me gol të shënuar nga Lautaro Martinez në fundin e takimit.
Zikaltërit e nisin vrullshëm ndeshjen me Mauro Icardin që goditi menjëherë drejt portës sapo ra bilbili dhe Meret nxitoi të kthehet në portë por topi u ndal në traversë duke shpëtuar Napolin nga pësimi i golit që në minutën e parë.
Më pas skuadra e Spallettit tentoi të organizojë lojë për të arritur të gjejë golin por shanset e rrezikshme janë shumë të pakta. Fillimisht Koulibaly i heq Icardit një top nga vija fatale, më pas Meret ndal një gjuajtje me kokë të Joao Mario nga brenda zone.
Në të dytën është Napoli që menaxhon më mirë lojën dhe shfaqet rrezikshëm në disa raste por Handanovic ndal një gjuajtje të fortë të Callejon. 11 minuta para fundit Koulibaly bën një faull taktik ndaj Politano dhe ndëshkohet me karton të verdhë, por duartrokitjet e tij ndaj arbitri detyruan atë ta nxjerrë me karton të kuq.
Inter përpiqet të bëjë diferencën por pa rezultat, rastin më të mirë e pati Napoli me Callejon që goditi fort drejt portës së boshatisur por Asamoah gjendet aty dhe ndalon sferën të shkojë në rrjetë. Më pas është Lautaro Martinez që arrin të gjejë rrjetën në shtesë të ndeshjes dhe i jep tre pikë Interin që e afron me Napolin. Ndërsa në fundin e takimit është ndëshkuar me karton të kuq edhe Lorenzo Insigne, pas një përplasje me Keita Balde.a