Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Institucionet ndihmuan DH Albania”, reagon Sekretariati i Liçencimit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Institucionet ndihmuan DH Albania”, reagon Sekretariati i Liçencimit

Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Liçencimit ka reaguar pas një kronike të transmetuar nga “Zëri i Amerikës” së kompania DH Albania është ndihmuar nga institucionet.

Në një ragim për mediat, Sekretariati Teknik i Komisionit të Lincecimit thotë se se nga ky komision është zbatuar procedura ligjore dhe mbledhja e datës 30 Korrik 2018 ka marrë në shqyrtim aplikimin e shoqërisë DH Albania për njëhsimin e licencës së huaj vetëm pasi shoqëria ka plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor të kërkuar, përfshirë edhe dokumentin e pretenduar nga “Zëri i Amerikës”, aktin e regjistrimit në QKB.

Nga fillimi i procedurës së aplikimit deri në kalimin e dosjes për vendimmarrje drejt Komisionit, subjektet sipas ligjit kanë të drejtën të depozitojnë dokumente plotësuese në funksion të aplikimit të tyre. Sekretariati shqyrton dhe relaton drejt Komisionit vendimmarrës vetëm aplikimet të cilat rezultojnë me dosje të plotë të dokumentacionit ligjor të kërkuar.

“Shoqëria DH Albania, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, protokolluar në MIE me nr.1138 prot., datë 13.07.2018, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim. Shoqëria me shkresën e datës 18.07.2018, e protokolluar në MIE me nr.1162 prot., datë 18.07.2018, e deri në datë 27.07.2018 ka paraqitur dokumentacion plotësues të aplikimit për njehsim të licencës së huaj.  Bëjmë me dije se njehsimi i licencës nga vendi i origjinës së shoqërisë DH ALBANIA është bërë konform gërmës a) të pikës 3) të Kreut III, tërregullores së miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, i ndryshuar”, thuhet në sqarim.

Sekretaria Teknike e Komisionit të Posaçëm, pasi vlerësoi plotësimin e dokumentacionit të paraqitur referoi aplikimin e kësaj shoqërie, së bashku me aplikimin e 33 shoqërive të tjera, ku paraqiteshin edhe 3 aplikime shoqërish për njehsim të licencës nga vendi i origjinës ngjashmërisht me aplikimin e shoqërisë DH Albania, pranë Komisionit, i cili në mbledhjen e datës 30.07.2018 shqyrtoi të gjitha aplikimet që rezultonin të plota nëperputhje me kërkesat ligjore. Sipas përcaktimeve të kësaj rregullore, sekretariati teknik shqyrton aplikimet që rezultojnë me dokumentacion provues, dhe nëse rezulton i plotë ja relaton Komisionit për shqyrtim në mbledhjen e radhës. Në rastin konkret, sekretariati ja ka dërguar dosjen Komisionit për shqyrtim dhe vendimmarrje vetëm pasi dosja është plotësuar me të gjitha dokumentet nga subjekti kërkues.

Bazuar në shkronjën “a”, të pikës 3, Kreu III, të rregullores së miratuar me VKM nr.42, datë 16.01.2008, i ndryshuar, si dhe mbështetur nëdokumentacionin e paraqitur nga shoqëria, Komisioni miratoi njehsimin e licencës së shoqërisë, duke u bazuar në paragrafin 2, të gërmës ”a”, tëpikës 3, Kreu III, të rregullores, që përcakton se “Shoqëritë e huaja që aplikojnë për licencim njehsojnë licencën që disponojnë nga vendi i origjinës duke zbatuar të njëjtat procedura për kategorizimin dhe klasifikimin, si dhe shoqëritë shqiptare”.

Në bazë rregullores Kreu II, pika 4, nënpika V, të VKM nr.42, datë 16.01.2008, i ndryshuar, Sekretaria e Komisionit, kur aplikimi rezulton me dokumentacion të plotë, brenda 7 ditëve propozon komisionit shqyrtimin e kërkesës. Sekretaria per cdo rast referon te gjitha aplikimet e paraqitura prane Komisionit, dhe prezanton te gjitha aplikimet qe jane te plotesuara me dokumentacionin e kerkuar sipas rregullores. Edhe në kete rast, prane komisionit është relatuar ky aplikim brenda afatit ligjor. Dokumentacioni i paraqitur nga shoqeria, pershkruhet si me poshte:

–        Kërkesa, e nënshkruar nga perfaqesuesi i deges se shoqerise se huaj, z. Avdjol Dobi.

–        Formular aplikimi i shoqerise, ku jepen të dhënat e shoqërisë, rezidenca dhe adresa, të dhënat e kontaktit, përfaqësuesin ligjor, drejtuesit teknik me të cilët kërkon të përfitojë njehsimin e licencës së huaj.

–        akti i themelimit të shoqërisë meme, (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        statuti i shoqërisë meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Ekstrakti historik i regjistrit tregtar në te deges se shoqerise se huaj te regjistruar ne Shqipëri prane QKB, mbi të dhënat e subjektit- i njehsuar nga noteri Xhevahire Brahaj.

–        Licenca e shoqërisë Dunëell Haberman LLC, me nr.DH30561209, me vlefshmëri deri më 22.08.2023, lëshuar nga Bordi i Shtetit të Delaëare (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Dokument mbi sistemin e klasifikimit të licencave në vendin e origjinës (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Vërtetimi për taksat, falimentin, çështje gjyqësore ose veprimtari joligjore te shoqerise meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit tëapostiluar nga vendi i origjinës)

–        Bilanci 2017, me përmbledhje për 3 vitet e fundit te shoqerise meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Kontratat e punës midis shoqerise dhe drejtuesve teknikë (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës),

–        Diplomat e drejtuesve teknik (përkthimi dhe noterizimi i dokumenteve të apostiluara nga vendi i origjinës):

–        CV dhe rekomandime për drejtuesit teknikë (të përkthyera nga përkthyes shqiptar dhe te noterizuara).

–        Vetdeklarime te drejtuesve teknike

–        Pagesa e tarifës së aplikimit 1 euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kërkuar verifikim dokumentacioni, nëpërmjet kanaleve diplomatike, në SHBA. Pas pergjigjes se marre ku rezulton se dokumentacioni që lidhet me datën e krijimit të shoqërisë në vendin e origjinës nuk është i njëjtë me dokumentacionin e paraqitur prej degës së shoqërisë në Shqipëri gjate aplikimit për njehsimin e licences ne vendin e origjines, Ministria ka përcjellë trajtimin e ketij rasti prane sekretarise teknike te Komisionit te Posacem, i cili u trajtua ne nje mbledhje te posacme dhe u morr vendimi Nr. 24, DATË 13. 12. 2018, per revokimin e licences se njehsuar.

Licenca e shoqërisë DH Albania me vendim NR. 24, DATË 13. 12. 2018, të Komisionit të Posacëm, mori vendim në zbatim të pikës 1/a/I, të Kreut VII të rregullores “Heqjen e të drejtës së ushtrimit të aktivitetit në fushën e zbatimit në ndërtim, për një periudhë 5 vjet” për shoqërinë “DH-ALBANIA”, degë e shoqërisë së huaj, me administrator z. Avdjol Dobi, si dhe në zbatim të shkronjës “b”, të po kësaj pike, kallëzimin pranë organit të akuzës.

I gjithë dokumentacioni tanimë është në dispozicion të organit të akuzës i cili po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e asaj çka ka ndodhur dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve për aktin e falsifikimit.

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
Vazhdojnë hetimet rreth çështjes Manafort në SHBA

Vazhdojnë hetimet rreth çështjes Manafort në SHBA

Shkatërrohet organizata që trafikonte kokainë nga Brazili, ‘koka’ ishte një shqiptar

Shkatërrohet organizata që trafikonte kokainë nga Brazili, 'koka' ishte një shqiptar

Britani, parlamenti i kurdis plan “B” qeverisë rreth Brexit-it

Britani, parlamenti i kurdis plan “B” qeverisë rreth Brexit-it







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com