pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişsaltbahiscasibomsaltbahissaltbahiscasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinokulisbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Integrimi na “ngel në klasë”, s’kemi bërë detyrat. Gjermanët na vendosin kushte

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Albania Merkel

Albania Merkel

Një muaj më parë, kryeministri Rama e cilësoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, si jetë a vdekje. Në një intervistë për “Euronews”, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo gjë duhet të ndodhë në Qershor, dhe populli shqiptar nuk pret asgjë tjetër përveç kësaj. Por ndryshe nga pritshëritë e Ramës, Basha ia ka përplasur sot në fytyrë një të vërtetë të madhe, e cila na lë në baltë, sa i takon kësaj ëndrre të madhe. Kreu demokrat dëshmoi sot me fakte se Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, e kjo përkthehet në ngelje në klasë. Vettingu, një ndër kushtet bazë kanë “kushtëzuar” negociatat, e ndërsa BE ka kërkuar kokën e “peshqve të mëdhenj”.

“Sot në këtë seancë, në mënyrë të përsëritur, prej më shumë se tetë javësh, kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e falimentuar politikisht, moralisht, e zhytur dhe e lidhur me krimin, po mundohet të japë përshtypjet se gjithçka ecën normalisht.

Edi Rama, mbrëmë është informuar sikundër jam informuar dhe unë, për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave, për fatin e integrimit europian të Shqipërisë. Por ai ka ardhur këtu sot të bëjë të paditurin, të fshehë të vërtetën apo të manipulojë atë përmes mediave të kapura prej gryke, me favore, joshje dhe shantazhe qeveritare.

Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko-gjerman dhe takimi Merkel-Makron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët, partia jonë simotër, anëtarë të partisë evropiane dhe social demokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotër e Partisë Socialiste, e anëtarë të Partisë Socialiste Evropiane, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i takon hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Video/ Basha nuk i ndahet Ramës: Mos më bëj lojëra për negociatat, e di mirë ç’të ka thënë Merkel

Ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rekomandim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo thjeshtë i Gunther Krichbaum vetëm, Johann Wadephul, por i mazhorancës gjermane, konservarorë dhe socialistë së bashku se Edi Rama ka gënjyer, se Rama nuk i ka bërë detyrat. Se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë e cila do të bëhet zyrtare javën e ardhshme, të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjeshtë kushte, por edhe një proces kontrolli që demostron pabesueshmërinë ndaj çdo lloj raportimi nga Edi Rama, apo hallka institucionale të blera e të korruptuara nga ai. Kjo është një ngjarje dramatike për Shqipërinë”, tha Basha sot në Kuvend.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është trumbetuar shpesh nga zyrtarë të lartë të BE –së për negociatat. Por duket se ende kemi punë për të bërë, pasi sipas Bashës, Rama nuk i ka punët mirë në këtë drejtim. Sipas tij, e vërteta është ajo çfarë di çdo shqiptarë dhe shqetësimet që kanë parashtruar partnerët evropianë.

“Shqipërisë nuk i thuhet një “Jo” e prerë, por deri sa të plotësohen kushtet. Deri sa Saimir Tahiri të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe politikanët e lidhur me drogën.

Shqipëria të mos ketë një ministër tjetër të Brendshëm i cili harxhon gjithë ditën e tij duke mbrojtur vëllain e tij trafikant të dënuar droge, dhe kokën e krimit të organizuar në Vlorë, deri sa qeveria ti kthehet njerëzve, deri sa të kemi një bashkëqeverisje me qytetarët dhe jo bashkëqeverisje me krimin dhe oligarkët.

Këto janë kushtet e një vendi që i do të mirën Shqipërisë. E një vendi të taksapaguesve ku gjermanët kanë paguar më shumë se çdo komb tjetër në këto 27 vite për zhvillimin tonë ekonomik, për shtetin ligjor”, tha më tej Basha.

Kreu i PD-së po e thotë troç: Ata lart janë peshqit e mëdhenj, ata janë të pandëshkueshmit, ndaj Vettingu ka nisur nga poshtë, për të mbrojtur veten.

TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

VAR sërish protagonist, barazon Australia (Video)

Bllokohen motorët e ujit në Durrës, pronarët në protestë

Mesazhi i Xhakës në prag të ndeshjes me Serbinë: Gati për luftë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com